Xhemati Musliman Ahmedia, deri në skajet e Tokës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhemati Musliman Ahmedia, deri në skajet e Tokës

[Po ju sjellim disa pamje të bukura nga dy dokumentare të ndryshme të kanalit MTA International, kanali i parë në botë për fenë Islame.]

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. tha:
Allahu i Madhërishëm më premtoi: “Unë do ta çoj mesazhin tënd deri në skajet e Tokës”.

Shikoni pra, me çfarë madhështie Ai e përmbushi këtë premtim! Ne as nuk mund ta imagjinonim këtë.

Ne as nuk mund të përfytyronim që Zoti do të na mundësonte një sistem, kaq shpejt dhe kaq lehtë, përmes të cilit do të arrinim gjer në skajet e botës. Këto, pa dyshim, ishin lutjet që Zoti i Madhërishëm i pranoi. Dhe sot ne po arrijmë në çdo skaj të botës.

Xhemati Musliman Ahmedia në Ganvie të Afrikës

E vërteta! E vërteta gjen rrugën e vet. Ajo kapërcen erërat lumenjtë dhe oqeanet për të shkuar deri në skajet e kësaj Toke.

Mirësevini në Ganvie! Një qytet që lundron në ujë. Që para 300 vitesh, këta njerëz sollën kulturë dhe fe nga toka dhe janë përshtatur në mënyrë të suksesshme me përditshmërinë moderne dhe fenë e tyre në atë mënyrë, saqë ju në të ashtuquajturën botën e zhvilluar, as nuk mund ta imagjinoni dot.

Ata janë të shkathët, të vendosur dhe jashtëzakonisht fleksibël. Këta njerëz mund t’ju tregojnë që pak kaos nuk është gjithmonë i keq, edhe në këtë cep të vogël të Tokës.

Tani Ganvie ka një kulturë të pasur dhe begatë të 30 mijë banorëve ujorë, që jetojnë në këto shtëpi të vendosura mbi këmbalka, pa pasur as ujë të rrjedhshëm dhe as rrymë elektrike. Natyrisht, ky është një vend i vështirë banimi. Megjithatë, këta i kanë treguar botës që me pak kreativitet, pak guxim afrikan dhe atmosferë shoqërore, të krishterët, muslimanët dhe vodutë mund të bashkëjetojnë me lumturi për shekuj me radhë.

Mund të shihni këtu. Çdokush këtu, qoftë i vogël, qoftë i madh, qofshin gra apo burra, të gjithë lëvizin me varka. Sepse ky është një qytet ujor, siç mund ta shohim. Kështu që, çdoherë për çdo gjë që u nevojitet, u duhet të lëvizin me varka. Shumica prej tyre janë të fesë vodu. Disa janë të krishterë, katolikë, dhe pjesa tjetër janë muslimanë. Dhe tani, elhamdulil-lah, ne kemi më shumë 200 muslimanë ahmedianë në këtë qytezë.

Imam Sikkiru është një misionar lokal i Xhematit Musliman Ahmedia, që është një bashkësi muslimane me rritje të shpejtë në të gjithë botën, që beson se Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu ka ardhur. Dhe prej 3 vitesh, misionari vjen rregullisht në Ganvie për të udhëhequr xhematin e tij të më shumë se 200 muslimanë ahmedianë, që janë vendosur këtu nga më shumë se 50 vjet.

Kjo është xhamia jonë. Xhamia Ahmedia në Ganvie. Pra, kjo është një xhami shumë e bukur. Nuk mund të gjejmë një të tillë në ujë diku tjetër.

Ja ky është Presidenti ynë. President, Es-selamalejkum ve rahmatullahi ve barakatuhu

Valejkum selam ve rahmatullahi ve barakatuhu Si jeni?

Mirë, elhamdulil-lah!

Ky është Presidenti im. Presidenti i Xhematit Ahmedia të Ganvisë. Është një njeri shumë i butë, shumë i drejtë. Që nga fëmijëria ai i shërben Xhematit.

Hasan Hukume ishte adoleshent, kur babai i tij nigerian la Vodunin, fenë e etërve të tij, për të pranuar Islamin dhe me gjithë familje mërgoi në Ganvie dhe ndërtoi këtë xhami. 5 dekada më pas, Hasani është Presidenti i Xhematit Musliman Ahmedia të Ganvias, duke u kujdesur për nevojat e përditshme shpirtërore të të rinjve dhe duke administruar trashëgiminë e babait të tij, pra, xhaminë Ahmedia të Ganvias, së bashku me bashkëshorten e tij Abiba, ose Mama, siç e quajnë me respekt.

Pasi ne pranuam fenë Islame, muslimanët ahmedianë vendas e pyetën babain tim se sa do ta shiste tokën e tij që ata të ndërtonin një xhami në të. Por ai tha:

“Jo! Unë do ta dhuroj këtë vend dhe do t’ia jap Xhematit që këtu të ndërtohet një shtëpi e Zotit”.

Babai im nuk ishte musliman. As unë nuk isha. Puna e tij ishte të kujdesej për idhullin e Vodunit  për gjyshin tim. Kur unë dhe vëllezërit e motrat kishim lindur, ai na dërgoi neve për përkujdesje te një musliman.

Ne qëndruam te një familje muslimane, derisa gjyshi ynë u plak shumë. Në atë kohë babai im iu afrua gjyshit dhe i tha: “Baba! Qysh nga fëmijëria unë jam kujdesur për idhullin tënd të Vodunit. Por tani unë do ta lë këtë dhe do të vazhdoj të adhuroj Zotin e Islamit”. 

Gjyshi im tha: “Bir! Ti ke bërë mjaft për mua. Tani shko ta adhurosh Zotin tënd ashtu siç ti dëshiron”.

Në fillim, ne nuk ishim ahmedianë. Dhe deri atëherë unë isha si i verbër. Por që kur u bëra një musliman ahmedian, unë mund t’i shikoj gjerat nga këtu deri në Kutanu.

Të jetosh në ujë dhe të udhëtosh me varka duket shumë e bukur, por kjo ul perspektivat e punësimit. Rrugët ujore nuk bëhen baza zyre apo mundësi punësimi. Prandaj, burimi kryesor i ushqimit në tryezë është peshkimi. Megjithatë, jeta në liqen dhe ishujt e vegjël, nuk është shumë e ndryshme nga ajo që ju jeni mësuar të dini. Higjiena e dhëmbëve merret seriozisht në Ganvie.

Këta janë fëmijët e mi. Kjo është Shakirat, më e madhja. I dyti është Ibrahimi.

Shko dhe sille Muhammedin. A ke fjetur mirë?

Fetahu gjithashtu ka ardhur nga Nigeria në Ganvie në një moshë të re, dhe tani jeton me gruan, motrën dhe tre fëmijët e tij. Buka e mëngjesit në tavolinë është gjithmonë e para në agjendën e ditës. Fetahu e la krishterimin vetëm dy vjet më parë dhe tani ka gjetur paqe dhe qetësi në Islam Ahmediat, madje ai ka përparuar shpejt në besimin e tij të ri. Ai është bërë kryetari i organizatës së të rinjve muslimanë ahmedianë të Ganvias.

Kjo është një fotografi e Imam Mahdit (a.s.). Unë e mbaj këtë të shfaqur, në mënyrë që sa herë që dikush më viziton ta lexojnë atë. Islami më ka ndryshuar jetën. Më përpara, zgjohesha dhe mendoja për jetën time. Pyesja veten, çfarë është Perëndia? Shkoja në kishë dhe aty ne këndonim e kërcenin. Por kurrë nuk kam mësuar asgjë.

Kjo është pompa ku furnizon ujë i gjithë fshati. Askush nuk ka çezmë në shtëpi. Por njerëzit kanë nevojë për ujë të pijshëm, të lajnë rrobat. Për këtë arsye, këtu gjithmonë ka radhë të gjatë, çdo herë. Tani më erdhi radha. Ja, e mora ujin.

Unë ju thashë që duhet të pranoni Ahmediatin, por ju refuzuat. Nëse pranoni Islam Ahmediatin, do të gjeni gjithçka që kërkoni.

Sofija erdhi në Islam-Ahmediat para pak vitesh, nga njëri prej sekteve lokale të krishtera dhe ka ardhur për të parë një botë tjetër përmes Islamit.

Nuk jam muslimane e lindur.

Vodu, një fe e lashtë pagane, e përqendruar rreth adhurimit të shpirtrave dhe idhujve, me himne dhe vallëzime rituale, është një prej feve kryesore të Beninit.

A i ke dhënë raki?

Unë duhet t’i jap raki, përpara se ai të bëhet i zemëruar me mua.

Por feja Vodu po has një rënie të ngadaltë, sepse të rinjtë po e braktisin atë, duke kërkuar besim diku tjetër. Ibrahimi është njëri prej tyre. Ai nuk ka shumë kohë që e ka gjetur Islam-Ahmediatin si thirrje të tij.

Unë kam vetëm një fëmijë, një djalë. Një ditë ai ra në liqen. Ne e nxorëm jashtë dhe nuk merrte frymë. U munduam shumë, unë, priftërinjtë, nëna dhe familja ime. Por fëmija nuk erdhi në jetë. Të gjithë po thoshin se fëmija ka vdekur, bëni përgatitjet për ta varrosur, nuk mund të bëjmë asgjë.

Ato ditë kam pasur zakon të shkoja në ceremoni dhe aty lypja para, haja, dehesha, vallëzoja dhe bëja gjithçka që doja. Kur ndodhi kjo me djalin tim, një shoku im musliman më tha se fëmija nuk mund të vdesë kështu kaq shpejt. Ai filloi të lutej. Më kërkoi Kuran. Ia solla Kuranin dhe ai e hapi dhe filloi të recitonte. Dhe shumë shpejt, trupi i djalit tim filloi të lëvizte. Djali im ishte i gjallë përsëri.

I thashë shokut tim që tani e tutje unë do ta ndjek fenë e tij. Sepse kam qenë në fenë Vodun për 25 vjet dhe kurrë nuk kam parë ndonjë mrekulli të tillë. Lutja e tij bëri që djali im të kthehej në jetë dhe unë vendosa ta ndiqja Islamin e tij deri në fund të jetës sime. Sepse Islami ka fuqinë për të kuruar njerëzit.

Më përpara në Vodun, unë humbja shumë para gjithmonë rrija i pirë. Tani unë kam hequr dorë nga alkooli. Shoh një dallim shumë të madh mes lutjes në Vodun dhe Islam në jetën time.

Nëse populli i Ganvies mendojnë për jetën e tyre dhe dëshirojnë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre, atëherë e ardhmja e tyre është në Islam-Ahmedia.

Ahmediati më dha një jetë të re dhe unë kam gjetur besimin e vërtetë. Sa herë që jam me ta, jam sikur mes vëllezërve nga prindërit e njëjtë. Dhe jam krenar që predikoj mesazhin e Ahmediatit në shoqërinë time.

Nuk ka rëndësi sa kohë do të duhet. Këtu në Ganvie do të ketë shumë muslimanë ahmedianë. Islam Ahmedia do të lulëzojë këtu.

Ky fshat i largët, unik dhe me të vërtetë i mrekullueshëm në djepin e qytetërimit është bërë shtëpia e disa muslimanëve ahmedianë, të cilët janë bërë pishtar dhe thirrës për njerëzit që rrethojnë, duke sinjalizuar agimin e një epoke të re për banorët ujorë të Ganvias dhe përtej.

Xhemati Musliman Ahmedia në ishullin Mayotte

Dhe pas kësaj, ne do t’ju çojmë në një vend tjetër. Mijëra kilometra nga kudo që jeni. Një vend që gjeti të vërtetën, duke e rrëmbyer atë nga qielli, në ishujt e Majotes (Mayotte). Këtu e vërteta e Islam Ahmediatit ka hyrë në zemrat e njerëzve vetëm përmes kanalit televiziv MTA.

Jemi bërë ahmedianë falë televizionit MTA. Ne pamë që mësimet që jepen në MTA ishin më të drejta dhe më të mira. Falënderojmë Allahun që jemi bërë ahemdianë.

Ky është një xhemat që u vendos vetvetiu, shumë përpara se aty të shkonte ndonjë misionar.

Jam i bindur se asnjë forcë në këtë botë nuk mund ta ndalë progresin dhe fitoren e këtij Xhemati.

Ata humbën thuajse çdo gjë për hir të besimit të tyre, megjithatë u treguan të palëkundur.

Ngaqë nuk e dëgjova Mullanë, ata ma shkatërruan shtëpinë. Ne nuk kemi frikë. Këto kërcënime ata po lëshojnë prej shekujsh, lëshojnë fetva se jemi qafirë, se do të na vrasin. Por ne nuk kemi frikë nga asgjë. Ne kështu do të vijojmë të shtohemi, inshaAllah Ta’ala.

Islam-Ahmediati po arrin skajet e Tokës, siç ishte parashikuar. Ganvie dhe Majotte janë vetëm dy dëshmi.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp