Në brendësi të Ramazanit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
ramazani agjerimi

Hyrje

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:

ramazani agjerimi agjerimetO ju që besuat! Ju obligohen agjërimet ashtu siç u ishin obliguar atyre që ishin para jush, që të bëheni të druajtur (ndaj Zotit).[1]

Ai gjithashtu thotë:

ramazani agjerimi agjerimetMuaji ramazan është ai në të cilin u zbrit Kurani si udhërrëfyes për njerëzit dhe me shenjat e qarta që përbëhen nga shpjegimet e udhëzimit dhe çështjet dalluese (të së vërtetës nga e rrema).[2]

Është bekim dhe mirësi e Zotit të Madhërishëm që Ai na mundëson ne muslimanëve çdo vit mundësi të shumta për ngritjen tonë morale dhe shpirtërore. Njëra prej këtyre mundësive më të mëdha na ofrohet në formën e muajit të bekuar të Ramazanit.

Ky është muaji për të cilin i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

“Ai që adhuron gjatë muajit të Ramazanit në gjendje besimi dhe me përkushtimin e duhur, del kaq i pastër nga mëkatet e tij, siç ai ishte i pastër nga ato ditën kur e kishte lindur nëna e tij”.[3]

Çfarë është muaji i Ramazanit?

Udhërrëfyesi juaj për Ramazan.https://www.ahmadiyya-islam.org/al/artikuj/udherrefyesi-juaj-per-ramazanin/

Posted by Xhemati Musliman Ahmedia on Tuesday, 6 June 2017

Duke treguar rëndësinë e muajit të Ramazanit, Hazret Imam Mehdiu, Mesihu i Premtuar, shërbëtori i vërtetë i Profetit Muhammed a.s. thotë:

“Me fjalët muaji Ramazan është ai në të cilin u zbrit Kurani’ kuptojmë rëndësinë e Ramazanit. Sufistët thanë se ky muaj është shumë i dobishëm për ndriçimin e zemrës. Gjatë tij njeriu shpesh përjeton vizione (keshf). Namazi ia pastron shpirtin dhe agjërimi ia ndriçon zemrën.

Pastrim i shpirtit do të thotë që njeriu të fitojë largësinë nga epshet e nefsit amarah (që nxit për të keqen) dhe ndriçim i zemrës do të thotë që atij t’i hapet dera e vizionit (keshfit), në mënyrë që ta shohë Zotin. Pra, fjalët “në të cilin u zbrit Kurani” këtë gjë e tregojnë. Nuk ka aspak dyshim që shpërblimi i agjërimit është shumë i madh”.[4]

Çfarë do të thotë Ramazan?

Cili është kuptimi i Ramazanit dhe përse ky muaj është quajtur Ramazan? Në lidhje me këtë, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

“Ramz  رمض do të thotë nxehtësia që vjen prej diellit (ramazan do të thotë dy nxehtësi). Gjatë Ramazanit, njëra nxehtësi është ajo që vjen nga durimi i njeriut duke mos ngrënë, duke mos pirë dhe duke mos marrë asnjë kënaqësi trupore dhe tjetra është ajo që njeriu krijon në shpirtin e vet në formën e një dëshire të zjarrtë për të përmbushur porositë e Zotit. Me bashkimin e nxehtësisë trupore dhe shpirtërore është bërë Ramazani.

Gjuhëtarët thonë se Ramazani filloi gjatë verës, ndaj u quajt ramazan. Por sipas meje kjo nuk është e saktë, sepse për arabët vera nuk mund të jetë diçka e veçantë. Nxehtësia shpirtërore nënkupton dëshirën e zjarrtë shpirtërore dhe besimi. Ramz i thonë edhe nxehtësisë, e cila i nxeh edhe gurët”.[5]

Pakësoni njërin ushqim, që të shtoni ushqimin tjetër!

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. gjithashtu thotë:

“Shtylla e tretë e Islamit është agjërimi. Shumë njerëz nuk e dinë realitetin e agjërimit. … Agjërimi nuk është vetëm që njeriu të rrijë pa bukë e pa ujë, madje agjërimi ka një përjetim dhe ndikim, që njeriu e kupton nga përvoja.

Është në natyrën e njeriut që sa më pak të ushqehet, aq shumë i pastrohet nefsi dhe i shtohen forcat për të parë vizione (keshf). Me agjërimin Zoti i Madhërishëm dëshiron që njeriu të pakësojë njërin ushqim, dhe të shtojë ushqimin tjetër.

Agjëruesi gjithnjë duhet ta ketë parasysh këtë realitet të agjërimit, që agjërimi i tij nuk synon që ai vetëm të rrijë pa bukë e pa ujë, madje të qëndrojë i angazhuar në përkujtimin e Zotit të Madhërishëm, në mënyrë që të fitojë largësinë dhe shkëputjen nga bota.

Kështu që, agjërimi synon që njeriu të heqë dorë nga një bukë që i shëndosh trupin dhe të kërkojë bukën tjetër që i qetëson dhe i fuqizon shpirtin. Ata që agjërojnë vetëm për hir të Zotit dhe nuk agjërojnë sa për traditë, duhet të rrinë të angazhuar në përmendjen e Allahut, në përkujtimin e njëshmërisë së Tij, në mënyrë që përfundimisht ta gjejnë bukën tjetër”.[6]

Ramazani na kujton ditët kur Kurani filloi të zbritej

Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar r.a. vijon:

“Muaji i Ramazanit na kujton ditët e bekuara, në të cilat u zbrit libri i përsosur, Kurani Famëlartë në botë. Ato ditë të bekuara! Ato ditë që i sollën fatbardhësi botës! Ato ditë që hapën portat e mëshirës dhe të bekimit të Zotit! Po, ato ditë kur Muhammedi, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., tejet i shqetësuar nga kobësia e botës dhe nga veprat e shëmtuara dhe lënduese të njerëzve të saj, kalonte kohën në shpellën Hira, duke iu shmangur tërësisht botës dhe duke braktisur edhe të afërmit e vet, rrinte i angazhuar tërë kohën në përkujtimin e Zotit!

ramazani kuraniVallë, ai mendonte se duke u shkëputur në këtë mënyrë nga bota, do të kryente detyrën e tij për të cilën Zoti e kishte krijuar! Pikërisht gjatë këtyre çasteve të vetmisë, gjatë këtyre orëve të shmangies nga bota, gjatë këtyre momenteve meditimi e reflektimi, atij i erdhi muaji i Ramazanit.

Aq sa dimë nga rrëfimet autentike, më 24 Ramazan, Profeti s.a.v.s. që ishte shkëputur nga bota, mori një porosi nga Zoti. Ai Zot që e krijoi, e edukoi, i dha dije dhe e dashuroi, e porositi që të dilte e t’i tregonte botës rrugën e drejtë… Kështu që, pikërisht gjatë muajit të Ramazanit Profetit Muhammed s.a.v.s. i erdhi thirrja për të shpërndarë mesazhin e Zotit dhe pikërisht gjatë muajit të Ramazanit, ai doli nga shpella Hira dhe nisi t’u tregonte njerëzve mësimin që kishte marrë”.[7]

Ramazani i heq njeriut largësinë nga Zoti

Njëri prej bekimeve të mëdha të muajit të Ramazanit është që gjatë këtij muaji, hiqet largësia mes nesh dhe Zotit të Madhërishëm. Në lidhje me këtë, Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar r.a. thotë:

“Sado shekuj të kalojnë mes nesh dhe Profetit Muhammed, të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., sado vite të na largojnë ne në kohë nga ai, sado ditë të na shtohen duke shtuar distancën kohore mes nesh dhe atij, kur vjen muaji i Ramazanit, duket sikur ai i palosi krejt këta shekuj, këto vite dhe muaj, duke na çuar afër Muhammedit, të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Madje, jo vetëm afër Profetit Muhammed s.a.v.s., ngaqë Kuranin e zbriti Zoti i Madhërishëm, ne e ndiejmë që Ramazani e hoqi gjithë largësinë që ekzistonte mes nesh e Zoti.

Largësia që njeriu ka me Zotin, largësia që krijesa ka me Krijuesin, largësia që një qenie e dobët dhe e paaftë e ka me Krijuesin e qiejve dhe të Tokës, gjatë Ramazanit zhduket në atë mënyrë sikur errësira me ardhjen e rrezeve të diellit.

Është pikërisht kjo gjendje, për të cilën Zoti i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:

ramazani agjerimi agjerimet“Kur robërit e Mi të pyesin rreth Meje, Unë pa dyshim jam afër”.[8]

Që do të thotë: Kur vjen muaji i Ramazanit dhe robërit e Mi do të të pyesin ty rreth Meje që si mund të Më gjejnë ata, thuaju se nuk ka aspak largësi me Mua gjatë Ramazanit. Pra, është pikërisht ky muaj gjatë të cilit Zoti i Madhërishëm e shfaqi Veten për robërit e Tij. Pikërisht gjatë këtij muaji, Ai deshi t’i tërheqë robërit edhe një herë drejt Vetes së Tij.

Përmes këtij libri (Kurani Famëlartë) që është litari i Allahut, njëri cep i të cilit është në dorën e Zotit dhe tjetri në dorën e krijesave, robërit e Tij e kanë obligimin të ngjiten lart dhe të arrijnë te Zoti”.[9]

Detyra jonë gjatë Ramazanit

Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, na porosit të shtojmë përpjekjet tona për t’iu afruar me Zotin:

“Kemi nevojë të përpiqemi maksimalisht, duke përdorur të gjitha aftësitë tona, që të fitojmë afrimin me Zotin. Është mirësi e Zotit të Madhërishëm mbi ne që gjatë muajit të Ramazanit, Ai hap portat e xhenetit dhe mbyll ato të xhehenemit.[10]

Ne duhet të përpiqemi për të hyrë në këto porta të xhenetit përmes adhurimeve, pastrimit shpirtëror dhe përmbushjes së detyrimeve që kemi ndaj njerëzve të tjerë. Ne duhet të përpiqemi për të hyrë nga ato porta të xhenetit që gjithnjë mbeten të hapura.

Ne duhet të përpiqemi të përulemi para Zotit, me pendesën dhe istigfarin dhe të hyjmë në grupim e atyre fatlumëve, pendesa e të cilëve e gëzon Zotin më shumë se sa mund të gëzojë fëmija e humbur e një nëne kur e gjen atë.

Zoti i Madhërishëm bëftë që ne të arrijmë ta fitojmë dashurinë e Zotit dhe të arrijmë ta gëzojmë Atë përmes pendesës, e cila për Zotin është gëzimi më i madh sesa gëzimi i një nëne kur ajo gjen fëmijën e saj të humbur.

Por, … për ta kënaqur Zotin në këtë mënyrë, kemi nevojë të ndjekim rrugën e takvasë, të ngremë standardin e adhurimeve tona, ku përfshihen edhe adhurimet e obligueshme, edhe ato nafile. Kemi nevojë të përmbushim siç duhet detyrën e agjërimeve tona. Kemi nevojë t’i kushtojmë vëmendje përmbushjes së detyrimeve që kemi ndaj njerëzve. Zoti i Madhërishëm vetëm e vetëm falë bekimit të Tij na i mundësoftë të gjitha këto gjatë këtij Ramazani! Amin!”[11]


[1] Kurani Famëlartë 2:184.
[2] Kurani Famëlartë 2:186.
[3] Nisai, Kitabus-saum.
[4] Malfuzat, vëll. 2, botimi 2003, Rabvah, f. 561-562.
[5] Malfuzat, vëll. 1, botimi 2003, Rabvah, f. 136.
[6][6] Malfuzat, vëll. 5, botimi 2003, Rabvah, f. 102.
[7] Tefsir-e-Kebir, vëll. 2, f. 391-392.
[8] Kurani Famëlartë 2:187.
[9] Tefsir-e-Kebir, vëll. 2, f. 393.
[10] Sahih Buhari, Kitabus-saum, bab hal jukal ramadan au sharu ramadan …, nr. i hadithit 1899.
[11] Hutbja e së xhumasë, e mbajtur më 12 korrik 2013.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp