Do të udhëheqësh besimtarë të sinqertë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Do të udhëheqësh besimtarë të sinqertë

Në 2014, Huzuri mori pjesë në Xhelsa Salanën e Gjermanisë dhe takoi delegacione nga vende të ndryshme, me ahmedianë dhe jo ahmedianë, të cilat kishin udhëtuar për Xhelsa Salana. Gjatë tri ditëve të xhelsës, si dhe një ditë pas përfundimit të xhelsës, kurdo Huzuri gjente kohë të lirë, ai takohej me këto grupe. Më kujtohet se në ditën e fundit, pas përfundimit të xhelsës, kishte ardhur një grup i madh arab me 300 pjesëmarrës. Disa prej tyre ishin ahmedianë të rinj, kurse disa ishin miq joahmedianë. Ata erdhën për të takuar Huzurin dhe ishte një takim mjaft emocionues.

Aty ndodhej gjithashtu një djalë i ri arab, ndoshta në njëzetat e tij. Ai kishte ardhur nga Italia për të marrë pjesë në Xhelsa Salana. Ai sapo kishte pranuar xhematin. Kur e mori mikrofonin, kishte emocione të forta, dhe unë e shikoja se si lotët po binin nëpër faqe. Po i dridhej zëri, teksa po i rrëfente Huzurit historinë e tij.

Ai tregoi se para se të pranoja xhematin, edhe pse qeshë i ri në moshë, gëzoja një respekt të veçantë në familje e shoqëri. Ata më lejonin t’i udhëheqja në namaz, edhe pse disa prej tyre ishin më të mëdhenj se unë në moshë. Kur mësova mesazhin e Mesihut të Premtuar a.s., zemra më shtyju se ai ishte i vërtetë dhe duhet ta pranoja. Por, sapo e përqafova Xhematin, u ndryshua kryekëput sjellja e familjes dhe shoqërisë ndaj meje. Ata që më respektonin përpara, tashmë më shajnë, më përbuzin dhe më urrejnë. Tani jo vetëm që ata më kundërshtojnë por tallen me mua duke thënë “Përpara ti në udhëhiqje në namaz, por tani kush do të të udhëheqë ty në namaz?”

Kur e dëgjoi, Huzuri mori mikrofonin dhe tha: “Thuaju se edhe tani do të udhëheqësh namazin, por tashmë do të udhëheqësh “muminin” pra besimtarë të vërtetë në namaz”. Sapo i dëgjoi fjalët e Huzurit, e pushtuan emocionet akoma më shumë. Ai mori mikrofonin dhe mundi të thoshte vetëm këto fjalë: “Insha-Allah Huzur, Insha-Allah Huzur”. Lotët i shkonin rrëke, teksa mori këto fjalë frymëzuese dhe shpresëdhënëse prej Kalifit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp