Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Presidenti Barak Obama flet për persekutimin që u bëhet muslimanëve ahmedianë

Më 6 shkurt 2014, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington, në fjalimin e tij, Presidenti Barack Obama ndër të tjera theksoi mbrojtjen e lirisë fetare dhe dënoi persekutimin që u bëhet edhe muslimanëve ahmedianë. Ai tha:

… Më gjerësisht, e kam shpjeguar qartë që asnjë shoqëri nuk mund të ketë sukses me të vërtetë, derisa nuk garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, duke përfshirë pakicat fetare, qofshin muslimanët ahmedianë në Pakistan, ose Bahá’í në Iran, apo të krishterët koptikë në Egjipt. Dhe për Sirinë, kjo do të thotë sigurimi i një vendi për të gjithë: për alavitët, sunitë, shiitë, dhe të krishterët…. 

(Për të dëgjuar fjalimin e plotë, ju lutemi, ndiqni videonë)