Për kë obligohet agjërimi? Sa është mosha e përshtatshme për të agjëruar?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Për kë obligohet agjërimi? Dhe sa është mosha e përshtatshme për të agjëruar?

agjerimi obligim mosha

Agjërimet e muajit të Ramazanit janë të obliguara për çdo musliman dhe muslimane të rritur që gëzon shëndet dhe që nuk gjendet në udhëtim. I sëmuri dhe udhëtari kanë lehtësinë të plotësojnë ditët e paagjëruara të Ramazanit në një kohë tjetër gjatë vitit.

Njerëzit që kanë sëmundje të rënda të përhershme që nuk kanë shpresë të gëzojnë shëndet ose ata që janë kaq të dobët fizikisht saqë nuk shpresojnë se do të gëzojnë fuqi në të ardhmen për të agjëruar, gjithashtu, edhe gratë shtatzëna si dhe ato që kanë fëmijë me gji, kanë lehtësinë të mos agjërojnë dhe në vend të agjërimit, sipas mundësisë, të japin fidjen e agjërimit.

Hazret Kalifi i Dytë i Xhematit Musliman Ahmedia r.a. thotë:

Ka shumë që detyrojnë fëmijët të agjërojnë, ndërkohë çdo porosi e Islamit ka kufijtë dhe kushtet e veta. Sipas nesh ka disa porosi që njeriu duhet të fillojë t’i zbatojë që në moshën 4-vjeçare, ka disa të tjera që duhen filluar të zbatohen në moshën mes 7 deri në 12 vjeç, ka disa të tjera që duhen filluar të praktikohen nga mosha 15 – 18 vjeç, pra derisa të arrijnë moshën e pjekurisë. Njerëzit nga mosha 15-vjeçare duhet të fillojnë të mësohen me agjërimin dhe nga mosha 18-vjeçare t’i njohin si të obliguara.

Mbaj mend, kur kemi qenë të vegjël, edhe ne kishim dëshirë të madhe për të agjëruar, por Hazret Mesihu i Premtuar a.s. nuk na lejonte, madje na ndalonte fort nga agjërimi, dhe jo të na jepte ndonjë nxitje për të agjëruar. Realisht, fëmijët e vegjël nuk duhen lejuar të agjërojnë, sepse agjërimi mund të ngadalësojë zhvillimin e tyre trupor.

Po, kur ata arrijnë një moshë kur gëzojnë fuqi, moshë e cila mund të jetë 15-vjeçare, atëherë mund të fillojnë të agjërojnë, por edhe kjo gradualisht. Vitin e parë mund të agjërojnë disa ditë, vitin tjetër disa ditë më shumë e kështu me radhë dhe gradualisht agjërimi t’u bëhet shprehi”.[1]


[1] Gazeta “Al-Fazl” 11 prill, 1925.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem