Si mund të ndryshojë agjërimi trupin tuaj? Ja, 7 dobi të mahnitshme të agjërimit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si mund të ndryshojë agjërimi trupin tuaj? Ja, 7 dobi të mahnitshme të agjërimit

COO Alislam.org
agjerimi shendeti ushqimi

Muaji i Ramazanit njihet si një muaj agjërimi në të gjithë botën për muslimanët. Hebrenjtë, të krishterët, hindusët, budistët dhe pasuesit e feve të tjera të mëdha gjithashtu agjërojnë në kohën dhe mënyrën e tyre specifike.

Ka pasur rritje të popullaritetit të agjërimit pas disa studimeve që kanë sugjeruar që agjërimi ka efekte të mrekullueshme në trupin e njeriut.

Njerëzit e kanë praktikuar atë me shekuj dhe kanë shijuar përfitimet e tij, tani studiuesit kanë konfirmuar se agjërimi ka përfitime të shumta shëndetësore. Njerëzit nga çdo agjërojnë për të qenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Këtu janë 7 dobi të mahnitshme të agjërimit:

1.Ndihmon kontrollin e sheqerit në gjak

Kur agjëroni, barku juaj ka më pak ngarkesë për t’u bartur dhe stomaku juaj ka më pak ushqim për t’u tretur. Pra, trupi juaj merr një sasi shumë të vogël sheqeri që mund të figurohet si një efekt pozitiv në ndjeshmërinë ndaj insulinës. Disa studime kanë treguar që agjërimi mund të ndihmojë kontrollin e sheqerit në gjak. Mund të minimizojë rrezikun e diabetit. Dhe për ata që vuajnë nga diabeti, mund t’i ndihmojë sepse ndihmon në përmirësimin e niveleve të insulinës.

Për të djegur një vakt të pasur me kalori mund t’ju duhet të vraponi disa milje ose të ushtroni disa orë, por në rast të agjërimit nuk keni nevojë të shqetësoheni. Qartë, kur nuk jeni duke marrë një tufë kalori, nuk keni nevojë t’i digjni ato. Agjërimi mund ta mbajë të qëndrueshëm sheqerin në gjak i cili mund të ju ndalojë nga dhjetëra sëmundje që kanë të bëjnë me problemet e sheqerit në gjak. Mos harroni se disa studime kanë sugjeruar që agjërimi mund të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak ndryshe për burrat dhe gratë, ndryshon nga personi në person dhe nga rasti në rast. Por në përgjithësi nuk janë regjistruar efekte të këqija.

2. Rrit funksionin e trurit

Agjërimi është i jashtëzakonisht i mirë jo vetëm për trupin, por edhe për trurin tuaj. Rrit funksionin e trurit tuaj, por si? Sipas kërkimeve, agjërimi mund të përmirësojë prodhimin e një proteine ​​të njohur si faktor neurotrofik që rrjedh nga truri (BDNF).

BDNF është një hormon i trurit që aktivizon qelizat burimore dhe i shndërron ato në neurone të reja dhe prodhon kimikate të tjera që ndihmojnë shëndetin mendor. Ndihmon gjithashtu për të mbrojtur qelizat e trurit nga ndryshimet që janë të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinson.

agjerimi shendetiAgjërimi gjithashtu mund të përmirësojë funksionin njohës. Disa studime kanë treguar që agjërimi mund të përmirësojë kujtesën. Kur jeni duke agjëruar, truri juaj aktivizon “mënyrën e mbijetesës” që rrit aftësinë për t’u përqëndruar dhe për të menduar sipas situatës.

3. Promovon shëndetin kardiovaskular

Nuk ka asnjë sëmundje tjetër më fatale se sëmundjet e zemrës në ditët e sotme. Konsiderohen si shkaku kryesor i vdekjes në botën e sotme. Agjërimi ka shumë përfitime për shëndetin e zemrës suaj. Agjërimi zvogëlon rrezikun e infarktit dhe probleme të tjera kardiovaskulare. Kur agjëron, trupi fillon të djegë kolesterolin si lëndë djegëse. Disa studime kanë zbuluar se agjërimi mund të kontrollojë presionin e gjakut dhe trigliceridet në gjak, gjë që është shumë e mirë për trupin sepse këta janë elemente kryesore që çojnë trupin tuaj drejt sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

4. Detoksifikimi

Shumë nga ushqimet e konservuara që konsumojmë sot përmbajnë elementë toksikë që janë shumë të rrezikshëm për trupin tonë. Kur ato elemente thithen në trupin tonë shkaktojnë sëmundje serioze si kanceri dhe diabeti.

Por kur agjëroni trupi juaj fillon të dëbojë ato elementë toksikë. Gjithashtu mund t’i shndërrojë ato në energji për të mbajtur trupin në punë. Pa dyshim që agjërimi është një mënyrë e shëndetshme e detoksikimit. Kjo metodë e pastrimit të trupit të njeriut daton që në epokën antike. Në ato kohë, mjekët sugjeronin agjërimin për të detoksikuar trupin.

5. Autofagji

Në vitin 2016 Yoshinori Ohsumi-t iu dha çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për zbulimet e tij të mekanizmave të autofagisë. Fjala autofagje ka origjinën nga fjala greke auto që do të thotë “vet” dhe faginë që do të thotë “për të ngrënë”. Pra, autofagia do të thotë “Vetë-ngrën”.

Eshtë një mekanizëm natyror dhe i rregulluar i qelizës që heq përbërësit e panevojshëm ose jofunksional. Ai lejon degradimin dhe riciklimin e rregullt të përbërësve qelizorë. Yoshinori Ohsumi zbuloi se agjërimi mund të përmirësojë autofaginë – një metodë natyrore për të eleminuar elementet vdekjeprurëse nga trupi.

Në një gjendje të ushqyer mirë, procesi i vetëkonsumimit nuk mund të bëhet. Por kur agjëroni kjo bëhet shumë e lehtë dhe e shpejtë.Eshtë mënyra më efektive për të nxitur autofaginë.

6. Ndihmon në humbjen e peshës

Zakonisht trupi ynë djeg ushqimin që hëngrëm për të siguruar karburant për veten e tij. Dhe kur hamë më shumë se ç’duhet, shndërrohet në yndyrna. Kështu fiton peshë.

Por kur filloni të agjëroni, nuk ka ushqim të mjaftueshëm për t’u kthyer në yndyrna dhe, në këtë mënyrë, trupi juaj fillon të konvertojë ushqimin e ruajtur. Kjo është mënyra se si agjërimi ndihmon të humbni peshë. Shumë studime e kanë vërtetuar këtë. Agjërimi i lejon trupit të konsumojë yndyrë që është ruajtur tashmë në vend të sheqerit dhe glukozës së freskët.

7. Forcon sistemin imunitar

Agjërimi përmirëson sistemin imunitar sepse zvogëlon dëmtimet e radikalit të lirë. Sipas një studimi, agjërimi mund të çojë në rigjenerimin e të gjithë sistemit imunitar dhe gjithashtu mund të ndihmojë në prodhimin e qelizave të freskëta të bardha të gjakut dhe që me siguri mund të kenë një aftësi efektive dhe më të fortë për të luftuar sëmundjet.

Siç e kemi ditur tashmë që agjerimi mund të djegë yndyrnat e ruajtura të trupit, kjo me siguri mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve dhe rrit aftësinë natyrore të trupit për të luftuar bakteret.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp