Nevoja e udhëheqjes në umetin musliman
I nderuar Bujar Ramaj ka mbajtur këtë fjalim rreth temës “Nevoja e udhëheqjes në umetin musliman” më 23 tetor 2016 në Xhelsa Salanën e Shqipërisë. Ai argumentoi se zgjidhja e vetme për gjendjen aktuale të muslimanëve është bashkimi i tyre në një dorë të vetme. Njeriu u krijua nga Zoti për t’u zhvilluar pafundësisht, dhe kjo arrihet në mënyrën më të shkëlqyer, kur arsyeja njerëzore ndriçohet nga shpallja hyjnore. Ky udhëzim hyjnor nuk kufizohet vetëm në aspektin e zhvillimit shpirtëror, por përfshin të gjitha anët e jetës njerëzore, megjithatë udhëzimi i vërtetë hyjnor vjen përmes të dërguarve të Zotit. Sot botën muslimane po e dëmtojnë rëndë sektarizmi e ekstremizmi, ndërsa mësimet jetëdhënëse të Kuranit dhe të Profetitsavs janë lënë në harresë në përgjithësi. Pas periudhës së artë të Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe katër kalifëve të drejtë, muslimanët u udhëhoqën vetëm politikisht nga sistemet despotike e mbretërore, duke thelluar hendek me udhëheqjen fetare. Pas kësaj analize, ai nënvizoi se ardhja e Mesihut të Premtuar a.s. dhe vendosja e Kalifatit në Xhematin e tij, sipas profecive të Profetit Muhammed s.a.v.s., ka krijuar atë udhëheqje shpirtërore që i nevojitej umetit musliman. Sot vetëm duke iu bashkuar këtij Xhemati, umeti mund të shfaqë denjësisht mësimet e vërteta të Islamit anembanë botës.