Profecia për Kalifatin në Islam - Nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Profecia për Kalifatin në Islam – Nga Profeti Muhammed s.a.v.s.

Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. tha:

kalifati ne islam profecia“Profetësia do të mbetet midis jush, aq sa e do Allahu. Më pas, vetëm kur të dojë Ai, do ta marrë atë. Pastaj do të vendoset Kalifati që vjen përmes rrugës së profetësisë, dhe ai do të mbetet aq sa do të dëshirojë Zoti. E më pas Zoti do ta ndërpresë atë. Pastaj ajo do të ndiqet nga një mbretëri tiranike. Ajo do të qëndrojë aq sa ka vendosur Allahu e pastaj Allahu i Lartësuar do t’i japë fund asaj. Pastaj do të vendoset një tjetër mbretëri despotike, dhe kjo do të mbetet për aq kohë sa të dëshirojë Allahu e pastaj Allahu i Madhërishëm do t’i japë fund asaj dhe më pas do të vendoset Kalifati që vjen përmes rrugës së profetësisë. Pastaj, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. heshti”.[1]

Këto ishin fjalët e Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s., të thëna para 1400 vitesh, që parashikonin 4 periudha dalluese të Kalifatit në umetin musliman që janë: Kalifati në rrugën e profetësisë, mbretëria tiranike, mbretëria despotike dhe përsëri Kalifati në rrugën e profetësisë.

Një vështrim i shkurtër përmes analeve të historisë zbulon se kjo profeci u përmbush dhe vijon të përmbushet fjalë për fjalë. Në suren En-Nur, Zoti i Madhërishëm u ka premtuar besimtarëve që bëjnë vepra të mira, që Ai do të vendosë për ta institucionin e Kalifatit.

Në përputhje me këtë premtim hyjnor, periudha e parë e Kalifatit, e cila pasoi profetësinë e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), e cila njihet edhe si Kalifati i Drejtë, i përbërë nga 4 Kalifë: Hazret Ebu Bekri r.a., Hazret Omeri r.a., Hazret Osmani r.a. dhe Hazret Aliu r.a.. Ky Kalifat mbeti nga viti 632, deri në 661 të erës sonë, dhe kjo ishte në përputhje të plotë me një profeci tjetër, që pohon se Kalifati do të qëndronte për tridhjetë vjet.

Pas kësaj periudhe të bekuar të Kalifatit, Profeti s.a.v.s. parashikoi një periudhë tjetër të dalluar të Kalifatit, të cilën ai e quajti “Mulken ‘ādan” (مُلْكًاعَاضًّا). Në arabisht, el-‘addu do të thotë të mbash diçka midis dhëmbëve për të kafshuar a për të prerë. Prandaj, kjo i referohet një monarkie të tillë, ku kërkuesit e Kalifatit do t’i prisnin fytin njëri-tjetrit. Kjo periudhë shtrihet nga viti 661 deri në vitin 1516.

Në përgjithësi besohej që muslimanët duhej të kishin vetëm një lider suprem dhe thuhej:

kalifati ne islamEl’Eimmetu min Kurejsh

Imamllëku ose lidershipi duhej të ishte vetëm nga fisi i Kurejshëve.

Prandaj, gjatë këtyre 855 vitesh, kjo periudhë Kalifati pati liderë me shumicë nga kurejshët, të cilët me fjalë të tjera, quheshin:

  • Beni Umejje,
  • Beni ‘Abbas dhe
  • Beni Fatime.

Shkruhet që Beni Umejje që sunduan nga viti 661, përdorën mjete tiranike dhe vranë pa mëshirë në shkallë të gjerë për ngritjen e Kalifatit. Kjo mund të dëshmohet në betejën famëkeqe, kur ata martirizuan Imam Huseinin r.a., nipin e Profetit të Muhammed s.a.v.s. dhe rreth 70 anëtarë të familjes së tij, në Qerbelanë e Jezidit.

Hazret Aliu r.a. u martirizua në vitin 40 pas hixhretit. Pas kësaj, filloi regjimi i Emir Muavijes. Hazret Imam Hasani u tërhoq nga udhëheqja, me kushtin që muslimanët pas tij të zgjidhin me konsensus cilindo që dëshironin si imam të tyre.

Por, kur ky kusht nuk u përmbush. Në vitin 61 pas hixhretit, ndodhi ngjarja e tmerrshme e Qerbelasë, në të cilën Hazret Imam Husejni r.a. u martirizua. Kështu që, ashtu siç Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte parashikuar se një monarki ndarëse do të merrte formë, kjo ngjarje i ndau muslimanët në dy fraksione: Shiatë dhe Sunitë.

Më pas, gjatë kësaj periudhe të Beni Umejjes, ata u ndanë në Muzraitë dhe Jemenitë arabë, grindjet e vazhdueshme të të cilave shkaktuan ndarje të mëtejshme. Roli që luajti ky Kalifat ishte ai i monarkisë. Si rezultat, gjatë kohës së Beni Umejjes, kishte vetëm 3 liderë që mund të udhëhiqnin faljen e së premtes, që ishin: Emir Muavije, Abdul Malik Bin Mervan dhe Hazret Omer Ibni Abdil Aziz. Megjithëse parimet e Islamit nuk u sfiduan kurrë, por shpirti që qëndronte mbrapa këtyre parimeve, sigurisht që u komprementua.

Ajo që ndodhi në këtë dinasti ishte se ata kurrë nuk i inkurajuan njerëzit që të pranonin Islamin, sepse kjo shkaktonte një rënie në xhizje, duke sjellë kështu rënie edhe në të ardhura. Kjo ishte arsyeja pse ata do të dekurajonin njerëzit për të pranuar Islamin. Qasja e tyre ishte përjashtuese, e jo përfshirëse.

Kjo ishte diçka që Hazreti Omer Ibni Abdil Azizi e hoqi gjatë sundimit të tij dhe kështu, në kohën e tij, shumë njerëz erdhën në Islam. Shumë njerëz u përfshinë në Islam; duke filluar nga Spanja gjer në Sindh. Kjo monarki mbeti në një shkallë, madhësi dhe forcë të paprecedentë.

Sundimi i Beni Umejjes mbeti nga viti 661 deri në vitin 749. Megjithatë, pasi kjo periudhë e Kalifatit do të ishte një periudhë ku pretenduesit e Kalifatit do t’i prisnin kokën njëri-tjetrit, Kalifati i Beni Umejjes u ndërpre nga Beni ‘Abasët, në vitin 749.

Beni ‘Abbasët gjithashtu do të vrisnin pamëshirë çdo kundërshtar të tyre që mund të pretendonte Kalifatin. Prandaj profecia për këtë periudhë, që pretenduesit e Kalifatit do t’i prisnin kokën njëri-tjetrit, vazhdoi të përmbushej.

Kur Abdullah Bin Ali hyri në Damask, ai urdhëroi vrasjen e popullit. Për Beni ‘Abasët synimi kryesor ishte zhdukja e gjithanshme e Beni Umejjes, të cilën ata e bënë me vrasjen e Kalifit të fundit të Umejjes, atë të Mervan Ibn Muhammedit.

Abdullah bin Abbasi pasi vrau një grup të Beni Umejjes në Basra, porositi që trupat e tyre të liheshin në rrugë dhe ndaloi varrimin e tyre. Qentë u ushqyen me këto kufoma, për muaj të tërë.

Një tjetër Abbasi, Davud Ibni ‘Ali kapi çdo Umejjed në Mekë e në Medine, në Hixhaz e në Jemen dhe i vrau të gjithë, duke mos lënë pas asnjë të gjallë. Kjo periudhë në mënyrë të qartë ishte e tillë që mund të cilësohet se pretenduesit e Kalifatit i prisnin qafën njëri-tjetrit.

Kur Beni Abbasët morën pushtetin, jo vetëm që ata kërkonin hakmarrje nga të gjallët, por edhe nga të vdekurit. Ata gërmuan varre për të nxjerrë kufomat e të vdekurve, që ta qetësonin dëshirën e tyre për hakmarrje. Në predikimin e tij të parë, Abul Abaasi pohoi se tanimë Kalifati u kthye në familjen e tyre, që sipas tij, do të qëndronte deri në zbritjen e Hazret Isait a.s..

Sidoqoftë, ne shohim se në sundimin e këtyre dinastive, shumë njerëz të devotshëm e të ditur, si Imam Ebu Hanifa, u detyruan të kalonin në vështirësi të ndryshme, deri në burgim. Gjithashtu Imam Maliku dhe Imam Ahmed Bin Hanbeli u rrahën me kamxhik. Imam Ibni Hanbeli kështu i plagosur po falte namaz, atëherë një musliman i shtetit i tha se nuk do t’i quhej namazi në këtë gjendje të rëndë. Pra, të gjitha këto gjëra ndodhën. Por, sigurisht parimet e Islamit nuk u sfiduan kurrë dhe për këtë arsye, edhe njerëz të devotshëm vijonin të bënin detyrat e tyre.

‘Abbasitët sunduan Bagdadin nga viti 749 deri në vitin 1258, më pas Egjiptin nga viti 1261 deri në vitin 1516.

Një tjetër faktor që u fut në mes ishte që ata i përjashtuan arabët dhe pas El-Mu’tesim Bil-lahit, ua dhanë përparësinë turqve, duke e lënë në harresë liderin e tyre dhe duke e bërë atë thuajse të parëndësishëm. Gradualisht, kjo monarki u dobësua dhe më në fund, në vitin 1517, kur Sultan Selimi i Parë sulmoi Egjiptin, ra edhe Kalifi i fundit i ‘Abbasitve. Më pas erdhi në fuqi Dinastia Osmane.

Periudha e tretë e Kalifatit sipas Profetit Muhammed s.a.v.s. do të ishte si “mulken xhebrijjen”, që do të thotë monarki rebele, e fortë dhe despotike. Kjo u përmbush në monarkinë turke osmane, e cila ishte një monarki e fortë despotike. Ajo fitoi pushtet mbi Egjiptin dhe krijoi monarkitë islamike te njerëzit jo-kurejshë dhe jo-arabë.

Sulltan Selim Khan Osmani arriti fitoren mbi Persinë, Egjiptin dhe Irakun dhe triumfoi gjithashtu edhe Arabinë, duke krijuar një monarki despotike të Osmanit dhe duke fshirë Kalifatin e ‘Abbasitëve në Egjipt në vitin 1516. Pikërisht pas Kalifatit të ‘Abbasive, titulli Kalif u transferua në mbretërinë osmane.

Si rezultat i trazirave të mongolëve, shumë muslimanë u detyruan të linin vatrat e tyre dhe të mërgonin. Prej tyre ishte dhe një fis osman. Sulltan Selxhuku vendosi këtë fis osman në Anadolli. Në vitin 1299, ata ngritën një principatë të vogël në një zonë. Në vitin 1517, kur Sultan Selimi sulmoi Egjiptin, ai ua mori edhe titujt e Kalifatit nga ‘Abbasitët. Megjithatë, ai ndryshoi titullin dhe u quajt “Mbrojtësi i dy Xhamive të shenjta” dhe në këtë mënyrë filloi të përdorej ky titull i ri.

Pas kësaj, te muslimanët u shfaqën tri perandori të mëdha: Perandoria Osmane u themeluan në Turqi, Safvide në Persi dhe Mogule në Indi. Këto ishin tri dinasti kryesore, por pa pasur një fuqi të centralizuar. Safvidët ngaqë ishin shiitë, nuk e pranonin pretendimin e osmanëve, siç nuk e pranonin edhe mogulët. Kështu, këto tri dinasti filluan mes muslimanëve.

Sundimtarët Osmanë e përdornin situatën politikisht. Ashtu siç bota e krishterë me Papën në krye, shkelnin territoret e tyre, edhe sundimtarët osmanë, iu kundërpërgjigjeshin në të njëjtën mënyrë. Më në fund u bë përplasje e madhe. Ndodhi Lufta e Parë Botërore. Më pas, filloi një epokë e re, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut, i cili në vitin 1922, e shfuqizoi sundimin Osman. Më në fund, në vitin 1924, ai i dha fund tërësisht institucionit të Kalifatit Osman. Nëse deri më parë në botën Islame, Kalifati kishte mbetur me emër, tanimë as ai nuk do të ekzistonte.

Periudha e katërt dhe përfundimtare e Kalifatit që parashikoi Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe që, sipas tij, do të mbetej përgjithmonë, ishte përsëri “Khilafat ‘ala minhaxhin-nebuvah“, pra, Kalifati përmes rrugës së profetësisë.

Deri në kohën kur erdhi momenti i vendosjes së këtij Kalifati, pas vdekjes së Hazret Mesihut të Premtuar a.s., në vitin 1908, Kalifati Osman kishte filluar rrugëtimin e vet drejt zhdukjes. Në vitin 1889, kur Hazret Mesihu i Premtuar a.s. themeloi Xhematin Musliman Ahmedia, në Turqi, studentët e universitetit progresiv, themeluan lëvizjen e Turqve të Rinj. Trysnia e tyre shkaktoi dobësimin e Kalifatit dhe humbjen e fuqisë së tij. Trysnia vijoi të shtohej dhe më 13 maj 1908 në Turqi, Komiteti i Unionit dhe Progresit i dhanë Sulltanit një lajmërim, i cili kërconte fundin e fuqisë së tij.

Më në fund, më 24 korrik 1908, titujt Kalif dhe Sulltan u ndanë. Kalifati vijoi të dobësohej dhe pas Luftës së Parë Botërore, pasi Kalifati Osman kishte humbur thuajse gjithë forcën e tij, më 3 mars të vitit 1924, Mustafa Kemal Ataturk njoftoi fundin e Kalifatit Osman.

Është interesante që Hazret Mesihu i Premtuar a.s. gjithashtu e parashikoi këtë rënie graduale të Perandorisë Osmane, kur atë e vizitoi një ambasador i Turqisë, i quajtur Husejn Kami.

Që nga 27 maj 1908, sipas së njëjtës profeci, u vendos edhe një herë Kalifati përmes rrugës së profetësisë dhe pikërisht përmes këtij Kalifati, mësimet e vërteta të Islamit dhe të Profetit Muhammed s.a.v.s. do të ringjallen dhe do të përhapen në botë.

Është pikërisht ky Kalifat, i cili, në dashtë Zoti, do të mbetet deri në fund.


[1] Musned Ahmedi, vëll. 6, f. 285; Musned En-Numan Ibni Beshir, nr. i hadithit 18596, Bejrut, 1998.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp