Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
fqinjet komshi

Profeti s.a.v.s. sillej shumë mirë me fqinjët. Ai thoshte:

“Xhibraili shpesh më porosit që të sillem mirë me fqinjët sa druaj që ndoshta edhe fqinjit do t’i jepet e drejta në trashëgimi”.[1]

Ebu Dherri r.a. thotë që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i thoshte:

“O Ebu Dherr, kur gatuan çorbë, shtoji pak ujë që t’ua dërgosh edhe fqinjëve”.[2]

Padyshim, kjo nuk do të thotë që të mos u japësh fqinjëve gjëra të tjera, por arabët ngaqë ishin beduinë, ushqimi i tyre më i preferuar ishte çorba. Për këtë arsye, Profeti s.a.v.s. e përmendi çorbën, për të thënë se mos mendoni vetëm për shijen, por edhe për fqinjin që edhe ai të bashkohet në ushqimin tuaj.

Ebu Hrejrah r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., një ditë, teksa ishte ulur, na tha:

“Pasha Zotin, nuk është besimtar ai; Pasha Zotin, nuk është besimtar ai; Pasha Zotin, nuk është besimtar ai!” Sahabët r.a. e pyetën: “Kush nuk është besimtar o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ai, që prej keqsjelljes së vet, bën që fqinjët të mos ndihen të sigurt”.[3]

Ai i këshillonte edhe gratë që të kujdeseshin për fqinjët. Në një vaz që u bëri grave, ai tha:

“Nëse dikush nga ju gjen qoftë një kofsh dhie, ajo duhet ta ruajë të drejtën e fqinjit edhe në të”.[4]

Profeti s.a.v.s. shpesh i këshillonte sahabët:

“Nëse fqinji juaj ngul një gozhdë apo ndonjë gjë tjetër në murin tuaj ose prej tij merr ndonjë punë që nuk ju sjell ndonjë dëm, atëherë mos e ndaloni”.[5]

Ebu Hurejrah r.a. rrëfen që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

“Çdokush që beson në Zotin dhe në ditën e ahiretit, nuk duhet të lëndojë fqinjin e tij. Çdokush që beson në Zotin dhe në ditën e ahiretit, ai nuk duhet të lëndojë mikun e tij. Çdokush që beson në Zotin dhe në ditën e ahiretit, ai ose të thotë fjalë të mira, ose të heshtë”.[6]


[1]  Buhariu, Kitabul-edab, bab el-uesati bil-xhar.
[2]  Muslimi, Kitabul-birri ues-silah bab el-uesijeti bil-xhari uel-ihsani ilaihi.
[3]  Buhariu, Kitabul-edeb, bab ithmi men la ja’min xharah bi uaikihi.
[4]  Buhariu, Kitabul-edeb, bab la tahkirena xharatun li xharetiha.
[5]  Buhariu, Kitabul-mazalim, bab la jemnau xharun xharahu.
[6]  Buhariu, Kitabul-edeb, bab men kana ju’minu billahi uel jeumil-akhiri.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp