Syneti i Pejgamberit a.s. është shpjegues i Kuranit të Shenjtë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
suneti praktika profetike

Mjeti i dytë për të gjetur udhëzimin është syneti, pra, praktika e Profetit Muhammed s.a.v.s., të cilën ai e ka bërë për të shpjeguar porositë e Kuranit të Shenjtë. Për shembull, në Kuranin e Shenjtë nuk shohim numrin e rekateve të namazeve të pesë vakteve, pra që sa rekate ka namazi i sabahut dhe namazet e tjera me radhë. Por syneti ka qartësuar çdo gjë. Nuk duhet ngatërruar syneti me hadithet, pasi nuk janë të njëjta.

Hadithet janë mbledhur njëqind a njëqind e pesëdhjetë vjet më vonë, ndërsa syneti ka ekzistuar bashkë me Kuranin e Shenjtë. Pas Kuranit të Shenjtë, mirësia më e madhe që kanë muslimanët, është ajo e synetit. Përgjegjësitë e Zotit dhe e të Dërguarit të Tij ishin vetëm dy: duke zbritur Kuranin, Zoti e njoftoi njerëzimin për Fjalën e Tij, detyrë kjo që i përket ligjit të Zotit, kurse përgjegjësia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. ishte që t’ua mësonte mirë Fjalën e Zotit njerëzve, duke e praktikuar me shembullin personal.

Kështu që, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. fjalët i ktheu në vepra dhe përmes synetit ose praktikës së tij, zgjidhi ndërlikimet dhe vështirësitë. Nuk është e drejtë të thuash se kjo zgjidhje do të varej nga hadithet, kjo sepse Islami ishte ngritur në tokë që para se të vinin hadithet. Vallë, përpara se të grumbulloheshin hadithet, njerëzit nuk falnin namaz, nuk jepnin zekat, nuk bënin haxh ose nuk dinin çka është hallall dhe çka është haram?!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp