Si mund të gjendet shpëtimi nga mëkati?
Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s.
Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s.Downloads and Formats
Përshkrim i librit
“Si mund të gjendet shpëtimi nga mëkati?” është shkruar në gjuhën urdu në janar të vitit 1902. Në këtë libërth, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi, Mesih i Premtuar a.s. tregon se epoka jonë, sa më shumë është zhvilluar nga ana materiale, aq më shumë ka rënë nga ana shpirtërore. Duket se një forcë shumë tërheqëse fshehtas po i ndjell njerëzit drejt rënies. Në këtë situatë, njerëzit kurrsesi nuk mund të ngrihen lart, derisa të mos kundërveprojë një forcë tjetër akoma më tërheqëse prej qiellit, për t’u siguruar më shumë bindje. Kjo dritë bindjeje vjen vetëm nga qielli përmes atij dielli që quhet Imam i kohës. Në bazë të profecive të përmendura në librat e feve, autori tregon periudhën kohore në të cilën ai Imam duhej të vinte.
Duke dhënë një panoramë reale të botës fetare, autori tregon se muslimanët në përgjithësi, për shkak të largimit të tyre nga burimi i Islamit dhe për shkak të keqinterpretimit të konceptit të xhihadit, kanë nëpërkëmbur të drejtat e njerëzve, kurse të krishterët, për shkak të doktrinës së gabuar të trinitisë, kanë cenuar të drejtat e Zotit.
Mesihu i Premtuar a.s. gjithashtu argumenton se feja e vërtetë duhet të gjykohet nga aftësitë e saj për të çuar besimtarët drejt bindjes në ekzistencën e Zotit, drejt njohjes së Tij. Vetëm njohja e përsosur rreth Zotit mund të shpëtojë njeriun nga mëkati. Autori tregon se si Islami i dhuron njeriut njohje të vërtetë, rrjedhimisht edhe shpëtimin nga mëkati.
SHËNIM
Për arsye të ndarjes së librit nëpër kapituj, në librin Online, redaksia ka shtuar disa nën tituj, pa prekur tekstin origjinal të librit. Andaj, për referencë, të përdoret libri në formatin PDF ose të botuar.