Kam vetëm një dëshirë ...
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kam vetëm një dëshirë …

Në vitin 2014, Huzuri mori pjesë në Xhelsa Salanën e Gjermanisë, dhe derisa ishte atje, ishte natyrisht pjesë e agjendës së Huzurit, që të kishte takime me ahmedianët. Aty ishte edhe një zonjë ahemdiane, të cilën e takova, kur ajo sapo kishte dalë nga takimi. Ajo mund të jetë në dyzetat e saj, dhe ishte hera e parë në gjithë jetën e saj, që kishte mundësi, të takonte Kalifin. Teksa po dilte pas takimit nga zyra e Huzurit, e pyeta se si i kishte shkuar takimi apo çfarë emocionesh kishte. Ajo më tha që “ndonëse kishte emocione të mrekullueshme, por kishte dëshirë t’i shprehte diçka Huzurit, gjë që nuk e arriti të bënte, pasi gjatë takimit kishte emocione të forta.

Në atë moment, i thashë se unë shkruaj një ditar, lidhur me turnetë e Huzurit, në të cilin shënoj ngjarjet që unë kam dëshmuar apo i kam dëgjuar. Në fund të turneut, këtë ditar ia dorëzoj Huzurit, dhe ai e lexon atë. Sapo më dëgjoi këto fjalë, i ndryshoi sjellja dhe ajo nisi të çante, dhe lotët i binin nëpër faqe.

Ajo më tha, nëse Huzuri lexon fjalët e tua, do të të lutesha vetëm për një gjë, unë të përgjërohem që të shënosh këto fjalë në ditarin tënd, të cilat nuk arrita t’i thosha ballë për ballë. Unë i thashë: Sigurisht, unë do të shkruaj çdo gjë që do të më thoni. Ajo tha: Unë kam vetëm një dëshirë. Unë nuk di të lexoj apo të shkruaj, dhe vij nga një fshat i Pakistanit. Megjithatë, kam vetëm një dëshirë në jetë që fëmijët e mi të lexojnë bukur Kuranin dhe të falin rregullisht namazin e tyre.

Unë i thashë që do ta shkruaj këtë në ditarin tim dhe ashtu e bëra. Kur u ktheva në Londër, para se të publikohej, ia dorëzova dorëshkrimin Huzurit. Sipas praktikës së Huzurit, ai e mori me vete në zyrë, dhe të nesërmen ai ma ktheu. Huzuri gjithmonë shënon disa komente në ditar, dhe bën disa përmirësime dhe korrigjime nëse kam bërë gabime. Teksa po kontrolloja dorëshkrimin, arrita tek ajo ngjarje, në të cilën kisha rrëfyer bisedën time me atë zonjë. Huzuri kishte shkruar me dorën e tij një koment të gjatë anash atij rrëfimi. Ai kishte shkruar që ai ishte një rrëfim jashtëzakonisht emocionues, i cili më vuri një barrë të rëndë në shpirt. Të lutem, telefono atë zonjë, dhe lajmëro se jam lutur veçanërisht për të dhe për fëmijët e saj.

Të njëjtën ditë, pak më vonë, kisha takim me Huzurin dhe ai prapë më pyeti: A ke marrë mesazhin tim? A ke telefonuar atë zonjë? Deri në atë moment, nuk ia kisha siguruar numrin e telefonit, por pas një apo ditësh arrita ta gjej atë. Kur e mora në telefon, dhe i përcolla mesazhin e Huzurit, ajo nuk tha asgjë përveç elhamdulilah. elhamdulilah, elhamdulilah. Kjo ngjarje dëshmon dashurinë dhe dhembshurinë e Kalifit, e cila nuk kufizohet për një individ të caktuar, por që kaplon çdo ahmedian, pavarësisht në cilën vend të botës jeton ai.

Share via