Imam Mehdiu | Shenjat e daljes së tij | Përgjigje ndaj videos së z. Elvis Naçi, nga Samad Ahmed Ghori
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Imam Mehdiu dhe shenjat e daljes së tij | Përgjigje ndaj videos së hoxhës Elvis Naçi, nga Samad Ahmed Ghori

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes

Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia nuk ka pretenduar kurrë as ndonjë shtet, as pushtet, dhe nuk ka bërë kurrë as ndonjë luftë, madje ai thotë:

مجھ کو کیا ملکوں سے میرا ملک ہے سب سے جدا
مجھ کو کیا تاجوں سے میرا تاج ہے رِضوان یار

Ç’më duhen shtetet,
kur shteti që unë i përkas është krejt tjetër!
E ç’më duhen kuroret,
kur kurorja ime është pëlqimi i Zotit!

Kurse, pikërisht mehdiu që hoxha në fjalë ju tregon në gjithë këtë video, synon pushtetin në tërë planetin e Tokës me armë dhe me luftëra. Unë do t’ju tregoj se i gjithë ky skenar jo vetëm që është tepër tepër i dëmshëm për njerëzimin, për muslimanët, njëkohësisht është edhe tërësisht kundër Kuranit të Shenjtë dhe haditheve të sakta. Dhe po ashtu edhe kundër logjikës.

Le t’i bëjmë një analizë të shkurtër videos së Elvis Naçit për shenjat e ardhjes së Imam Mehdiut.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp