Papa Françesku ishte një njeri i dhembshur ... u përpoq të ndërtonte ura midis njerëzve të bindjeve të ndryshme, - Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Papa Françesku ishte një njeri i dhembshur … u përpoq të ndërtonte ura midis njerëzve të bindjeve të ndryshme, – Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia

papa francesku

Me pikëllim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij Papa Françesku. Gjatë gjithë jetës së tij, Papa Françesku u përpoq t’u shërbente të varfërve dhe të pambrojturve, duke shprehur simpati të pamasë për ata që vuanin nën peshën e rëndë të luftës, të persekutimit dhe të padrejtësisë. Ai ishte një njeri i dhembshur, i përulur dhe me besim, dhe u përpoq të ndërtonte ura midis njerëzve të bindjeve dhe të besimeve të ndryshme.

Gjatë Papatit të tij, Papa Françesku priti me ngrohtësi përfaqësuesit e Xhematit Musliman Ahmedia në Vatikan, për të cilin do të jemi gjithmonë mirënjohës. Në emër të Xhematit Musliman Ahmedia, i shpreh ngushëllimet tona të sinqerta Kishës Katolike dhe anëtarëve të saj në mbarë botën.

Juaji sinqerisht,

Mirza Masroor Ahmad

Khalifatul Masih V
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia

21 prill, 2025

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem