Si u ndërtua xhamia e Profetit s.a.v.s. dhe shtëpia e tij?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
xhamia e profetit medina

Puna e parë pas vendosjes së qytetit të Medinës ishte ndërtimi i xhamisë së Profetit s.a.v.s.. Vendi ku u ul deveja e Profetit s.a.v.s. i përkiste dy djelmoshave muslimanë, Seheli dhe Suhejli, kujdestari i të cilëve ishte Hazret Esed bin Zerarah. Ishte një vend i braktisur, ku në një pjesë kishte ca palma hurme dhe në pjesën tjetër kishte një rrënojë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e pëlqeu vendin për të ndërtuar xhaminë dhe dhomat e tij dhe e bleu me 10 dinarë të asaj kohe.

Sahabët e rrafshuan, i hoqën palmat për të filluar ndërtimin e xhamisë. Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. vetë bëri lutje dhe vuri gurthemelin. Njësoj si në ndërtimin e xhamisë Kuba, edhe për këtë xhami, sahabët punuan si muratorë dhe punëtorë, të cilëve herë pas here u bashkohej edhe vetë Profeti Muhammed s.a.v.s.. Duke mbartur tulla, sahabët herë këndonin vargjet e Hazret Abdullah bin Ravahës Ensari:

هذا الحمال لا حمال خيبر
هذا أبر ربنا وأطهر

Kjo barrë nuk është ngarkesa tregtare në deve që vjen nga Khejber
Kjo barrë është e mirësisë, o Zoti ynë, dhe është e pastër

Dhe herë këndonin këto vargje të tij:

اللهم إن الاجر اجر الآخرة
فارحم الأنصار والمهاجرة

O Allah! Shpërblimi i vërtetë është ai që është në ahiret
Andaj, Mëshiroji ensarët dhe mihaxhirët

Kur sahabët i këndonin këto vargje, nanjëherë edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bashkonte zërin e tij me ta. Kështu, pas një pune të gjatë, përfunduan punimet e ndërtimit të xhamisë.[1]

Muret e xhamisë ishin ndërtuar me rrasa guri dhe me tulla, të cilat u vunë mes ndërmjet shtyllave prej druri. Kurse çatia e saj u përgatit me trungje dhe gjethe hurmash, e cila ishte mbështetur me shtylla shtesë brenda xhamisë, të cilat përsëri ishin trungje hurmash. Deri në kohën kur akoma nuk ishte hedhur propozimi i minberit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mbështetej te njëra prej këtyre shtyllave për të ligjëruar hutbe duke qëndruar në këmbë. Dyshemeja e xhamisë ishte e pashtruar dhe në kohë shirash, kur çatia pikonte, ajo bëhej baltë. Duke parë këtë vështirësi, më vonë, e forcuan dyshemenë me zall.

Fillimisht xhamia ishte në drejtim të Bejtul-Mekdesit, por pas ndërrimit të Kibles, u ndryshua edhe drejtimi i saj.

Në atë kohë, xhamia e Profetit s.a.v.s. ishte 10 futë (3 metër) në lartësi. Kurse gjerësia dhe gjatësia e saj respektivisht ishin 105 futë (32 metër) dhe rreth 90 futë  (27 metër). Më vonë xhamia u zgjerua.

… Ngjitur me xhaminë, u ndërtua një shtëpi për Profetin Muhammed s.a.v.s., shtëpi e cila në fakt ishte një dhomë prej 10 a 15 futë dhe që kishte një derë që e ndante nga xhamia, nga e cila Profeti s.a.v.s. vinte në xhami për namaz dhe për punë të tjera. Kur ai u martua me gra të tjera, ngjitur me këtë dhomë u ndërtuan edhe dhoma të tjera. Pranë xhamisë u ndërtuan shtëpi edhe të disa sahabëve të tjerë.

Kjo ishte xhamia e Profetit s.a.v.s. që u vendos në Medinë. Ngaqë nuk kishte ndonjë ndërtesë tjetër publike e tillë ku Profeti s.a.v.s. të mund të kryente punët e popullit, kjo xhami shërbente edhe si kuvendi i qeverisjes së tij. Po këtu Profeti s.a.v.s. bënte mbledhjet e tij, po këtu ngriheshin këshilla të ndryshëm, po këtu gjykoheshin çështjet civile, po këtu lëshoheshin vendime, po kjo ishte edhe vendpritje për mysafirët që vinin nga jashtë dhe në rast nevoje, po këtu përgatitej burgu për të zënët në luftë.

Sir William Muir, në librin e tij, “The Life of Mohammad”, [orientalist i famshëm që shkroi kundër Profetit Muhammed s.a.v.s., por] për xhaminë e Profetit s.a.v.s. shkruan:

“Ndonëse e vrazhdë në material ndërtimi dhe e parëndësishme në përmasa, xhamia e Muhammedit është e lavdishme në historinë e Islamit. Këtu Profeti dhe shokët e tij kalonin pjesën më të madhe të kohës së tyre. Këtu bëhej shërbimi i përditshëm, dhe këtu u kryen për herë të parë lutjet e shpeshta e të përditshme; dhe po këtu mbahej mbledhja madhështore çdo të premte, ku dëgjonin me nderim dhe druajtje mesazhet Hyjnore. Këtu Profeti planifikonte fitoret e tij; po këtu ai priste emisarët që i vinin nga fiset e mundura dhe të dorëzuara; dhe po prej këtu shpalleshein dekretet e tij që i trembnin rebelët deri në periferi të gadishullit. Më në fund, po pranë kësaj xhamie, në apartamentin e Ajshes, ai dha frymën, dhe po aty, në krah për krah me dy Pasardhësit e tij të parë, ai është varrosur.”[3]

Xhamia dhe dhomat e ngjitra me të u ndërtuan në një kohë që zgjati afërsisht shtatë muaj dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. hyri në shtëpinë e re bashkë me bashkëshorten e tij Hazret Seuda r.a.. Disa muhaxhirë të tjerë gjithashtu u morën toka ensarëve afër xhamisë dhe ndërtuan shtëpitë e tyre. Ata që nuk gjetën tokë afër xhamisë, ndërtuan larg shtëpitë e tyre dhe kishte edhe nga ata, të cilëve iu dhanë shtëpi të gatshme të ensarëve.


[1] Buhariu, ebvabul-hixhret; Zerkani.
[2] Tirmidhiu, nga përmbledhja e tij, vëll. 1.
[3] Muir, Sir William, The Life of Mohammad, botuar në Edinburgh, botimi i katërt 1912, i rishtypur 1923, kap. VIII, f. 177.

(Marrë nga libri “Siret Khatamun-Nebijjin s.a.v.s.”, vëll. 1, f. 269-271)

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp