Parathënie
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
shpetimi nga mekati

“Si mund të gjendet shpëtimi nga mëkati?” është shkruar në gjuhën urdu, në janar të vitit 1902. Në këtë libërth, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi, Mesih i Premtuaras tregon se epoka jonë, sa më shumë që është zhvilluar nga ana materiale, aq më shumë ka rënë nga ana shpirtërore. Duket se një forcë shumë tërheqëse fshehtas po i ndjell njerëzit drejt rënies. Në këtë situatë, ata kurrsesi nuk mund të ngrihen lart, derisa të mos kundërveprojë një forcë tjetër akoma më tërheqëse prej qiellit, e cila t’u sigurojë njerëzve kënaqësinë në porositë e të Gjithëmëshirshmit dhe bindjen se mëkati është vdekje.  Kjo dritë bindjeje vjen vetëm nga qielli përmes atij dielli që quhet Imam i kohës. Në bazë të profecive të përmendura në librat e feve, autori tregon periudhën kohore në të cilën ai Imam i kohës duhej të vinte e më pas parasheh edhe disa nga zhvillimet që do të bëheshin me jetën dhe me Xhematin e tij.

Duke dhënë një panoramë reale të botës fetare, autori tregon se muslimanët në përgjithësi, për shkak të largimit të tyre nga Islami burimor dhe për shkak të keqinterpretimit të konceptit të xhihadit kanë nëpërkëmbur të drejtat e njerëzve, kurse të krishterët, për shkak të doktrinës së gabuar të trinitetit, kanë zaptuar të drejtat e Zotit.

Mesihu i Premtuaras gjithashtu argumenton se feja e vërtetë duhet të gjykohet nga aftësitë e saj për të çuar besimtarët drejt bindjes në ekzistencën e Zotit, drejt njohjes së Tij. Ai bën edhe një krahasim midis Islamit dhe feve të tjera kryesore dhe arrin në përfundim se vetëm Islami mund t’i dhurojë njeriut njohje të vërtetë, rrjedhimisht edhe shpëtimin nga mëkati.

Koncepti i shpëtimit i paraqitur nga Islami ndryshon nga konceptet e feve të tjera, sidomos nga ai i krishterimit, sepse Islami hedh poshtë idenë e mëkatit të trashëguar dhe pohon që njeriu është përgjegjës vetëm për mëkatet e tij. Në këtë libërth, Mesihu i Premtuaras u përgjigjet pyetjeve të rëndësishme si: përse njeriu mëkaton dhe se si ai mund të lirohet nga mëkati?

Mesihu i Premtuaras sqaron se njeriu vetë nga natyra u shmanget gjërave për të cilat është i bindur se janë të dëmshme dhe nëse ai mëkaton, do të thotë se ai nuk beson me bindje të plotë në ekzistencën e Zotit dhe në dënimin e humbjen që i vjen nga mëkati. Po të ketë të njëjtën bindje në përgjegjësinë e mëkatit, siç e ka për shembull në dëmin e helmit të gjarprit, ai kurrë nuk do të provojë të shkelë porositë hyjnore. Sipas tij, njeriu mund t’i shpëtojë mëkatit vetëm kur të fitojë njohje të përsosur edhe rreth madhështisë së Zotit, edhe rreth bukurisë së Tij. Këtë nivel bindjeje ai mund ta arrijë duke u bashkuar me Imamin e kohës dhe me përpjekje të vazhdueshme e të sinqerta në rrugën e Zotit.

Botuesi

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp