Kalifi ahmedian ka një mesazh për të gjithë dhe veçanërisht për Trump-in
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi ahmedian ka një mesazh për të gjithë dhe veçanërisht për presidentin Trump: “Çdo popull duhet të respektojë popullin tjetër”

Kalifi ahmedian ka një mesazh për të gjithë

Nga Ludovica Iacciono video nga Chiara Brambilla

Kalifi ahmedian ka një mesazh për të gjithë

Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, po i bën thirrje botës për t’i përqafuar vlerat që afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin. Udhëheqësi 67 vjeçar që jeton në pjesën perëndimore të Londrës, beson që vuajtja dhe dhuna gjithnjë në rritje burojnë nga indiferenca e njerëzve ndaj besimit.

“Nëse ju arrini të kuptoni që të gjithë njerëzit janë të njëjtë dhe të barabartë, mund të jetoni paqësisht në këtë botë” ai u shpreh gjatë një interviste, që ai i dha revistës Newsweek nga qendra e tij në Southfields.

Teksa po fliste me qetësi me një zë ëmbël, njerëzit po a prisnin jashtë zyrës për ta takuar. Jashtë, ku aty pranë ndodhet edhe Xhamia Fazl, po binte një shi i lehtë. Përuruar në 1926, kjo është xhamia e parë që u ndërtua si xhami në Londër. Pikërisht këtu,  Xhemati Musliman Ahmedia, një ndër bashkësitë më të përndjekura në botë ri-vendosi qendrën e tij.

Që nga 2003, Mirza Masrur Ahmedi ka udhëhequr këtë komunitet me miliona anëtarë anembanë botës. Përpos përpjekjeve të tij për të ndarë vuajtjen e ndjekësve të tij, Kalifi është angazhuar gjithashtu në promovimin e paqes botërore si dhe në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendeve të varfra.

Kalifi ahmedian ka një mesazh për të gjithë

Mirza Masrur Ahmedi është Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, foto nga Chiara Brambilla për Newsweek UK

Muslimanët ahmedianë pohojnë se misioni i tyre është t’i përçojnë katërçipërisht vlerat themelore të Islamit, siç janë dashuri dhe respekt i ndërsjellë. Megjithatë, Kalifi beson që njerëzve po u zbehet ndjenja e përkatësisë fetare dhe ata kanë harruar të respektojnë njëri-tjetrin.

“Mos luani me ndjenjat fetare të njerëzve, mos luani me emocionet e njerëzve” shprehet ai.

Ai beson se prijësit fetarë si dhe politikanët, vijojnë të japin mesazhe përçarëse, që nxisin më shumë ndasi dhe dhunë në shoqëri. Si shembull ai përmendi presidentin amerikan Donald Trump, i cili njihet për deklaratat e tij kontroverse drejtuar grupeve fetare e etnike në Amerikë dhe gjetkë.

“Nuk më pëlqen ajo që thotë Trump-i. Nëse ai e respekton Amerikën, edhe të tjerët do ta respektojnë. Për ndryshe, edhe shtetet e vogla si kundërpërgjigje do të ndjekin politikë reaksionare” shprehet ai.

“Çdo shtet duhet të respektojë shtetin tjetër. Çdo popull duhet të respektojë popullin tjetër. Çdo politikan duhet të respektojë politikanin tjetër”.

Kush janë muslimanët ahmedianë dhe përse persekutohen ata?

Xhemati Musliman Ahmedia u themelua në 1889 në Indi. Ahmedianët besojnë që themeluesi i xhematit të tyre, Mirza Ghulam Ahmedi ishte mesihu, ardhjen e të cilit e prisnin muslimanët, por muslimanët e tjerë nuk e pranojnë këtë. Si rrjedhojë, bashkësia e tyre është kthyer në një ndër komunitetet më të persekutuara në botë.

Numri i muslimanëve ahmedianë arrin afërsisht dhjetë milionë në më shumë se 200 vende të botës, sipas uebfaqes zyrtare të Xhematit. Pjesa më e madhe e tyre jeton në Pakistan, i cili është vendbanimi i 2-5 milion ahmedianëve.

Por Pakistani është gjithashtu vendi ku ata përballen me persekutimin më të ashpër. Në 1974, qeveria pakistaneze miratoi një projektligj, që i shpalli ahmedianët si jomuslimanë. Amendamenti i dytë në këtë projektligj në 1984 ndaloi ahmedianët të quanin faltoret e tyre si xhami dhe të përhapnin besimin e tyre. Në këto rrethana, ata u detyruan të lëviznin qendrën e tyre globale nga Pakistani në Londër.

Në 2003, kur Ahmedi u zgjodh Kalifi i Pestë i Xhematit, ai gjithashtu u vendos në Londër për shkak të trysnisë së madhe të qeverisë pakistaneze. Mijëra ahmedianë janë larguar nga Pakistani për këtë arsye. Por, sulmet ndaj komunitetit kanë vazhduar pandërprerë. 86 persona kishin humbur jetë, në sulmin terrorist që ndodhi në dy xhamitë e ahmedianëve në Lahor në 2010. Kjo ishte ngjarja më e rëndë ndaj ahmedianëve në Pakistan.

Masud Ahmadi ka punuar si doktor homeopatik në Pakistan. Ai u arrestua në bazë të ligjit të blasfemisë, pasi një person që shtirej si pacient, e kishte regjistruar fshehurazi duke recituar Kuranin, një veprim që nuk u lejohet ahmedianëve në Pakistan.

Megjithatë, persekutimi i ahmedianëve nuk ndalet vetëm brenda kufijve të Pakistanit. Rreziqet që i kanosen këtij komuniteti në Britani dolën në pah në prill 2016, kur një shitës ahmedian Asad Shah u vra në Glasgow, pasi që ishte akuzuar për “mosrespekt ndaj Islamit”.

Në janar, organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” paralajmëroi shkallëzimin e përndjekjes së muslimanëve ahmedianë në Algjeri, ku janë kallëzuar më shumë se 266 persona për shkak të ushtrimit të besimit të tyre nga qershor 2016.

“Autoritetet algjeriane kanë vazhduar pandërprerë persekutimin e këtij minoriteti, për të vetmen arsye që pjesëtarët e tij kanë ushtruar lirinë e besimit u shpreh Sarah Leah Whitson, drejtor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore pranë Human Rights Watch.


Artikulli origjinal u publikua në uebfaqen e revistës Newsweek

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp