Kalifi i Xhematit dënoi dhunën dhe luftën në vendet muslimane
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit dënoi dhunën dhe luftën në vendet muslimane

Hazret Mirza Masrur Ahmedi u lut për paqe dhe për fundin e mizorisë

Gjendje tejet e rëndë, kështu e cilësoi Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar gjendjen e Sirisë.
2014-07-04-FS-001
Në hytben e xhumasë, të mbajtur më 31.01.2014, ai u bëri thirrje gjithë anëtarëve të Xhematit Musliman Ahmedia që të luten shumë për qetësimin e situatës jashtëzakonisht të rëndë, në të cilën ndodhen disa prej vendeve muslimane. Ai tha:

“Dua t’ju tërheq vëmendjen edhe rreth problemit, i cili ka shqetësuar tej mase çdo besimtar të vërtetë dhe ai është gjendja e mjerueshme e vendeve muslimane. Sot umeti musliman kanë nevojë më shumë se kurrë për lutjet e besimtarëve të të dashuruarit të vërtetë të Profetit Muhammed s.a.. Është detyra jonë që të lutemi shumë për këtë çështje. Gjendja e Sirisë, sa vjen e degradohet. Edhe qeveria po kalon të gjitha kufijtë e dhunës, edhe grupet kundërshtare po bëjnë të njëjtën gjë. Pra, të dyja palët po bëjnë dhunë. Dhe në këtë zallamahi, fëmijët, gratë dhe pleqtë e pafajshëm po bëhen shënjestër të tyre. Pa marrë parasysh se është fajtor apo jo, ata kapin kë të gjejnë, i mbajnë të uritur për ditë të tëra dhe i dhunojnë. Kanë dalë imazhe të disa prej tyre. Të rrëqethet trupi kur i sheh dhe befasohesh: Vallë, si ka mundësi që muslimani po dhunon muslimanin në këtë mënyrë?! Veç kësaj, u japin të tjerëve mundësinë për ta kritikuar Islamin.

Ditët e fundit jepeshin disa emisione, në të cilat intervistuan të rinj sirianë, që ishin 14 a 15 vjeç, të cilët kishin humbur prindërit e tyre. Ata as nuk kishin bukë për të ngrënë. Mundoheshin andej këtej për të gjetur ndonjë gjë. Kur gazetari i pyeti: “Çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni?” Njëri prej tyre buzëqeshi dhe tha: “Çfarë prisni tjetër nga ne veçse të bëhemi kriminelë, hajdutë, grabitës e terroristë, që të hakmerremi?!” Qeveria për të mbrojtur karrigen e saj dhe opozita për ta arritur të njëjtën gjë, po shkatërrojnë pasardhësit e tyre. Zoti ua dhëntë fundin e merituar mizorëve, e shpëtoftë popullin nga kthetrat e tyre dhe u dhëntë autoritarë të drejtë.

Edhe në Pakistan dhuna po kalon kufijtë e saj, sidomos për ahmedianët. U jepen shqetësime të mëdha edhe fizike, edhe psikike. Përgjithësisht i gjithë Pakistani po gjendet midis mokrrave të mullirit dhe duket se kjo gjendje do të përshkallëzohet. Grupet terroriste, që në fakt, janë pjellë e qeverive dhe për këtë arsye, ato nuk po mbizotërohen. Në këtë situatë, mbetet vetëm lutja, që mund t’i çojë mizorët në fundin e merituar. Ka nevojë për shumë lutje. Allahu e liroftë edhe Pakistanin nga mizorët.

Fjalimi-i-xhumas-xhami

Po ashtu, edhe vende të tjera muslimane, qoftë Egjipti, qoftë Libia apo ndonjë tjetër, përgjithësisht secili prej tyre gjendet në situatë të vështirë. Allahu u dhëntë mendtë njerëzve të këtyre vendeve dhe e mbrojttë Islamin nga përpjekjet e tyre që synojnë për ta njollosur atë. Çdokush që zgjedh rrugën e dhunës, Zoti e bëftë mësim për të tjerët duke e ndëshkuar dhe po ashtu, mbrojttë çdo ahmedian që jeton në këto vende”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp