Zhvillime dhe takime dhe të rëndësishme përpara Hixhretit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
hixhreti drejt medines

Pranimi i Islamit nga banorët e Medinës

Ndërsa dhuna vazhdonte, Profeti Muhammed s.a.v.s. vijueshmërisht merrte njoftime prej Zotit të Lartësuar që koha e mërgimit (hixhreti) i ishte afruar, madje, i ishte bërë i qartë edhe vendi ku do të mërgonte, pra një vis që kishte puse dhe kopshte hurmash. Fillimisht atij i ngjau se bëhej fjalë për Jemamanë,[1] por shumë shpejt e kuptoi se nuk qe ai destinacioni për mërgim. Ishte i bindur, që cilido vend që ishte përcaktuar në paralajmërimin e Zotit, me siguri ai vis do të paraqiste veten për t’u shndërruar në një vatër të fesë Islame.

Ndërkohë erdhi koha e haxhit. Arabët nga të katër anët filluan të vinin në Mekë për të bërë haxh. Profeti Muhammed s.a.v.s., sipas praktikës së tij, në çdo vend ku shikonte qoftë një grumbull të vogël njerëzish, shkonte te ta dhe u tregonte për njëshmërinë e Zotit, u jepte sihariqin se mbretëria e Zotit do të vendoset së shpejti dhe i këshillonte të ruheshin nga dhuna, ligësia, çrregullimi dhe sherri. Disa njerëz befasoheshin kur e dëgjonin, por më pas i mënjanoheshin. Disa të tjerë, që qëndronin për ta dëgjuar, mekasit shkonin tek ata dhe i largonin prej tij. Disa që kishin dëgjuar nga mekasit rreth tij, edhe e përbuznin.

Në vazhdë të përpjekjeve të tij, teksa po shëtiste një ditë në luginën Mina, ai pa gjashtë a shtatë veta që ishin nga Medina. Profeti iu afrua dhe i pyeti: “Nga cili fis ju kam?”. “Hezrexh”, thanë ata. “Ai që është edhe aleat i hebrenjve?”, i pyeti Profeti s.a.v.s.. Ata thanë “Po”. Pastaj Profeti u kërkoi “A mund të më dëgjoni për pak çaste?”. Edhe ata kishin dëgjuar pëshpërima rreth tij dhe atyre iu duk interesant, prandaj ata pranuan dhe u ulën rreth tij për ta dëgjuar.

Ai u tregoi që mbretëria e Zotit do të vendoset së shpejti, idhujt do të zhduken nga kjo botë, njëshmëria e Tij do të sundojë këtu dhe, edhe një herë do të mbretërojë mirësia dhe takuaja në botë. A do të jenë vallë të gatshëm banorët e Medinës ta pranojnë këtë bekim madhor? Ata e dëgjonin me vëmendje dhe ndikoheshin nga ai, madje i thanë që e pranojnë mësimin e tij, por a do ta strehojë apo jo Islamin qyteti i Medinës, këtë mund t’ia tregonin vetëm kur të këshilloheshin me popullin e tyre. I thanë që kur të vinin vitin tjetër, do ta informonin se si është puna atje.[2] Ata u kthyen dhe u folën rreth mësimeve të Profetit s.a.v.s. të afërmve dhe miqve të tyre.

Rreth fiseve Eus dhe Hezrexh

Në Medinë, në atë kohë, jetonin dy fise arabe: Eus dhe Hezrexh, dhe tri fise hebraike: Benu Kurejdha, Benu Nedir dhe Benu Kejnka. Eusi dhe Hezrexhi ishin në luftë me njëri-tjetrin. Benu Kurejdha dhe Benu Nediri ishin aleatë të Eusit, ndërsa Benu Kejnka ishte i Hezrexhit. Pas një lufte shumëvjeçare, ata ndienin se duhet të pajtoheshin. Përfundimisht, duke u këshilluar, ranë në ujdi të pranonin Abdullah bin Ubej bin Sululin, kryetarin e fisit Hezrexh si mbret të gjithë Medinës.

Duke qenë në kontakt me hebrenjtë, arabët e Eusit dhe Hezrexhit shpesh dëgjonin paralajmërime biblike. Hebrenjtë, kur u flisnin rreth vështirësive dhe shqetësimeve të tyre, në fund, u tregonin edhe paralajmërimin se kishte ardhur koha kur do të shfaqej një profet, i ngjashëm me Musain. Kur do të vijë ai, thoshin ata, edhe njëherë ata do ta mbizotëronin botën dhe armiqtë e tyre do të shkatërroheshin.

Kur banorët e Medinës morën vesh për Profetin Muhammed s.a.v.s. prej haxhinjve që ishin kthyer nga Meka, seç e morën për zemër. Mendonin se mos vallë është profeti për të cilin po tregojnë hebrenjtë. Shumë nga të rinjtë ishin ndikuar nga vërtetësia e Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe paralajmërimet që kishin dëgjuar nga hebrenjtë i ndihmuan për ta pranuar besimin.

Delegacioni tjetër i medinasve në Mekë

Vitin tjetër, përsëri erdhën njerëz nga Medina në Mekë për haxh. Dymbëdhjetë prej tyre ishin nisur me synimin që ta pranonin fenë e Profetit Muhammed s.a.v.s., ndër të cilët, dhjetë ishin prej fisit Hezrexh dhe dy të tjerë prej Eusit. Ata e takuan Profetin s.a.v.s. në Mina dhe bënë betimin në dorën e tij se:

nuk do të adhurojnë askënd përveç Zotit; nuk do të vjedhin; nuk do të bëjnë kurvëri; nuk do të vrasin vajzat e tyre; nuk do të shpifin kundër njëri-tjetrit; nuk do ta mohojnë Profetin e Zotit edhe në mësimet e tjera të mira.[3]

Ky delegacion kur u kthye në vendin e vet, nisi një predikim intensiv te populli i tyre. Nga shtëpitë e Medinës filluan të hiqeshin idhujt e të hidheshin përjashta. Njerëzit që përpara u përkuleshin idhujve, tani ecnin kokëlartë. Ata kishin vendosur që ballin mos ta vinin para askujt, përveç Zotit.

Hebrenjtë ishin të befasuar që predikimi i tyre shumëshekullor nuk arriti ta sillte këtë ndryshim që ua solli Islami vetëm për disa ditë. Mesazhi i njëshmërisë së Zotit gdhendej gjithnjë e më fort në zemrat e medinasve. Njerëzit vinin njëri pas tjetrit dhe u kërkonin muslimanëve që t’ua mësonin fenë e tyre. Por, edhe vetë muslimanët e rinj të Medinës, nuk ishin të informuar mjaftueshëm për mësimet e Islamit dhe as nuk ishin aq shumë sa t’u mjaftoheshin qindra apo mijëra njerëzve për t’i shpjeguar hollësisht mësimet e Islamit.

Për këtë arsye, ata dërguan një njeri në Mekë që t’i kërkonin Profetit Muhammed s.a.v.s. një misionar. Profeti s.a.v.s. u dërgoi një sahab të tij, të quajtur Musab r.a., që ishte kthyer nga Abisinia ku qe mërguar. Musabi r.a. u bë misionari i parë i fesë Islame jashtë Mekës.

Udhëtimi Isra dhe kuptimi i saj

Gjatë këtyre ditëve, Zoti i Lartësuar dha një tjetër paralajmërim të gëzueshëm që do ta përmbushte në ditët në vazhdim. Në një vizion,[4] atij iu tregua që ai gjendej në Jerusalem, ku udhëhiqte namazin, dhe atë e ndiqnin profetët e tjerë të Zotit.[5] Jerusalemi simbolizonte Medinën, që në të ardhmen e shpejtë do të bëhej një qendër e adhurimit të Zotit të Vetëm dhe me faljen e profetëve nën udhëheqjen e tij, kuptohej që njerëz të feve të ndryshme do të hynin në fenë e tij, çka do ta kthente fenë Islame në një fe ndërkombëtare.

Ndërkohë në Mekë, kjo kohë vazhdonte të ishte mjaft e vështirë për muslimanët. Torturat ndaj tyre sa vinin, egërsoheshin. Vizioni i sapopërmendur, kur iu tregua mekasve, u bë një shkak tjetër për përbuzje dhe shpoti ndaj tyre. Në çdo mbledhje të tyre, ata flisnin me qesëndi rreth tij. Kush mund ta dinte vallë që Jerusalemi i ri ishte nisur të ndërtohej! Popujt e Lindjes dhe të Perëndimit së shpejti do të radhiteshin për të dëgjuar këtë Profet të fundit.

Paralajmërimi i triumfit të romakëve

Po ato ditë, ndodhi një luftë midis Cesarit romak dhe Kisrasë, mbretit të Persisë, në të cilën fitoi mbreti pers. Sirinë dhe Palestinën e kishin pushtuar ushtritë perse. Jerusalemi ishte shkatërruar. Ushtritë perse ishin sheshuar edhe në Egjipt, edhe në Azinë e Vogël. Në Bosfor, vetëm 10 kilometra larg Konstandinopojës, komandantët persë kishin ngritur çadrat e tyre. Kjo ngjarje u solli shumë gëzime mekasve. Ata thoshin se zoti i tyre tregoi fuqinë e tij, sepse persët idhujtarë i kishin mundur romakët e krishterë. Në atë kohë, Zoti i Lartësuar e njoftoi Profetin Muhammed s.a.v.s.:

030-003 030-004 030-005 030-006 030-007U mundën romakët, në afërsi të tokës arabe. Por, pas thyerjes së tyre, ata do të fitojnë brenda disa vitesh. Vendimi i Zotit do të sundojë edhe në të ardhmen, ashtu siç ka sunduar më parë. Kur të vijë ajo fitore, edhe besimtarët do të gëzojnë ndihmën e Zotit. Ata që i zgjedh Ai, me siguri i ndihmon. Ai është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë. Ky është premtimi i Atij Zoti, që nuk e thyen premtimin. Por shumica e njerëzve nuk e vlerësojnë.[6]  

Brenda shumë pak vjetësh, Zoti i Lartësuar e përmbushi këtë premtim. Në njërën anë, romakët i sprapsën persët dhe e çliruan vendin e tyre dhe në anën tjetër, muslimanët kishin filluar të gëzonin fitore njëra pas tjetrës kundër mekasve, ndërkohë, këta të fundit ende mëtonin se i kishin dhënë fund Islamit duke i persekutuar dhe duke i injoruar muslimanët. Shpallja e Zotit vazhdimisht njoftonte për fitoret e Islamit dhe qartësisht thoshte se koha e shkatërrimit të mekasve po afrohej gjithnjë e më shpejt. Gjatë këtyre ditëve, Profeti Muhammed s.a.v.s. u proklamoi njerëzve të Mekës këtë shpallje të Zotit:

Jeta e muhamedit Jeta e muhamedit Jeta e muhameditMekasit thonë: “Përse nuk na sjell Muhammedi ndonjë shenjë nga Zoti i tij? A nuk u mjaftojnë parashikimet e profetëve të mëparshëm, që u plotësuan për të? Nëse Ne do t’i shkatërronim mekasit para sqarimit të plotë, ata me siguri do të thoshin: “O Zoti ynë! Pse nuk na dërgove ndonjë të dërguar, që t’i ndiqnim mësimet e Tua, para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim?” Thuaju: “Çdokush duhet të presë kohën e tij. Edhe ju prisni kohën kur do t’ju plotësohet argumenti, sepse atëherë do ta kuptoni se kush janë ata që ndjekin rrugën e drejtë dhe udhëzimin e Zotit të Lartësuar”.[7] 

Çdo ditë zbriste një shpallje e re e Zotit, që paralajmëronte përparimin e Islamit dhe shkatërrimin e mohuesve. Mekasit në njërën anë krenoheshin për fuqinë e tyre, kurse në anën tjetër, shikonin gjendjen e dobët të Profetit s.a.v.s. dhe të sahabëve r.a. të tij. Ato që i befasonin thellësisht ishin shpalljet Kuranore që sillte Profeti s.a.v.s. në të cilat dëgjonin për ndihmën e Zotit dhe fitoren e ardhshme të muslimanëve. Kjo me siguri i bënte që Muhammedi s.a.v.s. t’u përngjante atyre përnjëmend si i marrë, në të kundërtën, ata e kishin të qartë se ishin vetë ata që ishin shkalluar nga mendtë. Ata prisnin që muslimanët të kthehen në anën e tyre, të zhgënjyer, duke mos duruar dhunën dhe torturën e tyre. Ose të paktën Muhammedi s.a.v.s. vetë dhe muslimanët e tjerë të binin në dyshime për sa i përket vërtetësisë së deklaratës se ishte Profet. Por Muhammedi s.a.v.s. ishte ai që vazhdimisht rrëzonte ëndrrat e tyre dhe proklamonte këmbëngulshëm:

jeta e muhamedit(O banorët e Mekës!) Betohem për gjithçka që ju shihni dhe për gjithçka që nuk e shihni, se ky Kuran po ju kumtohet përmes gjuhës së një të dërguari të nderuar. Ai nuk është fjalë poeti, por zemrat tuaja nuk e ndiejnë besimin. Ai as nuk është ndonjë hamendje falltari. Por mjerisht, reflektuakeni shumë pak. Ai është zbritur nga Zoti i të gjithë botëve. Ne (Zoti i të gjithë botëve) ju tregojmë se po të trillonte Muhammedi qoftë një varg dhe më pas atë të na e atribuonte Neve, Ne do ta kapnim nga dora e djathtë dhe me siguri do t’ia prisnim damarin e qafës. Edhe sikur të mblidheshit ju të gjithë për ta shpëtuar atë nga Ne, nuk do ta shpëtonit dot. Në të vërtetë, ky Kuran është këshillë për ata që i druhen Zotit. Ne e dimë mirë se ka prej jush që e mohojnë këtë, dhe Ne gjithashtu e dimë që ky Kuran u sjell edhe zili mohuesve dhe po i bën ata të thonë: “sikur ta kishim ne këtë mësim!” Ne gjithashtu e dimë që gjërat që janë përmendur në të, do të përmbushen me përpikëri. O Muhammed! Mos u shqetëso nga kundërshtimi i tyre dhe vazhdo ta lartësosh emrin e Zotit tënd të Madhërishëm.[8]

Takimi i tretë me medinasit përpara hixhretit

Më në fund ishte afruar edhe haxhi i tretë. Karvani i haxhinjve të Medinës, me një numër të konsiderueshëm muslimanësh, mbërriti në Mekë. Për shkak të kundërshtimit të mekasve, medinasit e porsaardhur dëshiruan të takonin Profetin s.a.v.s. vetëm për vetëm.

Dukej, se edhe Profeti s.a.v.s. kishte kuptuar që mërgimi i ardhshëm me siguri do të jetë drejt Medinës. Ai u këshillua me njerëz të besueshëm të fisit të tij, të cilët i thanë të mos e bënte këtë, sepse sipas tyre, mekasit, sado armiq të tij të ishin, shumë nga njerëzit me ndikim ishin nga fisi i tij. Përveç kësaj, nuk dihej se çfarë gjëme tjetër po e priste në Medinë, një vend ku edhe familjarët e tij, mbase nuk do të kishin fuqi ta ndihmonin. Por, Profeti Muhammed s.a.v.s., ngaqë e kishte kuptuar se çfarë ishte vendimi i Zotit, i refuzoi këshillat e familjarëve dhe mori vendimin për t’u mërguar në Medinë.

Pas mesnate, muslimanët e Medinës u mblodhën edhe një herë për ta takuar Profetin Muhammed s.a.v.s.. Kësaj radhe, edhe xhaxhai i tij Abasi r.a. e shoqëroi Profetin s.a.v.s.. Prej 73 muslimanëve të Medinës që ishin, 62 i përkisnin fisit Hazrexh dhe 11 të tjerë Eusit.[9] Në këtë grup, ishin edhe dy gra, njëra prej tyre ishte Umi Amarah r.a. që ishte nga fisi Beni Nexhari. Mus’abi r.a. u kishte dhënë mesazhin e Islamit në mënyrë të hollësishme, sa të gjithë ishin të mbushur me besim e bindje.

Ngjarjet e mëvonshme do të dëshmonin që po këta njerëz do të shërbenin si shtylla për ngritjen e fesë Islame në të ardhmen. Umi Amarah r.a., që mori pjesë në këtë grup, i ushqeu fëmijët e saj me dashuri e devotshmëri të tillë ndaj fesë Islame, saqë i biri Khebibi r.a., kur ishte zënë nga ushtarët e Musejlmaut, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., atëherë Musejlmau rrenacak e kishte pyetur:

“A dëshmon që Muhammedi është i dërguar i Zotit?” “Po”, tha Khebibi. Musejlmau e pyeti: “A dëshmon që unë jam i dërguar i Zotit?” “Jo”, u përgjigj ai. Atëherë Musejlmau i urdhëroi ushtarët që t’i prisnin një gjymtyrë të trupit të tij. Ai përsëri e pyeti Khebibin r.a.: “A dëshmon që Muhammedi është i dërguar i Zotit?” Khebibi r.a. përsëri u përgjigj: “Po”. Musejlmau e pyeti: “A dëshmon që unë jam i dërguar i Zotit?” “Jo”, u përgjigj ai. Musejlmau dha urdhër që t’i pritej edhe një gjymtyrë tjetër. Sa herë Musejlmau e pyeste Khebibin r.a. “A dëshmon që jam i dërguar i Zotit?” po aq herë Khebibi r.a. i përgjigjej “Jo” dhe pas çdo here, ai i priste nga një gjymtyrë të trupit të tij, derisa e bëri copë-copë, aq sa Khebibi r.a. dha jetë duke dëshmuar besimin e tij të patundshëm ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s..[10]

Edhe Umi Amara kishte marrë pjesë në shumë beteja bashkë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. Shkurt, ky ishte një karvan që përbëhej nga njerëz që kishin besim e devotshmëri të jashtëzakonshme, të cilët nuk kishin ardhur për t’i kërkuar para e pasuri Profetit s.a.v.s., por vetëm besim. Abasi r.a. iu drejtua:

“O njerëz të fisit Hezrexh! Ky i afërmi im është i nderuar në popullin e tij. Njerëzit e tij, qofshin muslimanë apo jo, e mbrojnë atë. Por, tani ai ka vendosur të shkojë tek ju. O njerëz të Hezrexhit! Nëse ai do të vijë tek ju, e gjithë Arabia do të bëhet armikja juaj. Nëse e kuptoni mirë përgjegjësinë tuaj dhe keni parasysh se me çfarë rreziqesh do të përballeni duke mbrojtur fenë e tij, atëherë merreni atë me shumë gëzim, përndryshe hiqni dorë nga ky mendim”.

Kryetari i karvanit të Medinës ishte El-Berau, i cili tha:

Të dëgjuam o Abas. Jemi të hekurt në vendimin tonë dhe jetën tonë e flijojmë për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.. Tani, atij i takon vendimmarrja. Ne po e presim!

Pastaj, Profeti Muhammed s.a.v.s. u shpjegoi mësimet e Islamit, u tregoi për njëshmërinë e Zotit dhe për vendosjen e saj dhe u tha që nëse ata premtojnë se janë gati ta mbrojnë fenë Islame, ashtu siç i mbrojnë gratë dhe fëmijët e tyre, atëherë edhe ai është i gatshëm të shkojë në Medinë.[11] Pa mbaruar fjalën i Dërguari i Allahut s.a.v.s., që të 72-të të përkushtuar, thanë njëzëri: “Patjetër që po”. Zëri i tyre ushtoi në gjithë hapësirën rreth e përqark tyre, sikur për një çast ata të kishin harruar sherret e mekasve. Abasi i vërejti: “Qetësi! Mos ta marrin vesh mekasit takimin tonë”. Por, tashmë ata e kishin fituar besimin dhe se vdekja për ta, ishte asgjë. Një ndër krerët e grupit, kur e dëgjoi Abasin, tha:

“O i Dërguar i Allahut s.a.v.s.! Ne nuk frikësohemi. Na lejoni të luftojmë që tani me mekasit dhe të hakmerremi me ta për të gjitha mizoritë që ju kanë bërë juve”.

I dërguari i Allahut s.a.v.s. iu përgjigj:

“Ende Zoti nuk më dha urdhër për t’u ndeshur me ta”.

Më pas, njerëzit e pranishëm të Medinës bënë bejt[12] në dorën e Profetit s.a.v.s. dhe mbledhja përfundoi.[13]

Mekasit morën vesh për këtë mbledhje dhe shkuan dhe iu ankuan krerëve të Medinës. Por, Abdullah bin Ubej bin Sululi, Kryetari i Medinës, nuk kishte asnjë haber për këtë ngjarje. Prandaj, ai i qetësoi dhe i bindi se ishin vetëm thashetheme dhe nuk mund të kishte ndodhur diçka e tillë, pasi njerëzit e Medinës nuk bënin ndonjë gjë pa u këshilluar me të. Por, ku të dinte ai, që tashmë zemrat e medinasve i sundonte Zoti, e jo shejtani. Karvani i Medinës u kthye nga Meka.


[1]  Buhariu, Bab hixhretin-Nebiji s.a..
[2]  Siret Ibni Hisham, vëll. II, Egjipt, 1936, f. 70-75.
[3]  Siret Ibni Hisham, vëll. II, Egjipt, 1936, f. 76.
[4]  Keshf. [Përkhtyesi]
[5]  Siret Ibni Hisham, vëll. II, Egjipt, 1936, f. 36-38.
[6]  Kurani Famëlartë 30:3-7.
[7]  Kurani Famëlartë 20:134-136.
[8]  Kurani Famëlartë 69:39-53.
[9]  Siret Ibni Hisham, vëll. II, Egjipt, 1936, f. 97.
[10]  Siret Ibni Hisham, vëll. II, Egjipt, 1936, f. 109-110.
[11]  Siret Ibni Hisham, vëll. II, Egjipt, 1936, f. 84-85.
[12]  Besëlidhje.
[13]  Siret Ibni Hisham, vëll. II, Egjipt, 1936, f. 90.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp