
Gjatë periudhës së vetmisë, Hazret Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s. me zemër të dhimbsur lutej që t’i mundësoheshin ndihmëtarë të fesë. Këtë lutje të tij ai e përmendi në një letër që i kishte dërguar Hazret Maulvi Nurudinit r.a. që më vonë do të bëhej Kalifi i tij i parë. Lutja e tij vijon:
رَبِّ اَعْطِنِیْ مِنْ لَّدُنْکَ اَنْصَارًا فِیْ دِیْنِکَ وَاَذْھِبْ عَنِّیْ حُزْنِیْ وَاَصْلِحْ لِیْ شَاْنِیْ کُلَّہٗ لَااِلٰـہَ اِلَّا اَنْتَ۔
O Zoti im! Dhuromë prej Vetes ndihmëtarë të fesë Sate, largoma brengën dhe rregulloma gjithë çështjen time. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.[1]
[1] “Maktubat-e-Ahmedia”, vëll. 5, nr. i letrës 24, f. 34.