Mrekullia e lutjes shpëton një djalë të sëmurë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Mrekullia e lutjes shpëton një djalë të sëmurë

Vitin e fundit, Huzuri kishte ardhur në Gjermani dhe ai udhëhoqi një xhuma në Gießen. Aty ndodhej gjithashtu vëllai ynë i nderuar Naim Bhatti, i cili kishte ardhur me djalin e tij Abdurrahman Ahmad, i cili vuan nga problemet e zemrës që prej lindjes. Kur mësoi se Huzuri do të udhëhiqte namazin e Xhumasë në Gießen, ai me shumë përpjekje dhe me përgjegjësinë personale, arriti të nxirrte djalin nga spitali vetëm për një ditë, që të shikonte njëherë Kalifin.

Duhet ta keni parë atë djalë në MTA se i kishin vënë serum dhe kishte gypa dhe gjilpëra të ndryshëm të ngjitur në trup. Ai me padurim donte të takonte Kalifin. Kështu ata erdhën atje dhe pas përfundimit të namazit, kur Huzuri shkonte drejt makinës, ai e takoi këtë djalë. Unë gjendesha personalisht atje. Huzuri e përkëdheli atë me një dashuri dhe dhembshuri atërore. Ai pyeti për gjendjen e tij shëndetësore dhe ne i treguam raportet e fundit. Huzuri pyeti me buzëqeshje “Atëherë dëshironi t’ia vendosni zemrën e luanit?” Pastaj, Huzuri e përkëdheli djalin dhe u nda.

Pas këtij turneu, u takova me Huzurin në Angli. Ai nuk kishte harruar aspak këtë histori dhe më pyeti: Si është ai djalë? Meqë isha në kontakt me atë familje, i thashë: Djali është mirë, por emri i tij ndodhet akoma në listë duke pritur për ndonjë donator. Akoma nuk kemi parë ndonjë ndryshim në këtë status. Ai ende po pret për zemrën e tij, që të realizohej procesi i transplantit. Huzuri aty për aty bëri një dua, dhe tha “Allahu e bëftë më mirë, dhe i dhëntë shërim të plotë!”

Duke dalë nga takimi, unë menjëherë mora në telefon presidentin e xhematit Gießen dhe e pyeta për shëndetin e djalit, pasi që nuk lidhesha dot me atë familje. Ai e mori në telefon babanë e djalit. Është për t’u habitur që Zoti i Madhërishëm pranoi menjëherë lutjen e Kalifit të Kohës. Të nesërmen ata morën një telefonatë nga spitali se kanë gjetur një donator, andaj duhet të nxitojnë drejt spitalit.

Meqë, transplanti duhet kryer brenda një periudhe të kufizuar kohore brenda 6-7 orëve, andaj ata shkuan menjëherë në spital. Ai fëmijë i sëmurë i dërgoi Kalifit një video mesazh se i dashur Huzur! Elhamdulilah! Falë lutjeve tuaja, kam mbërritur në spital, dhe tani po pres për operacionin. I dashur Huzur! Bëni dua për suksesin e operacionit. Huzuri e pa videon dhe u lut për të.

Elhamdulilah. Sot ai ekip mjekësor i cili ka trajtuar rastin e këtij djali dhe ata njerëz që e dinë këtë rast janë dëshmitarë që lutja e Kalifit për atë djalë u plotësua në mënyrë madhështore. Mjekët nuk kishin dhënë shumë shpresë për jetën e tij, ndërsa sot ai është mirë i shëndoshë dhe gëzon të mirat e kësaj jete.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp