Lutje për të pasur shëndet, siguri dhe bekime

Lutje për të pasur shëndet dhe siguri
Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shpesh bënte këtë lutje:
All-llāhumme ‘āfinī fī xhesedī, ve ‘āfinī fī sem‘ī ve besarī vexh‘alhumā el-vārithe minnī lā ilāhe il-lAll-llāh el-halīmul-kerīmu, subhānAll-llāhi rabbil-‘arshil-‘ādhīm, vel-hamdu lil-lāhi rabbil-‘ālemīn.
O Allah! Më dhuro shëndet në trup, shëndet në dëgjim, shëndet në shikim dhe këta dy të fundit bëji të jenë trashëgimtarë të mi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Dhembshur dhe Bujar. I Shenjtë është Allahu, Zoti i arshit madhështor dhe lavdia është e Allahut, Zotit të botëve.[1]
Lutje për të kërkuar bekime
Hazret Omeri r.a. tregon këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:
All-llāhumme zidnā ve lā tenkusnā ve ekrimnā ve lā tuhinnā ve a’tinā ve lā tahrimnā ve āthirna ve la tu’thir ‘alejnā ve erdinā verda ‘annā.
O Allah! Shtona e mos na pakëso! Jepna nder e mos na poshtëro! Jepna e mos na privo! Jepna përparësi e mos i jep përparësi tjetërkujt mbi ne! Jepna gëzim dhe gëzohu nga ne![2]
Referencat
[1] Xhāmi‘u et-Tirmidhī, kitāb: “Ed-Da’vāt”, hadithi nr. 3480.
[2] Xhāmi‘u et-Tirmidhī, kitāb: “Et-Tefsīrul-Kurān”, bāb: “Ve min sūretul-Mu’minūn”, hadithi nr. 3173.