Dashuria e vërtetë ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.)
Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimishtDownloads and Formats
Përshkrim i librit
Rreth autorit dhe temës
Hazret Mirza Masroor Ahmedi, është Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar dhe udhëheqësi shpirtëror i miliona muslimanëve ahmedianë që jetojnë në më shumë se 200 vende të botës. Ai shquhet për veprimtarinë e tij për të promovuar paqen në mbarë botën. Gjithashtu ai nxit që njerëzit ta njohin Krijuesin e tyre dhe t’u shërbejnë krijesave të Tij. Për këtë, ai shpesh takon liderë dhe njerëz të çdo shtrese të vendeve në Lindje e në Perëndim, në Jug e në Veri të botës. Përveç takimeve, ai u drejtohet besimtarëve muslimanë çdo të premte përmes fjalimit të tij të xhumasë, fjalim i cili, transmetohet drejtpërdrejt në mbarë botën, përmes tri kanaleve televizive të Xhematit Musliman Ahmedia. Edhe kjo broshurë përbëhet nga një fjalim i tij i xhumasë, të cilin ai e ka mbajtur më 21 shtator të vitit 2012, lidhur me filmin shpifës kundër Profetit Muhammed s.a.v.s. Duke reaguar ndaj filmit, ai shpjegon se si muslimanët duhet të veprojnë në këtë situatë. Ai gjithashtu u tërheq vëmendjen të gjithë njerëzve të botës për të përmbushur përgjegjësitë e tyre.