Duke ecur në shi ...
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Duke ecur në shi …

Në 2012, Huzuri mori pjesë në Xhelsa Salanën e Kanadasë. Gjatë kohës që ishte atje, banesa e Huzurit ndodhej përballë xhamisë, në krahun tjetër të rrugës, pothuaj 300 apo 400 metra nga xhamia. Zakonisht, Huzuri gjithmonë shkonte me këmbë nga banesa e tij gjer në xhami për të falur namaz. Duke e pritur këtë, qindra ahmedianë qëndronin të rreshtuar në të dyja anët e rrugës. Sa herë që dilte Huzuri për faljen e namazit në xhami, ai kalonte pranë tyre dhe u bënte me dorë, ndërsa ata këndonin ilahi apo ngrinin slogane për të shprehur gëzimin e tyre.

Gjatë gjithë udhëtimit, moti ka qenë shumë i bukur. Por një ditë, nga fundi i udhëtimit, moti ndryshoi menjëherë dhe filloi një furtunë të shoqëruar me një shi të rrëmbyeshëm. Koha ishte e tillë, që ndoshta nuk e kisha kurrë në jetën time. Kur u afrua koha e namazit, për shkak të kushteve atmosferike, stafi i sigurisë bëri gati makinën, që Huzuri të mos shkonte deri në xhami me këmbë.

Por, kur doli Huzuri, për habinë e tyre, ai tregoi se nuk dëshironte të shkonte në makinë, madje do të ecte me këmbë. Huzuri ngriti pak rrobat, dhe nisi të ecte drejt xhamisë që ndodhej 3 apo 400 metra larg. Ndonëse, ai rrinte nën një çadër, por derisa kishte mbërritur në xhami, ai është lagur plotësisht dhe rrobat i ishin bërë qull. Megjithatë, ai shkoi në xhami dhe drejtoi namazet.

Më vonë, kur ishim ktyher në Londër, një ditë e pyeta Huzurin për këtë ngjarje dhe i thashë “Makina ishte gati për ju. Përse zgjodhët të ecni me këmbë?” Huzuri tha: “Atë ditë ishin akoma 3 apo 4 ahmedianë, që qëndronin në shi duke më pritur. Nëse ata më prisnin atje në shi, si mund të shkoja në makinë, duke iu shmangur atyre”.

Kjo ishte ajo dashuri, që për hir të këtyre pak ahmedianëve, që e prisnin me padurim në rrugë, Huzuri zgjodhi të sakrifikonte veten dhe rehatinë e tij”.

Sidoqoftë, pas pak ditësh, Huzuri mori një letër nga një grua, e cila jetonte në një fshat të vogël në Pakistan. MTA-ja gjithashtu kishte arritur disi të kapte atë pamje të Huzurit duke ecur në shi. Ajo zonjë shkroi se nuk kishte bërë shumë shkollë, por e kishte parë mirë atë pamje, në të cillën Huzuri ecte në shi. “Duke parë këtë pamje…” shkroi ajo “unë kuptova se Mesihu i Premtuar a.s. është i vërtetë në deklarimet e tij dhe kam vendosur të pranoj xhematin. Vetëm një udhëheqës i vërtetë mund të jetë kaq i përulur për njerëzit e  tij”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp