Reformimi i parë – gjendjet natyrore - Filozofia e mësimeve të Islamit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Related Contents from Topics
reformimi i pare

Nga tri reformimet që bën Kurani Famëlartë, le të shtjellojmë reformimin e parë, i cili ka të bëjë me gjendjet e ulëta, pra ato instinktive të njeriut. Ky reformim përbëhet nga ajo pjesë e mësimeve që quhet edukatë, pajisja me të cilën ua baraspeshon njerëzve të egër gjendjet instinktive të tyre, siç janë të ngrënët, të pirët, të martuarit etj., dhe i shpëton ata nga jeta shtazore. Lidhur me këtë, Kurani Famëlartë thotë:

حُرِّمَتۡ عَلَیۡکُمۡ اُمَّہٰتُکُمۡ وَ بَنٰتُکُمۡ وَ اَخَوٰتُکُمۡ وَ عَمّٰتُکُمۡ وَ خٰلٰتُکُمۡ وَ بَنٰتُ الۡاَخِ وَ بَنٰتُ الۡاُخۡتِ وَ اُمَّہٰتُکُمُ الّٰتِیۡۤ اَرۡضَعۡنَکُمۡ وَ اَخَوٰتُکُمۡ مِّنَ الرَّضَاعَۃِ وَ اُمَّہٰتُ نِسَآئِکُمۡ وَ رَبَآئِبُکُمُ الّٰتِیۡ فِیۡ حُجُوۡرِکُمۡ مِّنۡ نِّسَآئِکُمُ الّٰتِیۡ دَخَلۡتُمۡ بِہِنَّ ۫ فَاِنۡ لَّمۡ تَکُوۡنُوۡا دَخَلۡتُمۡ بِہِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ ۫ وَ حَلَآئِلُ اَبۡنَآئِکُمُ الَّذِیۡنَ مِنۡ اَصۡلَابِکُمۡ ۙ وَ اَنۡ تَجۡمَعُوۡا بَیۡنَ الۡاُخۡتَیۡنِ اِلَّا مَا قَدۡ سَلَفَ 1

لَا یَحِلُّ لَکُمۡ اَنۡ تَرِثُوا النِّسَآءَ کَرۡہًا 2

وَ لَا تَنۡکِحُوۡا مَا نَکَحَ اٰبَآؤُکُمۡ مِّنَ النِّسَآءِ اِلَّا مَا قَدۡ سَلَفَ 3

اُحِلَّ لَکُمُ الطَّیِّبٰتُ ؕ وَ طَعَامُ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ حِلٌّ لَّکُمۡ ۪ وَ طَعَامُکُمۡ حِلٌّ لَّہُمۡ ۫ وَ الۡمُحۡصَنٰتُ مِنَ الۡمُؤۡمِنٰتِ وَ الۡمُحۡصَنٰتُ مِنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ اِذَاۤ اٰتَیۡتُمُوۡہُنَّ اُجُوۡرَہُنَّ مُحۡصِنِیۡنَ غَیۡرَ مُسٰفِحِیۡنَ وَ لَا مُتَّخِذِیۡۤ اَخۡدَانٍ 4

وَ لَا تَقۡتُلُوۡۤا اَنۡفُسَکُمۡ 5

وَ لَا تَقۡتُلُوۡۤا اَوۡلَادَکُمۡ 6

لَا تَدۡخُلُوۡا بُیُوۡتًا غَیۡرَ بُیُوۡتِکُمۡ حَتّٰی تَسۡتَاۡنِسُوۡا وَ تُسَلِّمُوۡا عَلٰۤی اَہۡلِہَا 7

فَاِنۡ لَّمۡ تَجِدُوۡا فِیۡہَاۤ اَحَدًا فَلَا تَدۡخُلُوۡہَا حَتّٰی یُؤۡذَنَ لَکُمۡ ۚ وَ اِنۡ قِیۡلَ لَکُمُ ارۡجِعُوۡا فَارۡجِعُوۡا ہُوَ اَزۡکٰی لَکُمۡ 8

وَ اۡتُوا الۡبُیُوۡتَ مِنۡ اَبۡوَابِہَا 9

وَ اِذَا حُیِّیۡتُمۡ بِتَحِیَّۃٍ فَحَیُّوۡا بِاَحۡسَنَ مِنۡہَاۤ اَوۡ رُدُّوۡہَا 10

اِنَّمَا الۡخَمۡرُ وَ الۡمَیۡسِرُ وَ الۡاَنۡصَابُ وَ الۡاَزۡلَامُ رِجۡسٌ مِّنۡ عَمَلِ الشَّیۡطٰنِ فَاجۡتَنِبُوۡہُ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ 11

حُرِّمَتۡ عَلَیۡکُمُ الۡمَیۡتَۃُ وَ الدَّمُ وَ لَحۡمُ الۡخِنۡزِیۡرِ وَ مَاۤ اُہِلَّ لِغَیۡرِ اللّٰہِ بِہٖ وَ الۡمُنۡخَنِقَۃُ وَ الۡمَوۡقُوۡذَۃُ وَ الۡمُتَرَدِّیَۃُ وَ النَّطِیۡحَۃُ وَ مَاۤ اَکَلَ السَّبُعُ اِلَّا مَا ذَکَّیۡتُمۡ ۟ وَ مَا ذُبِحَ عَلَی النُّصُبِ 12

یَسۡـَٔلُوۡنَکَ مَاذَاۤ اُحِلَّ لَہُمۡ ؕ قُلۡ اُحِلَّ لَکُمُ الطَّیِّبٰتُ 13

اِذَا قِیۡلَ لَکُمۡ تَفَسَّحُوۡا فِی الۡمَجٰلِسِ فَافۡسَحُوۡا یَفۡسَحِ اللّٰہُ لَکُمۡ ۚ وَ اِذَا قِیۡلَ انۡشُزُوۡا فَانۡشُزُوۡا 14

وَّ کُلُوۡا وَ اشۡرَبُوۡا وَ لَا تُسۡرِفُوۡا 15

وَ قُوۡلُوۡا قَوۡلًا سَدِیۡدًا 16

وَ ثِیَابَکَ فَطَہِّرۡ ۪﴿ۙ۵﴾ وَ الرُّجۡزَ فَاہۡجُرۡ  ۪﴿ۙ۶﴾ 17

وَ اقۡصِدۡ فِیۡ مَشۡیِکَ وَ اغۡضُضۡ مِنۡ صَوۡتِکَ 18

وَ تَزَوَّدُوۡا فَاِنَّ خَیۡرَ الزَّادِ التَّقۡوٰی 19

وَ اِنۡ کُنۡتُمۡ جُنُبًا فَاطَّہَّرُوۡا 20

وَ فِیۡۤ اَمۡوَالِہِمۡ حَقٌّ لِّلسَّآئِلِ وَ الۡمَحۡرُوۡمِ 21

وَ اِنۡ خِفۡتُمۡ اَلَّا تُقۡسِطُوۡا فِی الۡیَتٰمٰی فَانۡکِحُوۡا مَا طَابَ لَکُمۡ مِّنَ النِّسَآءِ مَثۡنٰی وَ ثُلٰثَ وَ رُبٰعَ ۚ فَاِنۡ خِفۡتُمۡ اَلَّا تَعۡدِلُوۡا فَوَاحِدَۃً اَوۡ مَا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُکُمۡ ؕ ذٰلِکَ اَدۡنٰۤی اَلَّا تَعُوۡلُوۡا 22

وَ اٰتُوا النِّسَآءَ صَدُقٰتِہِنَّ نِحۡلَۃً 23

Kuptime: Ju ndalohet martesa me nënat tuaja, po ashtu me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllezërve dhe bijat e motrave tuaja, me ato nëna që ju kanë dhënë gji, me motrat tuaja, që kanë thithur prej një gjiri, me nënat e grave tuaja, me vajzat e grave tuaja që gjenden nën kujdestarinë tuaj, nëse me ato gra keni bërë marrëdhënie bashkëshortore; e, nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk ka pengesa. Ju ndalohet martesa me gratë e bijve tuaj, po ashtu, ju ndalohet t’i bashkoni dy motra në martesën tuaj. Të gjitha këto gjëra që bëheshin më përpara, sot ju ndalohen.

Gjithashtu, nuk lejohet që ju të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave. Po ashtu, nuk ju lejohet të martoheni me ato gra, që kanë qenë bashkëshortet e baballarëve tuaj, rastet e kaluara tashmë kanë kaluar. Femrat e ndershme, nga ju dhe nga ithtarët e Librit, janë të lejuara për ju për t’u martuar, vetëm nëse ju u caktoni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me to, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Tek injorantët arabë kishte një traditë, që nëse dikujt nuk i lindnin fëmijë, gruaja e tij shkonte me ndonjë burrë tjetër për të pasur fëmijë. Kurani Famëlartë e ndaloi këtë zakon. Pikërisht kësaj tradite të keqe i thonë musafehet.

Pastaj thotë: Mos e vritni veten. Mos vrisni fëmijët tuaj. Mos hyni egërsisht në shtëpitë e huaja pa marrë leje. Duhet t’u kërkoni leje për të hyrë në shtëpitë e tyre. Kur hyni në shtëpitë e të tjerëve, thoni selamalejkum[24] sapo të hyni në to. E, nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa të merrni leje nga ndonjë anëtar i asaj shtëpie. Dhe në qoftë se i zoti i shtëpisë ju thotë “Kthehuni!”, atëherë kthehuni. Mos hyni në shtëpi duke kapërcyer muret e saj, por hyni në shtëpi nga dyert e saj.

Nëse ju përshëndet dikush, përshëndeteni atë me një përshëndetje më të mirë e më të bekuar. Alkooli, bixhozi, idhujtaria, fallet, të gjitha këto janë vepra të ndyta dhe djallëzore, largohuni nga këto!

Mos hani cofëtinën; mos hani mish derri; mos hani diçka, në të cilën është përmendur emri i dikujt tjetër përveç Allahut; mos hani mishin e kafshës që është mbytur duke u rrahur; mos hani mishin e kafshës që është vrarë nga rrëzimi; mos hani kafshën që është vrarë nga brirët e kafshëve të tjera; mos hani mishin e asaj që është kafshuar nga egërsirat; Mos hani atë që është therur në emër të idhujve, sepse të gjitha këto konsiderohen të ngordhura. E, nëse ata të pyesin: Çfarë duhet të hamë atëherë? Thuaju: Hani të gjitha gjërat e pastra që ekzistojnë në botë. Vetëm ngordhësirat, gjërat e ngjashme me to dhe gjërat e ndyta mos i hani.

Kur ju thuhet t’u hapni vend të tjerëve në ndonjë tubim, atëherë bëni vend menjëherë, që të ulen edhe të tjerët. Kur ju thuhet të ngriheni, atëherë ngrihuni pa kundërshtim. Hani të gjitha gjërat e pastra si mishi, bishtajoret etj., por, mos e teproni vetëm me një gjë të caktuar dhe mos hani shumë. Mos thoni fjalë të kota. Flisni sipas vendit e kuvendit. Mbajini pastër rrobat tuaja. Trupin, shtëpinë, rrugicën tuaj dhe çdo vend ku uleni ruajeni nga zhuli dhe mos e mbani pis. Domethënë, lahuni shpesh dhe shtëpitë mbajini të pastra.

Mos flisni as me zë shumë të lartë e as me zë shumë të ulët, por mbani një qëndrim të mesëm, përveç rasteve që bëjnë përjashtim. Edhe në të ecurit, as mos ecni shumë shpejt e as shumë ngadalë, por ecni me shpejtësi mesatare. Kur udhëtoni, pajisuni me gjithçka që ju nevojitet për rrugë dhe merrni ushqim të mjaftueshëm me vete, në mënyrë që t’i shmangeni lypjes. Lahuni nëse jeni të papastër për shkak të marrëdhënieve bashkëshortore apo të derdhjes së farës.

Kur hani bukë, jepjani edhe lypësit dhe hidhjani një copë edhe qenit dhe shpendëve të tjerë. Nuk është e ndaluar, nëse e shikoni të arsyeshme, martesa me vajzat jetime që ju i ushqeni. Por, nëse druani se ju mund t’i shfrytëzoni ato duke parë se janë pa përkrahje, atëherë martohuni me vajzat që kanë prindër dhe të afërm, të cilat ju respektojnë dhe për të cilat ju keni merak. Mund të martoheni me një, me dy, me tri ose deri me katër gra, me kusht që të bëni drejtësi ndaj tyre, në të kundërtën, mjaftohuni me një grua, edhe sikur t’ju nevojiten më shumë. Kufizimi i katër grave është vënë për arsye që ju, duke ndjekur zakonet e vjetra, të mos e teproni, domethënë që të mos martoheni me qindra gra ose të mos anoni nga kurvëria. Jepuani pajën e kurorëzimit grave tuaja.

Ky është pra, reformimi i parë që bën Kurani Famëlartë, i cili synon ta largojë njeriun nga gjendjet instinktive dhe nga rrugët e egra e ta pajisë atë me edukatë e sjellje të njerëzishme. Deri tani, nuk është folur për moralet e larta, por janë përmendur vetëm sjelljet e njerëzishme dhe e kemi shpjeguar edhe më parë që këto mësime u nevojitën, sepse populli, tek i cili, Profeti ynësavs erdhi, për nga egërsia kishte parakaluar të gjithë popujt e tjerë. Në asnjë aspekt ata nuk jetonin si njerëzit. Prandaj, ishte e nevojshme që më së pari ata të mësoheshin me sjelljet elementare njerëzore.


[1] “Ju janë ndaluar nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllait, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat tuaja të gjirit, nënat e bashkëshorteve tuaja, bijat e grave tuaja që u rritën në shtëpinë tuaj, nëse me ato gra keni bërë marrëdhënie bashkëshortore; nëse nuk keni bërë marrëdhënie, atëherë nuk është gjynah për ju. Po ashtu, gratë e bijve tuaj nga fara juaj dhe, gjithashtu, (ju ndalohet) të merrni dy motra për gra, përveç asaj që ka ngjarë në të kaluarën.” (En-Nisa 4:24)
[2] “Nuk ju lejohet që t’u merrni grave trashëgiminë me zor.” (En-Nisa 4:20)
[3] “Mos u martoni me gratë, me të cilat janë martuar baballarët tuaj, përveç asaj që ka ngjarë në të kaluarën.” (En-Nisa 4:23)
[4] “Sot, juve ju janë bërë të lejueshme të pastrat. … Po ashtu, të dëlirat besimtare dhe të dëlirat nga ata që u është dhënë libri para jush, pasi ua jepni pajën e martesës duke qenë të dëlirë dhe jo të shthurur e as si ata që zënë dashnore.” (El-Maidah 5:6)
[5] “Mos vrisni veten”. (En-Nisa 4:30)
[6] “… mos vritni fëmijët tuaj”. (El-En’am 6:152)
[7] “… mos hyni në shtëpitë e të tjerëve derisa të merrni leje dhe t’u thoni selam të zotëve të tyre.” (En-Nur 24:28)
[8] “Nëse nuk gjeni dikë në ato (shtëpi), mos hyni në to, derisa t’ju jepet leje. Dhe nëse ju thuhet: “Kthehuni!”, atëherë kthehuni! Kjo është më e pastër për ju.” (En-Nur 24:29)
[9] “Hyni në shtëpi nga dyert e tyre.” (El-Bekare 2:190)
[10] “Kur dikush ju jep ndonjë dhuratë, dhurojini diçka më të mirë sesa ajo, ose si ajo.” (En-Nisa 4:87)
[11] “Sigurisht, (lëndët) dehëse, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fatit janë ndyrësi nga vepra e djallit. Prandaj, ruhuni nga ajo, që të keni sukses.” (El-Maidah 5:91)
[12] “Ju ndalohen ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që është therur në emër të dikujt tjetër pos Allahut, ajo që është e mbytur, e vrarë, e rrëzuar, e vrarë nga goditja e brinjëve, ajo që kanë ngrënë egërsirat, përveçse nëse e keni therur (përpara se të ngordhej), ajo që është therur në altarin e të adhuruarve të rremë”. (El-Maidah 5:4)
[13] “Ata të pyesin se çfarë u lejohet. Thuaju: Ju lejohen të pastrat.” (El-Maidah 5:5)
[14] “Kur ju thuhet nëpër mbledhje: “Lironi vendin!”, atëherë lironi vendin, Allahu do t’ju japë zgjerim; dhe kur ju thuhet: “Ngrihuni!”, atëherë ngrihuni”. (El-Muxhadile 58:12)
[15] “Hani e pini dhe mos e teproni.” (El-A’raf 7:32)
[16] “Thoni fjalë të drejtë!” (El-Ahzab 33:71)
[17] “Rrobat e tua, pastroji. Nga papastërtia largohu.” (El-Mud-deth-thir 74:5-6)
[18] “Përmbahu në ecjen tënde dhe fol me zë të ulët”. (Lukman 31:20)
[19] “Pajisuni me ushqim për rrugë. Pa dyshim, ushqimi më i mirë është druajtja (ndaj Zotit).” (El-Bekare 2:198)
[20] “Nëse jeni xhynubë (gjendje pas aktit bashkëshortor ose derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë) tërësisht.” (El-Maidah 5:7)
[21] “Në paratë e tyre ka pjesë edhe lypsi, edhe ata nevojtarë që nuk lypin.” (Edh-Dharijat 51:20)
[22] “Nëse keni frikë se nuk do të bëni dot drejtësi ndaj jetimeve, martohuni me gra që ju pëlqejnë: me dy, tri e katër. Por nëse keni frikë se nuk do të bëni dot drejtësi, atëherë veç me një, ose me atë që keni në zotërimin tuaj. Kjo (mënyrë) është më afër që të mos bëni padrejtësi.” (En-Nisa 4:4)
[23] “Jepuni grave dhuratën e tyre martesore me gjithë zemër.” (En-Nisa 4:5)
[24] Paqja qoftë mbi ju!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp