Kur mund të agjërojë gruaja shtatzënë ose ajo që ka fëmijën me gji?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kur mund të agjërojë gruaja shtatzënë ose ajo që ka fëmijën me gji?

gruaja sexhde namazi sexhdja grate

Hazret Enesi r.a. rrëfen se Profeti Muhammed s.a.v.s. tha:

Zoti i Madhërishëm u ka dhënë lehtësi grave shtatzënë dhe grave që kanë fëmijët me gji, të mos agjërojnë.

Gjithashtu, në një hadith tjetër thuhet:

shtatzënia gjidhënia agjërimi

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: Allahu i ka hequr udhëtarit gjysmën e namazit, kurse gruas shtatzënë dhe asaj që ka fëmijën me gji, u ka hequr agjërimin.

(“Bidajetul-muxhtehid”, vëll. 3, f. 207; “Fikha Ahmedia” vëll. 1, f. 296.)

Mevlana Mubashir Kahlon, Myftiu i Xhematit Musliman Ahmedia pohon: Në hadithe nuk ka një porosi të qartë, e cila t’u thotë grave që nuk agjërojnë dot për shkak të shtatzënisë ose gjidhënies, t’i plotësojnë ose të mos i plotësojnë ditët e humbura në një kohë tjetër. Nisur nga kjo, sipas tij, gratë kanë një lehtësi të marrin vendimin në bazë të gjykimit të tyre.

Por, ka situata të tjera kur plotësimi i ditëve të humbura të Ramazanit bëhet gati e pamundur. Një grua shtatzënë nuk agjëron dot një Ramazan të tërë për shkak të shtatzënisë. Më pas, nëse plotëson periudhën e gjidhënies gjë që këshillohet edhe nga feja, edhe nga mjekësia, ajo nuk agjëron dot edhe dy vite të tjera. Ka gra që gjatë kësaj periudhe përsëri bëhen shtatzënë dhe kështu vazhdon periudha e mosagjërimit edhe për disa vite të tjera.

Gratë e tilla hyjnë në kategorinë e të sëmurve “të përhershëm”, për të cilat nuk ka obligim që ato t’i zëvendësojnë ditët e mosagjëruara duke agjëruar në një kohë tjetër. Ato, nëse kanë mundësi financiare, mjafton të japin fidjen ose shpagimin e ditëve që nuk kanë agjëruar dot.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp