Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia përhap mesazhin e Islamit të vërtetë në Japoni
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia përhap mesazhin e Islamit të vërtetë në Japoni

Gjatë vizitës së tij të fundit në Japoni, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, udhëheqësi botëror i Xhematit Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u intervistua nga agjenci të ndryshme të medias japoneze, si: gazeta “Asahi”, gazeta “Nippou”, televizioni “Chukyo”, dhe agjencia e lajmeve “Shingetsu”.

Në këto intervista, shenjtëria e tij u pyet për mësime të ndryshme të Islamit, për përurimin e xhamisë “Bejtul Ahad”, gjithashtu, edhe për konfliktet gjithnjë në rritje në botë, duke iu referuar në veçanti sulmeve të fundit të Parisit.

Në lidhje me përurimin e xhamisë “Bejtul Ahad”, duke iu përgjigjur pyetjes së “Chukyo TV”, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Nuk mjafton vetëm ndërtimi lëndor i xhamisë, por qëllimi i një xhamie mund të përmbushet vetëm atëherë kur ajo përdoret për të adhuruar Zotin e Vetëm, për të plotësuar detyrimet ndaj njëri-tjetrit dhe për të shpërndarë mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit.

2015-11-JP-Intervista-002Duke iu përgjigjur pyetjes së “Chukyo TV” në lidhje me sulmet e fundit terroriste në Paris, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Sulmet e fundit terroriste që u bënë në Paris, duhet të dënohen në mënyrën më të ashpër të mundshme.  Ato mund të klasifikohen vetëm si akte tejet brutale dhe mizore. Grupet terroriste si ISIS etj. veprojnë krejtësisht kundër mësimeve të Islamit, sepse Islami nxit vetëm paqen, dashurinë. Grupet e tilla terroriste nuk arrijnë asgjë tjetër, përveçse deskreditimin e emrit të Islamit.

Agjencia e lajmeve “Shingetsu” e pyeti udhëheqësin e Xhematit Musliman Ahmedia se çfarë shprese ka ai në Japoni. Ai iu përgjigj:

Ne jemi një organizatë misionare dhe qëllimi ynë është të përhapim mësimet e vërteta të Islamit. Kam vënë re se japonezët janë njerëz të sinqertë dhe ata kanë virtyte të mira, ndaj, nuk jam pesimist. Besoj se një ditë shumë nga japonezët do të pranojnë Islamin.

2015-11-JP-Intervista-003Gjatë intervistës së tij me gazetën “Chugai Nippou”, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u pyet për masat që duhen marrë për të frenuar ekstremizmin dhe terrorizmin dhe ai iu përgjigj:

Është e nevojshme që autoritarët të qëndrojnë vigjilentë ndaj kërcënimit nga terrorizmi dhe ekstremizmi. Nga një kohë e gjatë unë po bëj këtë thirrje.

Gjatë intervistës me gazetën “Asahi”, Hazret Mirza Masur Ahmedi u pyet për mesazhin që ai donte t’ia jepte popullit japonez. Ai tha:

Bota po lëviz drejt një lufte tjetër botërore dhe populli japonez i di më mirë se kushdo tjetër pasojat shkatërrimtare të një lufte të tillë. Andaj, Japonia si shtet, duhet të përpiqet maksimalisht për të vendosur paqe në botë dhe për t’i dhënë fund çdolloj konflikti.

 

 

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp