Xhemati Ahmedia i Kosovës dhuron pako higjienike për njerëz në nevojë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhemati Ahmedia i Kosovës shpërndan pako higjienike për njerëz në nevojë

humanizmi

Xhemati Musliman Ahmedia i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës ka filluar shpërndarjen e pakove higjienike për 2557 persona në nevojë. Këto pako po shpërndahen për familjet në nevojë, të cilat janë regjistruar në Qendrën Sociale në Kamenicë dhe përmes identifikimit të Këshillave Lokale.

Këto pako higjienike transportohen gjithashtu nga derë më derë, duke u kujdesur që të ruajnë distancën sociale. Paketa higjenike përmban: dezinfektues për duar, sapun, detergjent për rroba, detergjent për enë, shampo për flokë dhe letër toaleti.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Z. Qëndron Kastrati falënderoi organizatën Xhemati Musliman Ahmedia për këtë dhurim dhe ndihmë në këtë kohë kritike.

Mbulimi i këtij aktiviteti është i kënaqshëm, dhe lavdi Zotit të Madhëruar, mbi tridhjetë gazeta elektronike kanë botuar këtë projekt humanitar në faqet e tyre të internetit dhe rrjetet sociale, duke arritur në rreth pesë milionë shikueshmëri ose ndjekës. Për më tepër, edhe faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës e ka publikuar këtë lajm.

Kërkesa për t’iu lutur Allahut të Lartësuar mund të mbrojë gjithë njerëzit anekënd botës.

Humanizmi

Humanizmi

Humanizmi

Humanizmi

Humanizmi

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp