Xhemati Musliman Ahmedia në Gjermani merr statusin e një shoqërie me të drejtë publike
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhemati Musliman Ahmedia në Gjermani merr statusin e një shoqërie me të drejtë publike

Islami në Gjermani po shënon histori. Një komunitet musliman për herë të parë merr statusin e një shoqërie me të drejtë publike në një shtet të Gjermanisë. Xhemati Musliman Ahmedia, komunitet musliman reformues më i madh në botë me dhjetëra miliona anëtarë të bashkuar në dorën e një udhëheqësi, është bashkësia e parë fetare muslimane në Gjermani së cilës i jepet statusi “Shoqëri me të drejtë publike” (Körperschaft des öffentlichen Rechts) në shtetin Hesse.
ahmediati_gjermani-590x267

Xhemati Musliman Ahmedia i Gjermanisë është një nga bashkësitë me të mëdha Islame, aktualisht me mbi 35.000 anëtarë, me mbi gjashtë dekada e paraqitur në Gjermani. Në gjithë vendin, Xhemati Musliman Ahmedia ka 39 xhami me minare dhe kupola, ndër to edhe xhamitë e para të ndërtuara pas luftës së Gjermanisë në Hamburg (1957) dhe Frankfurt (1959).

Xhemati Musliman Ahemedia në 2012 e ka hapur të parin në tërë Gjermaninë “Institut për teologjinë Islame” për shkollimin gjithëpërfshirës të teologëve në Riedstadt, Hesse.

ahmediati_gjermani3-590x294

Gjithashtu, përgjatë vitit shkollor 2013-14, si një partner i shtetit të Hesseit, ai do t’i ofrojë mësimin e Islamit nëpër shkollat fillore.

Mbledhja më e madhe e rregullt e muslimanëve në Evropë (30.000 pjesëmarrës), organizohet për çdo vit nga Xhemati Musliman Ahmedia në Karlsruhe (mbledhja e fundit u mbajt në datat 28-30 qershor të vitit 2013, ndërsa mbledhja e ardhshme do të jetë më 13-15 qershor 2014).

Bashkëjetesa e besimit me ligjin e shtetit është një realitet i gjallë për muslimanët ahmedianë. Angazhimi ynë i plotë për mbarëvajtjen e rendit shtetëror dhe të demokracisë së lirë është i bazuar në mësimet e Islamit, ashtu siç na është treguar nga Profeti i shenjtë Muhamedi (sa) dhe na është paraqitur në këtë kohë nga Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu Hazret Mirza Ghulam Ahmed Kadijani (as). Sigurisht ky fakt ka ndihmuar autoritarëve të Hessenit për vendimmarrjen në favor të një partneriteti të barabartë në formën e KdöR-it. Këtë titull ligjor, ne si bashkësi (Xhemat) e ndiejmë si njohje të përpjekjeve tona të vazhueshme për të mirën e përbashkët dhe të pjesëmarrjes sonë në diskursin publik.xhalsa-salana-ahmediati-gjermani-590x247

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp