Katër ditë pa bari | Dokumentar
Në 2003, kur ndërroi jetë Hazret Mirza Tahir Ahmedi (1928-2003) Kalifi IV i Mesihut i Premtuar, Xhemati Musliman Ahmedia u përball me një krizë ekzistenciale. Ato katër ditë, derisa të zgjidhej Kalifi i ardhshëm, ishin më të rënda për muslimanët ahmedianë. Ata përjetuan këtë periudhë pa Kalif si dele pa bari. Përgjegjësia më e madhe do të binte mbi Sahibzada Mirza Masrur Ahmedin, i cili shërbente si Nazir-e-A’la në Pakistan.