
Lutja gjatë vdekjes – për të kërkuar ndihmë gjatë agonisë
Hazret Ajshja r.a. rrëfen këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:
O Allah! Ndihmomë gjatë agonisë së vdekjes, gjatë grahmave të vdekjes. (Tirmidhiu, Kitabul-xhenaiz, bab et-teshdid endal-maut)
Lutje në momentin e vdekjes
Hazret Umi Selma r.a. rrëfen: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. erdhi kur ndërroi jetë Ebu Selma r.a.. Ebu Selmait i kishin mbetur sytë të hapur. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia mbylli dhe iu drejtua atyre që vajtonin dhe tha: Kjo është koha e lutjes për të kërkuar mirësi, sepse edhe engjëjt po thonë “Amin” për lutjet (tona). Më pas ai bëri lutjen që vijon:
O Allah! Fale Ebu Selmanë, ngrije në gradën midis të udhëzuarve dhe mundësoju zëvendës njerëzve që ka lënë pas! O Zoti i botëve! Na fal edhe ne, edhe atë! Zgjeroja varrin dhe ndritja! (Muslimi, Kitabul-xhenaiz, bab fi igmadil-mejit)
(Kjo lutje kur bëhet për dikë tjetër, le të zëvendësohet emri i Ebu Salmasë me emrin e tij).
Lutje për të pasur shpërblim të mirë gjatë vështirësisë
Hazret Umi Selma r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., në kohën kur vdiq Ebu Selma r.a., i tha: Gjatë vështirësisë, thuaj “Në të vërtetë, jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi” dhe bëj këtë lutje:
O Allah! Shpërblemë në vështirësinë time dhe zëvendësoje atë me mirësi! (Muslimi, Kitabul-xhenaiz, bab ma jukalu endal-musibat)