Homeopatia, kurë që i përshtatet natyrës së njeriut
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
homeopatia mjekesia shendeti

Mjekësia konvencionale nuk mund të kurojë apo të trajtojë plotësisht shumë sëmundje. Mjekësia alternative nga ana tjetër po përdoret gjerësisht nga njerëzit si në SHBA ashtu edhe në mbarë botën. Llogaritet që në vitin 1996 në SHBA janë harxhuar 12-15 milionë dollarë për përdorimin e terapisë alternative.

Nga të gjitha terapitë alternative të disponueshme, homeopatia është më e përdorura. Kjo metodë mjekësore është përftuar nga mjekësia natyrale dhe shkencore. Ajo bën bashkë të mirat e të dyja botëve.

Homeopatia praktikohet gjerësisht në Evropë, nënkontinentin indian, Rusi, Meksikë, Brazil, Argjentinë dhe Afrikën e Jugut. Është quajtur ndryshe “Mjekësia Mbretërore”, sepse familja mbretërore britanike e ka përdorur atë që në vitet 1830.

Dizzy Gillespie thotë:

“Dy zbulesa të mëdha ka pasur në jetën time. I pari ishte bepop (xhazi) dhe e dyta ishte homeopatia”.

Problemi me mjekësinë alopatike (konvencionale) është se trupi nuk ka aq imunitet të fortë sa për të luftuar sëmundjet dhe duhet të përdoren patjetër ilaçe. Ndërsa mjekësia homeopatike funksionon bashkë me sistemin imunitar dhe mbrojtës të trupit, dhe jo kundër tyre. Homeopatia trajton edhe trupin, edhe mendjen.

Homeopatia është një shkencë e farmaceutikës natyrale, që përdor doza shumë të vogla të substancave për të forcuar sistemin imunitar dhe mbrojtës të një personi. Çdo ilaç jepet sipas “Ligjit të ngjashmërive”, që do të thotë se një substancë që në doza të larta zhvillon një sërë simptomash te një njeri i shëndetshëm, mund të trajtojë të njëjtat simptoma te një njeri i sëmurë, nëse merret në doza shumë të vogla.

Ilaçet homepatike në mikrodoza janë përdorur në fakt rregullisht në dy lloje të mjekësisë konvencionale. Njëri është vaksinimi, ku jepet një dozë shumë e vogël e një lënde të përpunuar në laborator, e cila përmban mikrobe të dobësuara a të ngordhura ose helme të tyre, që injektohen në trup për të forcuar sistemin imunitar dhe mbron njeriun nga sëmundje që shkaktohen nga numri i lartë i këtyre mikrobeve aktive. Tjetra është vaksina anti-alergjike, ku injektohen doza shumë të vogla të substancave që shkaktojnë alergji, në mënyrë që përdoruesi të fitojë imunitet ndaj ekspozimit të lartë të këtyre alergjive, pa shkaktuar sëmundje.

Ligji i Ngjashmërive është përdorur gjatë gjithë historisë së njerëzimit dhe në mbarë botën, si brenda kujdesit shëndetësor ashtu edhe jashtë tij. Hipokrati thotë:

“Të njëjtat gjëra që shkaktojnë sëmundje, mund ta kurojnë atë”.

Në fillim të viteve 1800, mjeku gjerman dhe kimisti Samuel Hahnemann ishte i pari që praktikoi Ligjin e Ngjashmërive në shkencën mjekësore eksperimentale sistemike. Ai bashkoi fjalën Homeopati. Homeopatia nuk është as edhe një ide e çuditshme e lindur nga një numër magjie apo filozofi, as një formë e misticizmit apo besimi. Është një metodë trajtimi përgjithësisht e thjeshtë, që funksionon nëpërmjet aplikimit cilësor, ndërsa mjekësia konvencionale funksionon nëpërmjet aplikimit sasior.

Në homeopati, sapo injektohet ilaçi, hyn në veprim sistemi imunitar dhe trupi fillon të shërohet vetvetiu. Kura është si një shtytje e lehtë për të rrotulluar topin. Sa më e vogël doza e ilaçit, aq më i lartë është efekti. Në homeopati, më e pakta është më e mirë.

Për më shumë se 200 vite, dhe pavarësisht refuzimit që i është bërë deri sot nga ana shkencore, kjo terapi po përdoret tashmë gjerësisht në të gjithë botën. Përdorimi i saj është rritur gradualisht, dhe besohet të jetë një formë efikase dhe e sigurt e kujdesit shëndetësor.

Mark Twain thotë:

“Futja e homeopatisë i detyroi mjekët klasikë që të vihen në aksion e të mësojnë si funksionon kjo metodë…”

Kritikët e homeopatisë gjithmonë kanë pretenduar se ky trajtim vetëm qetëson përkohësisht dhimbjet. Vetëm këto 15 vitet e fundit janë kryer disa eksperimente, dhe nga një analizë që iu është bërë në bazë të kritereve 107 eksperimenteve të kryera deri në vitin 1991, ka rezultuar 77% e suksesshme – ndërkohë që eksperimente të tjera më shkencore vazhdojnë të tregojnë se homeopatia është më e mirë se ilaçet qetësuese të padëmshme.

Një studim i kryer nga shkencëtarët britanikë në vitin 1989 ka treguar se një dozë shumë e ulët e bimës helmuese dredhël (Rhus tox) e ofruar nëpërmjet trajtimit homeopatik, siguroi një lehtësim të ndjeshëm të dhimbjeve të shkaktuara nga fibromialgjia (patologji që shkakton dhimbje dhe ngurtësim të muskujve dhe ligamenteve). Gjithsesi, është e vështirë që të kryhen studime për homeopatinë.

Homeopatia trajton të sëmurin, jo vetëm sëmundjen. Dy pacientë me simptoma të ngjashme, që mjeku iu rekomandon ilaçe të njëjta, mund të marrin hapa të ndryshme qetësuese nga një homeopat, në varësi të temperamenteve të tyre dhe karakteristikave të tjera personale. Një studim ideal, duhet të përfshinte njerëz me temperamente, karakteristika dhe simptoma të ngjashme. Por kjo do të ishte shumë e vështirë për t’u realizuar.

Një homeopat nuk do të rekomandonte një kurë për dhimbjen e kokës, një tjetër për dhimbjet e barkut dhe tjetër për depresionin. Homeopati përpiqet të gjejë një kurë të vetme, që në mbidozë zhvillon të gjitha këto simptoma që përjeton një person. Homeopatia është një trajtim që merr shumë kohë si për mjekun ashtu edhe pacientin. Të mëson të kesh durim dhe këmbëngulje.

Për t’u përshtatur me trendet dhe kulturën moderne, ka ndryshuar edhe praktika e homeopatisë. Për ta bërë këtë trajtim më të lehtë, kanë dalë në treg edhe ilaçe. Në dekadën e fundit, po ofrohen udhëzime për përgatitjen e ilaçit dhe për vetë-trajtim, duke sugjeruar kura me homeopati edhe për shqetësime të zakonshme. Nëse kurat përzihen, është e vështirë të dallosh se cila është më efikase.

Ndërkohë që homeopatia po fiton shumë popullaritet, është e pashmangshme që në vitet e ardhshme të shtohen edhe mënyrat me të cilat ofrohet ky trajtim. Këto probleme mund të shmangen dukshëm nëse përdoruesit mësojnë disa nga principet e homeopatisë klasike.

Mjekësia moderne ka ndihmuar shumë në lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve.  Kjo metoda ka ndihmuar për trajtimin e urgjencave traumatike, mjekësore dhe kirurgjikale. Është përmirësuar edhe gjetja e diagnozave. Janë arritur rezultate të mira në ndërhyrjet kirurgjikale për protezat, ndërhyrjet estetike, kirurgjia rehabilituese dhe për transplantin e organeve. Kjo metodë është e duhura për rehabilitimin pas frakturave dhe ndrydhjeve.

Megjithatë mund të alternohet edhe me mjekësinë konvencionale, për gjendjet shëndetësore akute dhe urgjencat që rrezikojnë jetën.

Homeopatia mund të ofrojë alternativa terapeutike:

  • kur kujdesi konvencional nuk ka funksionuar ose nuk ka shfaqur përmirësime
  • ose nuk ka asnjë trajtim konvencional
  • ose janë të kundërindikuar
  • ose nuk mund t’i rezistojnë efekteve anësore
  • për alergjitë
  • për sëmundjet kronike.

Nëse është e nevojshme nga ana klinike, nuk ka asnjë problem nëse kombinohet trajtimi homeopatik me kujdesin konvencional. Është detyra e mjekut homeopat që të përdorë këto modalitete të trajtimit në mënyrën e duhur, në të mirë të pacientit. Mjeku homeopat francez Jean Boiron ka vlerësuar se 70% e problemeve shëndetësore mund të trajtohen në mënyrë të suksesshme me homeopati, me një kosto relativisht më të ulët se mjekësia konvencionale dhe me një rrezik dhe efekte anësore minimale.

Parandalimi dhe përkujdesja bëhet më së miri nëpërmjet mënyrës së të ushqyerit, dietës dhe, nëse është e mundur, nëpërmjet një regjimi të rregullt ushtrimesh fizike. Gjithashtu mund të ndihmojnë vitaminat dhe barnat bimore.

Hazret Kalifi i Katërt i Xhematit Musliman Ahmedia (përmes leksioneve të tij për homeopatinë në MTA, tashmë e botuar edhe në libër) na ka dhënë një shtysë të fortë për të studiuar homeopatinë, për të përfituar prej saj dhe për ta përdorur në të mirë të njerëzimit.

Studimi i homeopatisë është i vlefshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë ligjet e natyrës, parimet e shërimit dhe kuptimin e shëndetit dhe të sëmundjes. Nga të gjitha degët e mjekësisë, homeopatia është më e lidhur ngushtë me ligjet e natyrës dhe njerëzit.

Siç thotë Allahu për Islamin,

“(Ndiqni) natyrën e (bërë prej) Allahut, në të cilën Ai i krijoi njerëzit … kjo është feja e qëndrueshme.” (Er-Rum 30:31)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp