Çfarë është agjërimi? Një ndër shtyllat kryesore të Islamit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Çfarë është agjërimi?

qka eshte agjerimi

Agjërimi është shtylla e dytë kryesore e adhurimeve në fenë islame. Agjërimi është një adhurim që synon ekuilibrin e shpirtit dhe reformimin e tij dhe i shton forcën e durimit. Nëpërmjet kësaj metode pastrimi, agjërimi e sjell njeriun më afër Zotit, si dhe më afër nevojave të krijesave të Tij.

Në arabisht agjërimit i thonë صوم “saum”, që do të thotë “frenim” ose “heqje dorë nga diçka e caktuar”. Në terminoligjinë islame, fjala “saum” nënkupton të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija dhe nga marrëdhëniet bashkëshortore prej sabahut (agimit të vërtetë) deri në perëndimin e diellit, me qëllim adhurimi ndaj Zotit të Madhërishëm.

Këto janë tri kushte themelore për të kompletuar agjërimin. Heqja dorë për hir të Zotit nga çdo ushqim dhe pije dhe nga marrëdhëniet bashkëshortore, është si shenjë fizike që tregon se jeni gati të ruheni nga çdolloj ligësie. Siç e thotë Profeti Muhammed s.a.v.s.:

agjerimi fjalet largimi

Ai që nuk heq dorë nga gënjeshtra dhe të punuarit me gënjeshtër, Zoti nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga të ngrënët dhe të pirët”.[1]

Dhe diku tjetër ai tha:

une jam agjerueshem

Agjërimi nuk është vetëm heqja dorë nga të ngrënët dhe të pirët. Agjërimi (i vërtetë) është (shmangia) prej gjërave të padobishme dhe imorale. Nëse dikush të shan apo të provokon, atëherë thuaji: unë jam me agjërim”.[2]

Ai që përfshihet në sharje a fjalosje të rëndë duke qenë i agjërueshëm, agjërimi i tij është vetëm qëndrimi pa bukë e pa ujë, gjë që nuk i sjell dobi aspak, sepse agjërimi nuk do të thotë të rrish pa bukë e pa ujë, por ai është një adhurim që realizohet duke përmbushur disa kushte. Duke mos i përmbushur këto kushte, fatkeqësisht, disa njerëz e privojnë veten nga shpërblimi madhor i agjërimit.

Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

agjerim etje lodhe

“Ka shumë agjërues, që nuk fitojnë asgjë nga agjërimi i tyre përveç etjes dhe urisë dhe ka shumë nga ata që çohen gjatë netve për namazin e natës, por nuk fitojnë asgjë përveç pagjumësisë.”[3]


[1] Sahih el-Bukhari, kitab “Es-Saum”, bab “Men lem jede‘ kaulez-zuri vel-‘amele bihi fis-saumi”, hadithi nr. 1903.
[2] Sahih Ibn Khuzejmeh, kitab “Es-Sijam”, bab “En-Nehju ‘anil-lagvi fis-sijami ved-delili ‘ala ennel-imsake ‘anil-lagvi ver-refethi min temamis-saumi”, hadithi nr. 1996.
[3] Sunen Ibn Maxheh, kitab “Es-Sijam”, bab “Ma xhae fil-gibati ver-refethi lis-saimi”, hadithi nr. 1690.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp