Kalifati i vërtetë Islamik - Hazret Mirza Masrur Ahmed - Dokumentar
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifati i vërtetë Islamik – Hazret Mirza Masrur Ahmed – Dokumentar

Kur Omeri, Kalifi i Dytë i Profetit Muhammed, paqja qoftë mbi të, vizitoi Jerusalemin dhe tek po gjendej në kishën më të madhe të qytetit, i erdhi koha e namazit. Në atë moment, peshkopi i afroi mundësinë ta falte namazin në kishë. Kalifi Omer iu përgjigj “Jo. Sepse nëse falem në këtë kishë sot, ndjekësit tanë mund ta përvetësojnë kishën, pasi unë të jem larguar dhe nuk mund t’ju mbrojnë më të drejtat tuaja”. Kur Kalifati ekziston mbi themelin e drejtësisë, të konsideratës për të drejtat e të tjerëve dhe të vullnetit të plotë për të vendosur paqe, siç përcaktohet nga vetë Kurani dhe Profeti, atëherë Kalifati ka aftësinë për t’i shërbyer botës si një forcë madhore.

Ed Davey, UK Secretary of State for Energy:

Njëra prej arsyeve që unë kënaqem duke marrë pjesë në simpoziumin e paqes të Xhematit Ahmedia është që gjej mundësinë të dëgjoj Shenjtërinë e tij dhe atë e gjej si një inspirim. Dhe mendoj se në mbrëmjen e sotme mesazhi i tij ishte më i rëndësishëm se kurrë. Kam parë që mënyra se si ai foli për kërcënimin e ISIS-it në Irak dhe në Siri dhe mënyra se si ai tregoi që ISISI asgjë nuk ka të bëjë me fenë islame, mu duk jashtëzakonisht ndikuese.

Justine Greening, UK Secretary of State for Intern. Development:

Shenjtëria e tij mbajti një fjalim. Ai ishte jashtëzakonisht i fuqishëm që përcaktoi qartazi të gjitha pretendimet që bëjnë grupet e dhunshme si ISISI dhe më pas tërësisht i hodhi poshtë në kuptimin e asaj çfarë në të vërtetë Kurani thotë. Mendoj se kjo për shumicën e njerëzve që ishin në sallë, i ndihmoi për të kuptuar të vërtetën se për çfarë bëhet fjalë Islami i vërtetë dhe se pikërisht ky mesazh i paqes është zemra e tij.

Diane Bedford, Mayor of Rushmore:

Shenjtëria e tij mund të them se është i jashtëzakonshëm, sepse të gjitha gjërat që ai thoshte më përshkonin mendjen dhe unë isha në gjendje për të lidhur çdo gjë që ai thoshte. Mendoj se kjo më befasoi për ndonjë shkak që as vetë nuk e di, por unë vetëm se e gjeta shumë shumë motivues! Jam shumë i kënaqur që erdha këtu. Nuk mund të them më tepër se kaq.

Liderët botërorë e njohin atë për përpjekjet e tij humanitare dhe misionin e tij për paqen botërore, të mbështetur nga slogani i tij famëmadh: “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”. Ai udhëtoi gjerësisht për të përhapur mesazhin e paqes dhe për të kujtuar çdokënd që të respektojë të drejtat e njerëzve të tjerë. Gjatë këtyre tureve, Shenjtëria e tij takoi liderë të ndryshëm botërorë nga Lindja e Largët deri në Evropë; nga Amerika e Veriut deri në Afrikë, për të diskutuar problemet ekonomike, sociale dhe politike që bota po has sot dhe se si mund të krijohet paqja dhe drejtësia në botë. Ai gjithashtu takoi liderë të ndryshëm të feve dhe të komuniteteve, për të ndarë me ta vlerat e përbashkëta dhe idetë thelbësore që janë universale për të gjitha fetë dhe kulturat, me qëllim që të përmirësohet gjendja morale e njerëzimit e të krijohet një atmosferë e dashurisë dhe e dhembshurisë. Nga i vogli deri tek i madhi, ai dëgjon me dhembshuri çdo njeri të thjeshtë, pa dallim race, ngjyre apo feje. Ai personalisht nisi projekte dhe skema sociale për të lehtësuar varfërinë dhe vuajtjen e njerëzimit. Shqetësimi i tij nuk është vetëm standardi moral i ahmedianëve në mbarë botën, por edhe vuajtjen e madhe që ka njerëzimi gjerësisht.

Te Shenjtëria e tij, slogani “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd” vjen i gjallë. Dhe unë vetë jam dëshmitar që Shenjtëria e tij po udhëheq një xhihad, një xhihad të dashurisë, kundër xhihadit me shpatë, me anë të xhihadit me penën dhe dashurinë.

Është nder që t’ju mirëpresim, Shenjtëria juaj. Lidershipi juaj ju ka bërë një figurë të shquar globale dhe jeni bërë udhëzim për miliona muslimanë në mbarë botën.

Shenjtëria juaj! Kjo pa dyshim është një hije e bekimit që ju i keni sjellë këtij kryeqyteti.

Dua të shpreh mirënjohje për privilegjin që kam për të dalë përpara Shenjtërisë suaj dhe kjo puna e mbledhjes me të vërtetë ju ka nderuar ju. Pak më parë po thosha se ju i keni bashkuar Dhomën dhe Senatin, andaj, duhet t’ju kemi më shpesh këtu, dhe ju jemi mirënjohës.

Do të doja t’ju jepja përgëzimet e mia shtesë për punën që bëjnë ahmedianët në Afrikë për rritjen e standardit, sidomos në arsim.

Po mendoja, kur pata mundësinë të mësoja më shumë për ju dhe për shërbimet tuaja, sidomos për kontributin tuaj për popullin e Ganës në fund të dekadës 1970 dhe në fillim të ’80-ve. Dhe kjo më kujtoi diçka shumë të veçantë që ndodhi këtu në shtetin tonë të fuqishëm, para pak vitesh, në Luginën e Vdekur. Mund të keni dëgjuar edhe ju. Në dimrin e 2004-ës ra një shi shtatë inç në Luginën e Vdekur. Pas ca muajsh, në pranverën e 2005-ës, e gjithë lugina ishte mbuluar me lule. Dhe kjo ishte një shenjë që Lugina e Vdekur nuk kishte e vdekur, por kishte fjetur. Ajo priste që të mbilleshin farat e mundësisë. Dhe unë mendoj për ju, Shenjtëria juaj, puna e jashtëzakonshme që keni bërë në Ganë, sidomos përkushtimi juaj në bujqësi, që populli i Ganës të kishte grurin, gjë që kurrë nuk ishte bërë në historinë e atij shteti. Ju mbollët farat e mundësisë dhe kjo është një mësim për të gjithë ne që kur përballemi me injorancën, varfërinë dhe sëmundjen, ashtu siç ju e keni përkushtuar jetën tuaj, kur vijnë kushtet e përshtatshme, suksesi është i garantuar dhe i patjetërsueshëm. Atëherë, suksesi thjesht do të gjejë rrugën e vet.

Në të gjitha eventet që u zhvilluan këtu, rrallëherë ju shikoni të paraqitet “Çelësi i artë”. Sot, ju shikoni se ky “Çelësi i artë” ju jepet juve Shenjtërisë suaj.

Unë kam parë që gjatë 12 viteve që jam si anëtar i Këshillit të qytetit, janë dhënë vetëm 4 çelësa të qytetit. Pa dyshim, ky është një nder shumë i veçantë që u rezervohet vetëm vizitorëve më të veçantë.

Kjo dorë shtrëngoi dorën e Shenjtërisë së tij. Unë thjesht isha i pushtuar!

Sot ky njeri, Mirza Masrur Ahmed, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia është Kalif i Islamit. Ndjekësit e tij janë dhjetëra miliona, të përhapur në më shumë se 200 shtete anekënd botës, gjë që e bën atë liderin e grupit më të madh të muslimanëve në të gjithë botën, që ndjekin një imam. Kalifi, i cili ka folur në Kapitol Hill, në Parlamentin Britanik, në Parlamentin Evropian dhe që ka mbajtur koordinim me dhjetëra liderë, njihet si kampion i paqes nga udhëheqësit anembanë botës.

Për këtë punë ne jemi bashkë me Shkëlqesinë e tij, që është një kampion guximtar i përhapjes së lirisë së fesë dhe të paqes. Ne posaçërisht duartrokasim Kalifin për denoncimin e atyre që e shtrembërojnë fenë duke e cilësuar atë si një justifikim për dhunën. Sido që ta përkufizojmë Zotin, është e padrejtë të vrasim në emrin e Tij.

Sot kur ne, Xhemati Musliman Ahmedia, ngremë sloganin “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd” si një mjet për të vendosur paqen globale, ne e bëjmë këtë drejtpërdrejtë në përmbushjen e mësimeve të Kuranit të Shenjtë dhe të praktikës së Profetit të shenjtë, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të.

Unë, në dashtë Zoti, gjithmonë do të vijoj të përmbush detyrat dhe përgjegjësitë e mia për të promovuar paqen, tolerancën, drejtësinë dhe dashurinë, deri në skajet e botës. Do të vijoj t’u predikoj të gjithë njerëzve, që për t’u liruar nga dhembjet dhe vuajtjet me të cilat po përballemi sot, ne duhet ta përvetësojmë drejtësinë dhe barazinë e vërtetë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp