A lejohet Mevludi? Cila është data e lindjes së Profetit s.a.v.s.?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A lejohet Mevludi? Cila është data e lindjes së Profetit s.a.v.s.?

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes

Kur lindi Profeti Muhammed s.a.v.s.?

Për lindjen e tij, vetë Pejgamberi Muhammed s.a.v.s. thotë:

mevludi ditelindja e profetit“Unë tek Allahu isha shënuar si “Vula e profetëve” edhe atëherë kur Ademi ishte ende duke u gatuar (ende nuk ishte krijuar tërësisht) … jam lutja e Ibrahimit, lajmi i mirë i Isait dhe përmbushja e ëndrrës së nënës sime, të cilën ajo e pa kur më lindi, që prej saj doli një dritë, me të cilën do të ndriçoheshin edhe kështjellat e Shamit”.

(Sherhus-sunneh; Musnedi i Ahmedit nga “… jam lutja e …” deri në fund; Mishkat, Bab fadailil-murselin; Delailun-Nebuvvah, i Imam Bejhakiut)

Gjithashtu, përmendet edhe një fakt tjetër nga goja e bekuar e Pejgamberit s.a.v.s.:

mevludi ditelindja e profetit“U pyet i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për agjërimin e tij të ditës së hënë. Ai u përgjigj: Atë ditë kam lindur dhe pikërisht atë ditë më erdhi shpallja”.

(Sahihu i Imam Muslimit, nr. i hadithit 2750)

Për sa i përket muajit dhe datës së lindjes së tij, ka rrëfime të ndryshme. Në përgjithësi, historianët pajtohen për muajin Rebiul-evvel, kurse për datën ka rrëfime që thonë se ishte 9, ka që thonë se ishte data 12 dhe ka edhe të tjerë që thonë datën 17 të muajit Reviul-evvel.

Në librin e tij “Delailun-Nebuvvah”, Imam Bejhakiu thotë:

“I Dërguari i Allahut s.a.v.s. lindi ditën e hënë, gjatë vitit të elefenteve (gjatë vitit kur mbreti Abraha sulmoi Mekën me ushtrinë e tij që ka pasur elefantë), në muajin Rebiul-Evel, kur kishin kaluar 12 netët e tij. (Sirat Ibni Hisham)”

A duhet festuar Mevludi?

Një njeri pyeti Hazret Mesihun e Premtuar a.s. rreth Mevludit. Ai tha:

Përmendja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është një gjë shumë e mirë, madje sipas hadithit, kur përmend profetët dhe evlijatë, zbret mëshira e Zotit. Edhe Vetë Zoti i Madhërishëm na nxit të përmendim shpesh profetët. Por nëse kjo përmendje shoqërohet me bidate, që prekin Teuhidin, është e palejueshme. Madhështia që i takon Zotit, jepini Zotit dhe madhështia që i takon Profetit, jepini Profetit. Në mevludet e sotme më shumë ka fjalë bidate dhe këto bidate janë kundër pëlqimit të Zotit. Nëse nuk ka bidate, ai (mevludi) është si një vaz. Të përmendësh ardhjen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., lindjen dhe vdekjen e tij, është një vepër shpërblyese. Neve nuk na lejohet të sajojmë një sheriat apo libër të ri.

Disa mullah e teprojnë kur thonë se mevludi është haram. Nëse është haram, kë do ta ndiqni tjetërkënd? Është e natyrshme që të shtohet dashuria ndaj atij që e përmend më shumë.

Nga ana tjetër, janë edhe ata që çohen gjatë mevludit, bëjnë gjëra të ndaluara. Këta të verbër nga e kuptojnë se u paska mbërritur shpirti i Profetit Muhmmedit s.a.v.s.?! Madje, në kuvende të tilla zakonisht ka njerëz nga më të papastërit dhe nga më të ligjtë. E si mund të vijë shpirti i Profetit s.a.v.s. në mesin e tyre? Dhe ku shkruhet që vijka shpirti?

mevludi“Mos mbaj një qëndrim për të cilin nuk ke dije”. (Kurani Famëlartë 17:37)

Duhet të keni ekulibër nga të dyja anët. Një vehabi që nuk e kupton madhështinë e Profetit Muhammed s.a.v.s., është larg Zotit. Të tillët e kanë deformuar fenë. Kur përmendet ndonjë profet ose veli i Zotit, ata bërtasin dhe pohojnë: “Çfarë epërsie kanë ata mbi ne?!” Ata nuk deshën të merrnin dobi nga mrekullitë e profetëve. Kurse grupi tjetër e prishi besimin duke zgjedhur rrugën e shirkut, saqë u bëri sexhde edhe varreve. Ne themi, mos adhuroni profetët, por mendoni dhe kuptoni. Zoti dërgon shi, që gjallëron tokën dhe e bën të lulëzojë. Edhe profetët janë si shiu i Zotit.

(“Fikhul-Mesih”, f. 395-396)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp