Mish i Kurbanit për 100 familje në nevojë të Shkodrës nga Humanity First
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Mish i Kurbanit për 100 familje në nevojë të Shkodrës nga Humanity First

kurban bajrami ne shkoder

Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, me rastin e Kurban Bajramit, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë, nëpërmjet organizatës së tij humanitare “Humanity First”, shpërndau mishin e Kurbanit mes 100 familjeve në nevojë të Shkodrës.

Aktviteti u realizua më 3 gusht 2020, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. Është kënaqësi për Xhematin Musliman Ahmedia që mishi i Kurbanit është ndarë me disa familje të nderuara të Shkodrës. Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërsië u është mirënjohës për pjesëmarrje familjeve dhe Bashkisë së Shkodrës për bashkëpunimin.

Pas aktivitetit, Kryetarja e Bashkisë Znj. Voltana Ademi i ftoi në zyrën e saj përfaqësuesit e organizatës Humanity First-it, për t’i falënderuar. Ajo gjithashtu tha:

“Unë dua t’ju falënderoj ju, veçanërisht  donatorët, në rastin në fjalë Humanity First, të cilët në fakt për të disatën herë radhazi ndihmojnë qytetin e Shkodrës dhe familjet tona. Këtë javë fatmirësisht është bërë e mundur që në një kohë rekord, 100 familje të përfitojnë në Shkodër në saje të ndihmës, duke marrë secila familje nga 3 kg mish. Në fakt nuk ka ndodhur më përpara. Por fakti që kjo ndihmë është dhënë në Shkodër edhe për këto familje të varfra nga Humanity First, unë dua t’i falënderoj me zemër.”

Duke vlerësuar mënyrën e të ndihmuarit nga ana e Humanity First-it dhe të Xhematit Musliman Ahmedia, Znj. Kryetare tha:

“Ajo që unë kam vlerësuar dhe vlerësoj në këtë marrëdhënie është transparenca, korrektësia dhe fakti që nuk ka dallime mes njerëzve, mes atyre që përfitojnë, dhe dëshira dhe vullneti i mirë për t’i shërbyer. Për këtë i falënderoj edhe ata, por ju falënderoj edhe ju, që bëheni, po themi, zëdhënës të asaj ndihme që neve na jepet.”

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp