Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia sfidon kritikët e Islamit gjatë fjalimit përmbyllës së Xhelsa Salanës së 49-të të Anglisë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia sfidon kritikët e Islamit gjatë fjalimit përmbyllës së Xhelsa Salanës së 49-të të Anglisë

01

Më shumë se 35000 pjesëmarrës nga 96 shtete të ndryshme

Udhëheqësi Botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Islamit, Hazret Mirza Masrur Ahmediaba (Allahu e ndihmoftë fuqimisht), u dha një përgjigje të fuqishme dhe të pakontestueshme kritikëve të Islamit të cilët ia ngarkojnë problemet botërore kësaj feje.

Ai i shprehu këto qëndrime të dielën, më 23 gusht 2015,  gjatë seancës përmbyllëse të Xhelsa Salanës së 49-të të Xhematit Musliman Ahmedia në Mbretërinë e Bashkuar.

02

Gjatë fjalës së tij në mbrojtje të mësimeve të vërteta të Islamit, përpara një audience me më shumë se 35 mijë të pranishëm, mbajtur në Hadikatul Mahdi, në Hampshire, Kalifi i Islamit dënoi të gjitha format e terrorit dhe ekstremizmit, si akte plotësisht në kundërshtim me mësimet e Islamit.

Në këtë vit ishin të pranishëm në Xhelsa Salana delegacione nga 96 vende të ndryshme. Përveç mijëra muslimanëve ahmedianë, shumë mysafirë jo-ahmedianë, jo-muslimanë dhe personalitete të ndryshme morën pjesë në këtë tubim 3-ditor.

Një nga momentet më emocionuese të kësaj konference, ishte ceremonia e bejtit (besëlidhjes) që u zhvillua pasditen e të dielës, ku pjesëmarrësit u betuan në dorën e Hazret Mirza Masrur Ahmeditaba, Kalifit të pestë të Mesihut të Premtuaras.

Pjesëmarrësit e vendosur në varg që fillonte nga Kalifi, përsërisnin fjalët e bejtit njëzëri.

03

Në fjalimin e tij përmbyllës ai mohoi pretendimin që feja është shkaktare e dhunës dhe e luftës.

Ai gjithashtu tha se në mesin e atyre të cilët e nxjerrin Islamin si fe të dhunës, gjenden të tillë që vazhdojnë të përligjin sulmet me armë bërthamore në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe ata që mbështetën ndërhyrjen ushtarake në Libi në 2011 dhe në Irak në 2003, ku u vranë qindra e mijëra njerëz të pafajshëm.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Shumë persona në botën e zhvilluar e konsiderojnë fenë si shkaku kryesor i çrregullimeve në botë, sidoqoftë ky është për shkak të keqkuptimeve të vetë feve.

Çrregullimi dhe padrejtësia që ne shohim në botë nuk është rezultat i fesë, përkundrazi është për shkak të përmbushjes së interesave personale dhe lakmisë. Është rezultat i keqpërdorimit të emrit të Zotit për përmbushjen e interesave të tyre personale dhe gjithashtu është rrjedhoja e mohimit të ekzistencës së Zotit.”

04

Kalifi tregoi se si një akademik që e kishte takuar kohët e fundit, i kishte thënë se feja duhej të evoluonte dhe përshtatej me kohën moderne dhe ndryshimeve të fundit kulturore. Ai i ishte përgjigjur:

“Feja është këtu për të udhëhequr dhe udhëzuar njerëzimin e jo të ndjekë dëshirat tokësore të njerëzve. Dhe gjithashtu besojmë në atë Libër (Kurani Famëlartë) i cili është ruajtur për më shumë se 1400 vjet dhe mësimet e të cilit janë të përsosura e të kompletuara në çdo aspekt. Është mësim për çdo njeri të çdo moshe e çdo vendi”

05

Duke folur për gjendjen e dëshpëruar e cila ka kapluar pjesën dërrmuese të botës, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Sot ne po dëshmojmë në mënyrë të qartë përmbushjen e profetësisë së të Dërguarit të Allahu sas, në të cilën ai ka thënë se do të vijë një kohë kur dijetarët muslimanë nuk do të shpërndajnë asgjë tjetër, përveç injorancës, padrejtësisë e çrregullimit, ndërsa fjalët e tyre janë plotësisht në kundërshti me veprat e tyre.”

Në vazhdim ai tha se, fuqitë anti-islamike po shfrytëzojnë konfliktin e zgjeruar brenda botës Islame dhe po fryjnë flakët e frikës dhe mosbesimit ndaj Islamit.

Më tutje ai tha:

“Në njërën anë, ne shohim se disa udhëheqës apo analistë thonë se Islami nuk është fe e dhunës, ndonëse në anën tjetër deklarojnë se ka një lidhje midis Islamit dhe ekstremizmit. Qëndrimet e tyre kontradiktore nuk janë veçse një përpjekje për të kënaqur të gjitha palët. Ndaj, më lejoni që t’jua bëj të qartë se nuk ka mësime të tjera, që promovojnë paqe e tolerancë deri në atë shkallë, që e bën Islami.”

Më pas në fjalën e tij ai tha se, Islami e mëson njeriun t’u japë përparësi të tjerëve dhe prioritet të drejtave të të tjerëve para të drejtave vetjake. Sidoqoftë, fuqitë e mëdha rrallë i favorizojnë vendet e dobëta, dhe çdo ndihmë apo përkrahje që u japin në përgjithësi është pjesë e përmbushjes së kushteve apo kritereve të caktuara.

Kalifi i pestë i Mesihut të Premtuaras tha se para se të kritikojnë mësimet e Islamit, kundërshtarët e tij duhet të vështrojnë shembujt e vet. Kalifi i Islamit gjithashtu tha se ata që kishin hedhur bombat atomike në Japoni vazhdojnë të mos shprehin asnjë keqardhje apo të mos ndjejnë turp. Ata vijojnë të deklarojnë se përdorimi i armëve bërthamore në Hiroshima e Nagasaki ishin akte trimërie dhe nderi, edhe pse qindra-mijëra burra, gra e fëmijë të pafajshëm qenë viktimë e atyre sulmeve shkatërruese madje edhe brezat pasardhës vijojnë të mbartin pasojat e tyre.

Kalifi i Islamit e përfundoi fjalimin e tij duke u lutur për paqen botërore, si dhe për njerëzimin që të mund të shfaqin shpirtin e sinqertë të dhembshurisë dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Allahu mbjelltë në zemrat tona atë dhembëshuri dhe përshpirtshmëri që kishte Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për mbarë njerëzimin.”

06

Xhelsa Salana përfundoi me një lutje solemne të udhëhequr nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi.

Përveç pesë fjalimeve të mbajtura nga Kalifi i Islamit, dijetarë dhe folës të ndryshëm mbajtën fjalë të rastit në vijim të këtij evenimenti 3-ditor.

Po ashtu u organizuan ekspozita të ndryshme ndër të cilat ishte një ekspozitë me fotografi që dokumentonte historinë e Xhematit Musliman Ahmedia, një ekspozitë që tregonte qefinin nga Turini (Shroud of Turin) dhe një ekspozitë mbi të drejtat e njeriut.

Për informacion të mëtejshëm:  media@pressahmadiyya.com

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp