Humanity First u dhuroi mjete moderne shkollore kopshteve të Çorovodës, Skrapar

Më 18 dhjetor, ditën e mërkurë, Humanity First Deutschland e.V. realizoi aktivitetin e tij në Çorovodë, në kuadër të projektit “Knowledge for Life” (Dija për jetën).
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Bashkinë e Skraparit dhe Fondacionin Xhemati Musliman Ahmedia të Shqipërisë. Organizata bamirëse Humanity First u dhuroi tri kopshteve të qytetit të Çorovodës, laptopë, projektorë, stenda, si edhe enciklopedi dhe libra për fëmijë.
Në aktivitet mori pjesë Kryetari i Bashkisë, z. Adriatik Mema. Përfaqësuesit e Humanity First u pritën me falënderime nga stafi i secilit kopsht, duke theksuar vlerën e çmuar që do të ketë ky kontribut modest. Lavdia i takon Allahut!
Disa foto nga aktiviteti: