Si përdoret shafrani i indisë ose turmeriku në ushqime?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si përdoret shafrani i indisë ose turmeriku në ushqime?

ushqimet qe rrisin imunitetin

Shafran indie ose turmeriku është rizomë e një bime dhe që njihet si erëz çudibërëse aziatike. Por për shkak të vetive të saj kuruese, tanimë ajo përdoret në të gjithë botën. Turmeriku është i pasur me kurkumin, prandaj ai ka ngjyrë të verdhë ose ngjyrë ari të errët.

Turmeriku apo shafran indie?

Gjatë Mesjetes në Europë turmeriku është njohur si shafran i Indisë,[1] edhe pse ai nuk është shafran. Ndonëse në trojet shqiptare pakkush e përdor, por në shumicën e vendeve të Lindjes, sidomos në Indi, turmerikun e kanë si erzë të pandashme në gjellërat e tyre. Ndoshta kjo mund të ketë qenë arsyeja se pse turmeriku u quajt shafran indie. Kurse në disa vende, kjo erzë njihet edhe me emrin e lashtë të saj kurkuma, që vjen nga sanskritishtja (ind. e vjetër) kuṅkuma.

Vetitë kuruese të turmerikut

Trumeriku shquhet si rritës i imunitetit dhe është antibakterial e anti-inflamator. Andaj, ai mbam larg shumë infeksione. Turmeriku, përveçse shton imunitetin, shquhet për vetitë e tij kuruese për kockat, për dhimbje, artrit, artrozë etj..

Turmeriku në ushqime

Turmeriku është një erzë që ndryshon ngjyrën, erën dhe shijen e ushqimit. Për këto arsye, nuk është e padobishme nëse turmerkun ta shtoni në ushqimet tuaja të përditshme.

Në çfarë forme gjendet në treg shafran indie ose turmeriku?

turmeriku shafrani i indiseNjësoj si xhenxhefili, edhe turmerikun mund ta gjeni në formë rizomash. Turmeriku është më pak i pranishme në formë rizome në tregjet shqiptare, por mund ta gjeni si pluhur në dyqane erëzash. Pluhurin e tij mund ta mbani në një shishe qelqi, dhe ai qëndron gjatë pa u prishur.

Kujdes, turmeriku ka ngjyrë tepër të theksuar, ndaj, mund të lëshojë njolla në duart ose rrobat tuaj.

Disa receta me shafran indie ose turmerik

Nisur nga fakti se në trojet shqiptare jo të gjithë e dinë se si të përdorin turmerikun, është e udhës t’u sjellim lexuesve tanë disa nga përdorimet e thjeshta të kësaj erëze.

Një metodë efikase për shëndetin është ajo me qumësht. Turmeriku me qumësht, natyrisht, është i vështirë të kapërdihet, andaj, mund të shtoni sipas shijes suaj edhe gjëra të tjera.

Smudi me shafran indie

Merrni gotën e përzierjes. Hidhni copa bananeje, molle dhe ananasi të ngrira. Një lugë çaji fara chia. Një lugë çaji pluhur kanelle. Gjysmë lugë xhenxhefili. Pak kardamom. Një lugë kafeje turmerik. Dhe 200 ml qumësht. Përzieni derisa të bëhet smudi.

Çaji turmeriku

Një lugë kafeje turmerik. Një lugë xhenxhefil. Bëni çaj dhe pasi të hidhni në gotë, shtojini pak limon dhe mjaltë për shije.

Turmeriku në gjellëra

Mund të provoni turmerikun në gjellërat tuaja për t’i dhënë shije dhe ngjyrë. Turmeriku zakonisht hidhet në fillim, por pasi të skuqni pak qepën. Pra, në tenxheren tuaj me vaj dhe qepë pak të skuqur, hidhni gjysmë lugë kefeje pluhur turmeriku, një lugë kafeje pastë ose pluhur xhexhefili, pastë hudhre, kripë dhe piper të zi sipas shijes. Skuqni erëzat bashkë me qepën. Më pas vazhdoni me gatimin e gjellës.

Për shembull, për mish me patate, pasi t’i skuqni erëzat, hidhni mish, patate, një kokërr domate. Përziejini mirë deri 3-4 minuta, derisa gjella të marrë aromën e erëzave. Shtojini pak ujë. Mbyllni kapakun deri 20 – 25 minuta. Provoni nëse mishi është gati. Në fund, hidhini majdanozë, dhe gjella juaj me erëza të thjeshta indiane, është gati.

Turmeriku për marinim

Turmeriku ose shafran indie përdoret edhe për të marinuar mishin apo peshkun. Bashkë me kripën, peperin e zi, etj., mund t’i shtoni turmerik sa një lugë kafeje për të marinuar një kile mish. 30 minuta janë kohë e mjaftueshme që mishi të marinohet. Turmeriku përveçse do t’ia largojë erën mishit, do t’i japë edhe shije.

LEXONI:


[1] https://en.wikipedia.org/wiki/Turmeric#History

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp