Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë i dhuron 100 fidane qytetit të Tiranës

Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë i dhuroi Tiranës 100 fidane pisha. Duke iu përgjigjur thirrjes së Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj për të mbjellë 100 mijë pemë, Xhemati Musliman Ahmedia dhuroi 100 fidane pisha qytetit të Tiranës. Aktiviteti u zhvillua më 22 mars 2018, pranë liqenit të Farkës, ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë. Disa pamje nga aktiviteti: