Filloi shi në mes të thatësirës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Filloi shi në mes të thatësirës

Në 2013, Huzuri kishte udhëtuar në Australi dhe unë gjithashtu pata nder ta shoqëroja atë në këtë turne të bekuar. Një ditë pas namazit të jacisë, teksa Huzuri u çua për t’u kthyer në banesën e tij, një anëtar i bordit të xhematit, iu drejtua Huzurit dhe tha që për shkak të vatrave të zjarrit në pyjet rreth qytetit Sidni, shteti po përballet me një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Andaj, bëni dua që kjo gjendje të përmirësohej dhe të sillet nën kontroll. Ai gjithashtu tha që sipas të dhënave meteorologjike, nuk parashikohet asnjë mundësi për shirat gjatë ditëve në vazhdim. Kjo situatë po kanoset një rrezik të madh. Huzuri heshti pak dhe pastaj i tha: “Këto shira janë në pritje të largimit tonë”. Unë gjithashtu ndodhesha atje dhe në atë moment nuk kam kuptuar asgjë. Megjithatë derisa Huzuri kishte thënë që këto shira po presin vetëm që të largohemi, kujtova se udhëtimi i Huzurit do të zgjatej edhe dy javë të tjera. Megjithatë, jemi lutur për atë situatë.

Në atë kohë, Amiri i Australisë i ndjeri Mahmud Bengali sahibi ishte i sëmurë. Por, meqë iu përmirësua gjendja shëndetësore, u vendos aty për aty për të udhëtuar në Brisbane. Brenda pak çasteve u finalizua krejt programi dhe sipas porosisë së Huzurit të nesërmen u nisëm për këtë udhëtim. Më kujtohet se rruga nga xhamia e Sidnisë e gjer në aeroport zgjatet gati një orë. Porsa mbërritëm në aeroport, nisën të binin pikat e shiut. Unë dhe Kryetari i Khuddamul Ahmedia vështruam njëri tjetrin dhe folëm për mëshirën e Zotit që ne sapo kishim nisur rrugën dhe kishin filluar shirat.

Kur Kalifi i Zotit shpreh diçka, engjëjt e Allahut menjëherë nisen të punojnë për të.

Më vonë kur u kthyem nga Brisbani, banorët e Sidnisë na thanë që menjëherë pas nisjes së Huzurit, ka rënë aq shumë shi, saqë i gjithë problemi i zjarrit tashmë është zgjidhur.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp