
Profeti Muhammed s.a.v.s. shpesh këshillonte se para se të vdesë, njeriu duhet të bëjë testamentin, në mënyrë që më vonë të afërmit e tij të mos hasin vështirësi.
Lidhur me të vdekurit, ai gjithashtu thoshte që nëse dikush ka vdekur, askush nuk duhet të flasë rreth të metave të tij, madje duhet t’i spikasë vetëm gjërat e mira të tij, sepse nuk ka asnjë dobi në përmendjen e të këqijave të tij, por nëse përmenden të mirat e tij, ato bëhen shtysë që njerëzit të luten për të.[1]
Profeti s.a.v.s. i kushtonte rëndësi të veçantë faktit që borxhet e atyre që vdisnin të shlyheshin sa më parë. Kur dikush vdiste duke qenë në borxh, Profeti s.a.v.s. vetë ia shlyente borxhin,[2] e kur nuk kishte mundësi për të, nxiste të afërmit e tij që t’ia shlyenin dhe nuk e falte xhenazen e tij derisa të mos i shlyheshin borxhet.
[1] Buhariu, Kitabul-xhenaiz, bab ma jenha min sebil emuat; Ebu Daud, Kitabul-edeb, bab fin-nehji en sebil-meuta.
[2] Buhariu, Kitabul-istikrad, bab es-selati ala men tereka dinan.