Vdekja e Zotit mund ta sjellë veç vdekjen, e jo shpëtimin
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
shpetimi nga mekati

Për sa i përket popullit të krishterë, ata jetojnë në një pjesë të botës që njihet për forcat intelektuale. Kjo duhet të na jepte shumë shpresë, por me keqardhje themi se gjithë shkencën dhe filozofinë e tyre e flakën kur erdhi fjala për besimin dhe njëshmërinë e Zotit. I shohim se, në njërën anë, deri në ç’skaj kanë përparuar me projektet, sistemimet dhe me shpikje nga më të rejat të kësaj bote, e në anën tjetër, si janë degraduar në lidhje me njohjen e Zotit dhe se si një njeri të paaftë e morën për Zotin e të gjithë botëve. Vallë, ç’zgjuarsi në çështjen e botës e “ç’mençuri” në njohjen e Zotit!

Dallimi midis qëndrimeve të skajshme të të krishterëve dhe muslimanëve është se te këta të fundit ka shumë që dhunojnë të drejtat e njerëzve, ndërsa te të parët ka shumë që uzurpojnë të drejtat e Zotit. Kjo sepse keqinterpretimi i çështjes së xhihadit i ka bërë muslimanët kaq zemërgurë saqë ata nuk e kanë më dashamirësinë e vërtetë ndaj njerëzimit. Prandaj, mund të shohim sesi abuzuesit prej qëllimeve të ulëta vetjake ose prej vrullit djallëzor, bëhen gati për t’i marrë jetën një të pafajshmi dhe nuk ngurrojnë ta çnderojnë e t’i zhvatin pasurinë. Në këtë mënyrë, duke minuar këto të drejta themelore njerëzore, ata e kanë përdhosur imazhin e njerëzimit. E kur shohim gjendjen e të krishterëve, na del shumë qartë se ata zaptuan me çdo mënyrë të drejtat që i takojnë Zotit, duke konsideruar paarsye një njeri të paaftë për Zot. Edhe qëllimi për të cilin e kishin bërë zot, u mbeti i paarrirë. Nëse kjo ishte receta për t’u pastruar nga mëkati, pra, që të lanin veten me besimin në gjakun e Krishtit, atëherë përse ajo nuk i pastroi dot njerëzit e Evropës nga adhurimi i botës materiale dhe nga gjithfarë mëkatesh prej imoraliteti, që njeriut do t’i vijë turp edhe sikur t’i përmendë ato? Madje, ata janë zhytur jashtëzakonisht thellë në këso mëkatesh, saqë nuk mund të themi se vendet evropiane janë të përfshira më pak  se vendet aziatike në imoralitete. Përse atëherë nuk kanë reflektuar për këtë recetë të paefektshme?

Çdo mjek dhe çdo i sëmurë, edhe për këtë jetë të shkurtër të kësaj bote, nuk e shkel parimin se kur një recetë e caktuar nuk i bën dobi për dhjetë a pesëmbëdhjetë ditë, e zëvendëson me ndonjë mjekim më të arsyeshëm. Ndërsa receta e gjakut të Krishtit, edhe pse është provuar si e gabuar, përse atëherë nuk u zëvendësua me diçka tjetër? Pas nëntëmbëdhjetë shekujsh pa rezultat, a ia vlen ende të mendosh se besimi në gjakun e Krishtit mund të ta sigurojë shpëtimin e vërtetë? Nëse deri më tani nuk kemi shenja që mund të tregojnë arritjen e qëllimit, a mund të shpresojmë se do të vijë koha kur njerëzit më të pastër në moral e në përmbajtje ndaj epsheve do të jenë pikërisht të krishterët? Ai që jeton në ndonjë prej vendeve të Evropës ose çdo i mençur që mund ta ketë shëtitur qoftë një herë Evropën e të ketë qëndruar pak kohë në Paris a gjetkë, nuk do të ngurrojë të dëshmojë se disa vende evropiane tashmë kanë arritur deri në gjendjen ku imoraliteti dhe tradhtia bashkëshortore te shumëkush nuk përbën më ndonjë mëkat. Sipas tyre është e ndaluar të martohesh me më shumë se një grua, por nuk është e ndaluar t’u hedhësh shikim epshor femrave të tjera. Në Francë e në vende të tjera gjenden shumë gra të tilla, që nuk kanë nevojë për bashkëshort. Mos u duhet vallë të pretendojnë se ka dalë ndonjë varg i ri në Ungjill që ua lejuaka të gjitha këto veprime! Përndryshe do të na duhet të pranojmë se receta e gjakut të Krishtit ka bërë efekt të kundërt dhe pretendimi i saj ka qenë i rremë. E vërteta është se kjo recetë nuk është e drejtë dhe se vdekja e një njeriu nuk ka asnjë lidhje të natyrshme me shpëtimin e dikujt tjetër. Jeta e gjallë e Zotit është baza e të gjitha bekimeve e jo vdekja e Tij. Drita lind me lindjen e diellit e jo me perëndimin e tij.

Jeta e Zotit ësht baza e të gjitha bekimeve, jo vdekja e Tij.Drita lind me lindjen e diellit,jo me perëndimin e tij. Click to Tweet

Dhe tani, duke qenë se kjo recetë nuk e ka arritur qëllimin për pastrimin e mëkateve, edhe pohimi se ai që kishte shkatërruar veten për këtë qëllim ishte i biri i Zotit, rezulton i gabuar. Ne nuk mund t’i etiketojmë Zotit një vdekje që Ai edhe të vdesë, edhe të mos e arrijë qëllimin. Para se gjithash, kjo është kundër praktikës së hershme të Zotit që Ai të mund të ketë pranuar për vete vdekjen, asgjësimin dhe çdo humbje e poshtërim tjetër, për të lindur prej barkut të një gruaje. Sepse pohimi i të krishterëve nuk është provuar as nga ndonjë shembull i mëparshëm që Zoti edhe më përpara dy-tri herë kishte lindur në këtë formë, në mënyrë që njerëzit të kuptonin e të bindeshin, dhe as nuk është mbështetur me mrekullitë hyjnore, të cilat janë përtej kufijve të fuqisë njerëzore. Përveç kësaj, qëllimi kryesor për të cilin ishte sajuar kjo doktrinë, mbeti absolutisht i paarrirë.

Ka dy mëkate kryesore në botë që njerëzit i bëjnë për përmbushjen e dëshirave vetjake: pirja e alkoolit dhe imoraliteti. A nuk është e vërtetë që një pjesë e madhe e burrave dhe grave të Evropës morën pjesë ngishëm në këto dy mëkate? Madje, besoj se nuk është e ekzagjeruar të thuash se Evropa ia ka kaluar Azisë në konsumin e pijeve alkoolike. Në Evropë mund të gjeni kaq shumë dyqane ku shiten pije alkoolike, saqë ato mund ta kalojnë numrin e të gjitha llojeve të dyqaneve që gjenden nëpër qytetet e fshatrat tona. Përvoja na tregon se rrënja e të gjitha mëkateve është alkooli, që e deh njeriun vetëm në pak çaste dhe i mundëson guximin edhe për të bërë vrasje. Mëkate dhe imoralitete të tjera gjithashtu vijnë si pasoja të tij. E theksoj dhe sinqerisht ju them të vërtetën që alkooli dhe druajtja ndaj Zotit nuk mund të bashkohen. Ai që nuk është i vëmendshëm ndaj pasojave të tij, nuk është i mençur. Veç kësaj, jo çdokush mund të heqë dorë nga vesi i pirjes së alkoolit, dhe ky është një tjetër rrezik.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp