Tashmë, shenjat janë përmbushur. Koha ka ardhur. Muslimanët kanë nevojë të pazëvendësueshme për të pasur udhëheqjen shpirtërore të Imam Mehdiut, për të gjetur drejtimin e duhur, për të krijuar edhe një herë kontakt me Zotin e Madhërishëm. Zoti sipas premtimeve të Tij, e ka dërguar Imamin e kohës dhe ai është Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.. Pranimi i tij është shumë i rëndësishëm për muslimanët. Prandaj, i Dërguari i Allahut s.a. u ka lënë amanet të gjithë muslimanëve rreth Imam Mehdiut a.s. duke thënë:
“Kur ta shikoni, binduni atij, edhe sikur ju duhet të zvarriteni barkas maleve të mbuluara me borë, sepse ai është Mehdiu, Kalifi i Allahut”.[1]
Ndërsa në një vend tjetër thotë:
“Kushdo nga ju që gjen Isain birin e Merjemes, le t’ia përcjellë selamin prej meje”.[2]
Duke nënvizuar rëndësinë e nënshtrimit ndaj Imam Mehdiut a.s., i Dërguari i Allahut s.a. thotë:
“Ai që iu bind Imam Medhiut është sikur m’u bind mua, ndërsa ai që e kundërshtoi atë, është sikur më kundërshtoi mua”.[3]
I Dërguari i Allahut s.a. ka thënë:
“Ai që vdes pa pasur Imam (të caktuar prej Zotit), është sikur ka vdekur në injorancë”.[4]
Hazret Hudhejfa r.a. kur e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut s.a. se çfarë duhet të bënte në rast se do të gjendej midis fitneve dhe çrregullimeve të muslimanëve, i Dërguari i Allahut s.a. i qe përgjigjur:
“Të obligohet që t’i bashkohesh Xhematit të muslimanëve dhe Imamit të tyre”.[5]
[1] Sunen Ibni Maxha, vëll. V, nr. 4084, Shtypshkronja Darussalam, Rijad, 2007.
[2] El-Mustadrak Alas-Sahihejn, Imam Muhammed bin Abdullah el-Hakim, nr. 8700, Darul Harmejn, Kajro, 1997.
[3] Baharul Anwar, vëll. 13, f. 17.
[4] Musned Ahmed bin Hanbeli, vëll. 4, f. 96.
[5] Buhariu, Kitabul-manakib, bab alaamatin-nubuvati fil-islam, nr. i hadithit 3411.