Një çast i paharrueshëm
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Një çast i paharrueshëm

Në 2012, Huzuri udhëtoi në Kanada për të marrë pjesë në Xhelsa Salana. Fatkeqësisht, gjatë Xhelsës ka pasur disa çështje administrative dhe mangësi të tjera. Në hytben e fundit gjatë këtij udhëtimi, Huzuri përmendi disa prej tyre. Ai foli duke shprehur pakënaqësinë për një sërë rastesh të cilat nuk duhet të kishin ndodhur apo mangësitë që nuk duhet të shfaqeshin. Isha në xhami dhe isha ndenjur në pjesën përpara. Unë pashë se të mëdhenjtë e të rinjtë kishin lot në sy njësoj në dy krahët e mi. Ndonëse, ata nuk ishin fajtorë të drejtpërdrejtë për atë që kishte ndodhur, por ishin mërzitur dhe brengosur jashtëzakonisht shumë se Kalifi u erdhi për vizitë dhe tashmë po largohet i pakënaqur nga disa çështje.

Gjatë asaj dite në Peace Village, unë vura re se si njerëzit dukeshin të mërzitur e të trishtuar. Mund të kuptoje se atmosfera ishte ndryshuar plotësisht, në krahasim me ditët e para, që ishin mbushur me entuziazëm e ngazëllim.

Huzuri ka një dashuri të pakufishme për xhematin dhe sigurisht ai duhet të ketë kuptuar se çfarë përjetonin anëtarët në ato çaste. Atë mbrëmje, pas namazit të jacisë, pas darkës, mjaft vonë gati rreth orës 11, ndodhesha në një rrugicë, kur papritmas dëgjova parullat më të fuqishme që kisha dëgjuar ndonjëherë. Unë nxitova për të parë, se çfarë po ndodhej. Shkova pranë banesës së Huzurit dhe pashë që ai kishte dalë nga banesa në atë orë të vonë. Ai nisi të ecte nëpër rrugica të ndryshme të Peace Village. Lajmi u përhap me shpejtësi dhe brenda pak çasteve qindra mijëra ahmedianë që banonin në lagjet pranë si dhe mysafirët e xhelsës nxituan nga shtëpitë dhe banesat e tyre për të parë e për të përshëndetur Huzurin. Më dukej sikur të gjitha emocionet e asaj dite u shpërthyen në parullat dhe manifestimin e tyre. Ata mezi po mbaheshin nga gëzimi duke parë Kalifin, ndërsa ai u bënte me dorë me një buzëqeshje të ëmbël.

Unë nuk kam pyetur kurrë Huzurin se përse kishte dalë atë natë, por brenda vetes isha i bindur se ai me siguri dinte ndjenjat e tyre dhe ai dëshironte të siguronte se është i kënaqur me ta.

Në të vërtetë, ai ishte një ndër ato çaste të paharrueshme që kam përjetuar në jetën time.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp