Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics

Pas njëzet ditësh, muslimanët do të merrnin frymë të qetë. Por, tani duheshin marrë edhe me Benu Kurejdhët. Pabesia e tyre nuk ishte e tillë që mund të anashkalohej. Profeti Muhammed s.a.v.s. u dërgoi njoftimin sahabëve r.a. që të mos pushonin nëpër shtëpi, por të gjendeshin te fortesat e Benu Kurejdhëve, përpara rënies së muzgut. Ai dërgoi Aliun r.a. tek ata për t’i pyetur se përse kishin dalë të pabesë duke vepruar kundër marrëveshjes. Në vend që të tregoheshin të penduar, t’u kërkonin falje ose të paktën t’u jepnin ndonjë arsye, ata zunë ta fyenin Aliun r.a. dhe shokët e tij, e fyenin Profetin s.a.v.s. dhe gratë e familjes së tij dhe thanë:

“Ne nuk e njohim Muhammedin (s.a.v.s.). Nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me të”.

Aliu r.a. u kthye me përgjigjen e tyre, ndërkohë Profeti s.a.v.s., bashkë me sahabët r.a., po shkonte drejt kështjellave të tyre. Ngaqë ata e fyenin keq Profetin s.a.v.s., gratë dhe vajzat e tij, Aliu r.a. ndjeu që Profetit s.a.v.s. do t’i vinte shumë keq. Prandaj ai i tha të kthehej dhe se sahabët ishin të mjaftueshëm për t’u marrë me hebrenjtë. Por, Profeti s.a.v.s. tha:

“E kuptoj që ata po më shajnë dhe ju mendoni që unë të mos i dëgjoj”.

Aliu r.a. iu përgjigj me pohim. Profeti s.a.v.s. tha:

“Çfarë ndodh nëse ata më shajnë?! Musaias ishte profeti i tyre, të cilin ata e lënduan më keq”.

Me këto fjalë, Profeti s.a.v.s. vazhdoi rrugën e tij drejt kështjellave të tyre. Por, ata i mbyllën dyert për t’u ngujuar në fortesë, dhe shpallën luftë kundër muslimanëve. Në këtë luftë morën pjesë edhe gratë e tyre. Teksa ishin ulur disa muslimanë poshtë murit të kështjellës, një grua hebre hodhi një gur dhe vrau një musliman. Pas rrethimit disaditor, hebrenjtë e kuptuan që ata nuk mund të luftonin gjatë në këtë mënyrë. Atëherë, i kërkuan Profetit s.a.v.s. që t’u dërgonte Ebu Lebaba Ensarin, i cili ishte mik i tyre, njëkohësisht kryetari i fisit Eus. Ata donin të këshilloheshin me të. Profeti s.a.v.s. ua dërgoi Ebu Lebabanë. Hebrenjtë e pyetën:

“A të pranojmë propozimin e Muhammedit (s.a.v.s.) i cili thotë që të dorëzohemi dhe t’ia lëmë në dorë atij të na gjykojë?”

Këshilltari i tyre me gojë u tha “Po”, por duke e çuar dorën te fyti i tij, bëri një shenjë në atë mënyrë, që i la të kuptonin se do të vriteshin. Profeti s.a.v.s. gjer atëherë nuk kishte shfaqur ndonjë vendim të tijin. Por, Ebu Lebaba vetë gjykoi që pabesia e tyre nuk meritonte gjë tjetër përveçse ndëshkim me vdekje dhe ai pa menduar thellë ua bëri një shenjë që do të bëhej shkak i shkatërrimit të tyre.

Nëse ata do ta pranonin gjykimin e Profetit s.a.v.s., atëherë, maksimumi, do të dëboheshin nga Medina, ashtu siç u dëbuan fise të tjera hebraike. Fatkeqësisht, ata kthyen përgjigje:

“Ne nuk jemi gati të pranojmë vendimin e Muhammedit (s.a.v.s.). Ne do të pranojmë atë që do të vendosë Sad bin Muadhi, kryetari i fisit Eus, aleati ynë”.

Ndërkohë, hebrenjtë u përçanë. Disa prej tyre thanë:

“Populli ynë bëri pabesi dhe sjellja e muslimanëve tregon që feja e tyre është e drejtë”.

Këta e lanë fenë e tyre dhe përqafuan Islamin. Amr bin Ma’di r.a., njëri prej krerëve të tyre, i qortoi hebrenjtë duke thënë:

“Keni bërë pabesi duke shkelur marrëveshjen. Ose bëhuni muslimanë, ose pranoni ta paguani xhizjen”.

Ata thanë:

“As nuk do të bëhemi muslimanë, as nuk do ta paguajmë xhizjen. Për ne, më mirë të vdesim”.

“Mirë atëherë, unë po çlirohem nga përgjegjësia”, duke thënë këto fjalë, Amri u largua. Tek po dilte nga fortesa, atë e pa një njësi trupash muslimane, komandanti i së cilës ishte Muhammed bin Muslima r.a.. Ai e pyeti: “Kush je?”. Amri i tregoi për veten. Muhammed bin Muslima r.a. tha: “Mund të shkosh lirisht”, dhe më pas bëri këtë lutje:

 ndeshkimi“O Allah! Kurrë mos më privo t’ua mbuloj gabimet njerëzve të mirë”.[1]

Kjo do të thoshte se ngaqë Amri ishte penduar për veprimin që kishte bërë ai dhe populli i tij, muslimanët moralisht ishin të detyruar t’ia falnin. Muhammed bin Muslima, për këtë arsye, nuk e kishte kapur Amrin dhe i lutej Zotit që t’i mundësonte gjithmonë për të bërë mirësi të tilla. Kur Profeti s.a.v.s. u vu në dijeni për këtë ngjarje, ai nuk i bëri ndonjë vërejtje se pse e kishte lënë të lirë hebreun, madje, e përgëzoi për këtë veprim.

Vendimi i Sadit, gjykatësit të caktuar prej Benu Kurejdhëve, ishte sipas Biblës

Ngjarjet e sipërshënuara ndodheshin individualisht. Benu Kurejdha, si popull, ngultas mohonte Profetin s.a.v.s. si gjykatës dhe kërkonte vendimin e Sadit r.a.. Edhe Profeti s.a.v.s., duke ua pranuar kërkesën, e njoftoi Sadin r.a., i cili qe i plagosur gjatë betejës, të vinte e të lëshonte vendimin e tij. Sa u shpall ky njoftim, ata të fisit Eus, të cilët prej shumë kohësh ishin aleatë të Benu Kurejdhët, vrapuan drejt Sadit r.a. dhe i kërkuan që të lëshonte vendimin në anën e aleatëve të tyre, sepse edhe fisi tjetër, Hezrexhi, gjithmonë i kishte shpëtuar aleatët e tyre nga ndëshkimet.

Për shkak të plagëve që kishte marrë, Sadi r.a. hipi në një kafshë për të shkuar deri te Benu Kurejdhët. Njerëzit e popullit të tij vraponin pranë Sadit r.a., djathtas e majtas, dhe i luteshin me ngulm: “Mos vendos kundër Benu Kurejdhëve!” Por, Sadi r.a. i përgjigjej: “Ai që caktohet për të gjykuar, duhet të jetë i besueshëm dhe vendimin duhet ta japë me ndershmëri. Edhe unë do të vendos me ndershmëri”.

Kur Sadi r.a. iu afrua kështjellës së hebrenjve, atë e prisnin duke qëndruar pranë murit të saj, nga njëra anë hebrenjtë e nga ana tjetër muslimanët. Sadi r.a. së pari e pyeti popullin e vet: “A betoheni që do ta pranoni vendimin tim?” “Po”, thanë ata. Pastaj ai i pyeti Benu Kurejdhët: “A betoheni që do ta pranoni vendimin tim?” “Po”, thanë edhe ata. Pastaj, me sytë përdhe iu drejtua Profetit Muhammed s.a.v.s., seç kishte një turp, dhe e pyeti: “Ju që jeni ulur këtej, a betoheni edhe ju që ta pranoni vendimin tim?” “Po”, tha edhe Profeti s.a.v.s.. Sadi r.a. i njoftoi ata me vendimin e tij, sipas Biblës.[2] Bibla thotë:

“Kur t`i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t`i ofrosh së pari paqen. Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t`i hapë dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë. Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh. Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij; por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t`i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu, që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.

Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve. Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë; por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt, me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësirat që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj”.[3]

Ky vendim i Biblës është i qartë. Në rast se hebrenjtë do të fitonin dhe Profeti Muhammed s.a.v.s. do të humbte, atëherë, së pari të gjithë muslimanët do të vriteshin, qofshin burra, qofshin gra, qofshin fëmijë. Edhe historia dëshmon që këtë synim e kishin hebrenjtë, pra, t’i vritnin përnjëherë burrat, gratë dhe fëmijët. Edhe në rast se ata do të bënin ndonjë lëshim të madh, fjalët e Ligjit të Përtërirë i urdhëronin që ata t’i trajtonin muslimanët si një popull të largët dhe t’ia vrisnin të gjithë burrat, kurse gratë, fëmijët dhe tërë prenë e muslimanëve t’i merrnin si plaçkë të tyren.

Sadi r.a., që ishte aleat i Benu Kurejdhëve dhe ishte mik i tyre, kur pa që ata nuk e pranuan vendimin e Sheriatit Islam, që patjetër ua garantonte jetën dhe refuzuan vendimin e Profetit s.a.v.s., ai dha të njëjtin vendim për ta, që Musaias e kishte caktuar më parë për këso rastesh. Përgjegjësia e këtij vendimi nuk bie mbi Profetin Muhammed s.a.v.s. e mbi muslimanët, por mbi Musainas, mbi Biblën dhe mbi ata hebrenj që vepruan në këtë mënyrë me popujt e tjerë gjatë mijëra vjetëve dhe mbi ata hebrenj, të cilët, kur u ishte bërë thirrje që ta pranonin mëshirën e Profetit s.a.v.s., e refuzuan. Ata thanë:

Ne nuk do ta pranojmë vendimin e Profetit Muhammed s.a.v.s., por do ta pranojmë të Sadit.

Sadi r.a. atëherë kishte vendosur sipas vendimit të Musait, por sot, të krishterët thonë zhurmshëm se gjoja Profeti Muhammed s.a.v.s. bëri mizori. Pse vallë historianët e krishterë nuk mendojnë nëse Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte vepruar në ndonjë rast tjetër në të njëjtën mënyrë apo jo?! Qindra herë armiku e liroi vetën falë mëshirës së Profetit s.a.v.s. dhe çdo herë Profeti s.a.v.s. ua fali. I vetmi rast është ky, kur armiku nguli këmbë që të mos pranonte vendimin e Profetit s.a.v.s. dhe të pranonte vendimin e dikujt tjetër, i cili, i kërkoi edhe Profetit s.a.v.s. paraprakisht të betohej që do ta pranonte vendimin.

Pastaj, ai e dha vendimin, i cili, në fakt, nuk ishte i tiji, por i Musaitas, të cilin hebrenjtë pretendonin ta ndiqnin. Kështu që, nëse dikush bëri mizori, atëherë vetë hebrenjtë e bënë mbi veten e tyre, duke refuzuar të pranonin vendimin e Profetit s.a.v.s.. Nëse dikush bëri mizori, e bëri Musaias, që dha këtë mësim me urdhrin e Zotit në Bibël, lidhur me armikun e rrethuar. Nëse kjo ishte mizori, historianët e krishterë Musain duhet ta quajnë mizor, madje Zotin e Musait që dha këtë mësim në Bibël.

Pas përfundimit të luftës së Ahzabit, Profeti Muhammed s.a.v.s. tha:

“Nga sot e tutje, idhujtarët nuk do të na mësyjnë ne. Tani Islami vetë do të përgjigjet dhe do të hidhet në sulm kundër atyre popujve që sulmuan”.[4]

Kështu ndodhi. Çfarë humbje kishin pësuar mohuesit gjatë luftës së Ahzabit! U ishin vrarë pak veta dhe pas një përgatitjeje, ata sërish mund të sulmonin vitin e ardhshëm. Jo vetëm njëzet mijë, por ata mund të sillnin një ushtri edhe prej dyzet apo pesëdhjetë mijë ushtarësh. Madje, nëse do të bënin përgatitje të mira, mund të sillnin lehtësisht edhe njëqind mijë apo njëqind e pesëdhjetë mijë ushtarë. Por, pas përpjekjeve të pandërprera njëzetenjëvjeçare, zemrat e mohuesve ndienin se Zoti është me Profetin Muhammed s.a.v.s., idhujt e tyre janë gënjeshtarë dhe se Krijuesi i botës është vetëm një Zot. Ata ishin mirë fizikisht, por nga zemrat ishin të copëtuar. Së jashtmi binin në sexhde para idhujve, por në zemrat e tyre buçiste thirrja la ilaha ila-llah (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut).


[1]  Es-siratul-Halabija, vëll. II, Egjipt, 1935, f. 363.
[2]  Es-siratul-Halabija, vëll. II, Egjipt, 1935, f. 365-366.
[3]  Bibla, Ligji i Përtërirë 20:10-18.
[4]  Buhariu, Kitabul-magazi bab gezuetil-hendek.

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp