Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia mbajti fjalim historik në Tokio, Japoni
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia mbajti fjalim historik në Tokio, Japoni

Hazret Mirza Masrur Ahmedi reflektoi mbi pasojat e tmerrshme të luftës bërthamore me rastin kur Japonia shënoi 70 vjetorin e sulmeve në Hiroshima dhe Nagasaki

 Më 23 nëntor 2015, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, mbajti fjalimin kryesor në një pritje të veçantë të mbajtur në nder të tij në Hotelin Hilton në Odaiba, Tokio.
2015-11-23-JP-Tokyo-Reception-002Më shumë se 60 të ftuar morën pjesë në pritjen, gjatë së cilës shenjtëria e tij reflektoi mbi sulmet bërthamore që ndodhën në Hiroshima dhe Nagasaki 70 vjet më parë dhe i përshkroi ato si një

“sulm që turpëroi njerëzimin”.

Duke folur për natyrën globale të luftës moderne, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Në botën moderne fusha e luftës është shumë më e madhe se sa ka qenë në epokat e mëparshme. Konfliktet në një pjesë të botës nuk mbeten të kufizuara, përkundrazi, efektet dhe pasojat e tyre përhapen shumë më larg. Masmedia dhe mjetet e komunikimit e kanë transformuar botën në një fshat global.” 

2015-11-23-JP-Tokyo-Reception-003Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Për shumë vite kam paralajmëruar se bota duhet të kuptojë se efektet e një lufte në një rajon mund dhe do të ndikojë në paqen dhe harmoninë e pjesëve të tjera të botës”

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia tha se ishte vlerësuar se të paktën 70 milionë njerëz kishin vdekur në Luftën e Dytë Botërore, në një kohë kur armët ishin shumë më pak shkatërruese se armët që janë në dispozicion sot.

Ai tha se ky është një shkak për shqetësim të madh për botën. Ai gjithashtu shprehu se ekziston rreziku që armët bërthamore të mund të përdoreshin përsëri.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Përderisa që është e mundur që fuqitë e mëdha të mbajnë armë bërthamore si mjet mbrojtës, nuk ka asnjë garancion që vendet më të vogla të tregohen të përmbajtura. Nuk mund të themi se ata kurrë nuk do të përdorin armë bërthamore. Kështu që, është e qartë se bota qëndron në prag të katastrofës.” 

2015-11-23-JP-Tokyo-Reception-004Duke folur në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore kundër Japonisë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ky vit shënon 70 vjetorin që nga ato ditë të dëshpëruara të historisë kur bombat bërthamore u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, duke shkaktuar një shkatërrim të plotë, mjerim dhe dënim mbi kombin tuaj.”

Hazrat Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

Kombit japonez i është dashur të ndeshet me shkatërrimin më të tmerrshëm dhe më të pikëllueshëm, kur qindra e mijëra qytetarë tuaj janë vrarë pa mëshirë dhe dy nga qytetet tuaja janë shkatërruar tërësisht sulmet bërthamore, duke shkaktuar turp për njerëzimin.” 

Ju jeni njerëzit që me të vërtetë i kuptojnë pasojat e tmerrshme dhe shkatërruese të luftës bërthamore. Ju jeni njerëzit që e dini se pasojat e armëve të tilla nuk janë të kufizuara në një brez, por që vazhdojnë edhe në brezat që vijnë. Ju jeni njerëzit që mund të dëshmojnë për të keqen e paparë të armëve bërthamore. Prandaj, ndoshta asnjë vend nuk e di më mirë vlerën e paqes dhe sigurisë se sa populli japonez.”

2015-11-23-JP-Tokyo-Reception-005Shenjtëria e tij citoi fjalët e Kalifit të Dytë të Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Bashir-ud-din Mahmud Ahmedit, i cili, gjatë Luftës së Dytë Botërore, lidhur me sulmet bërthamore në Japoni, kishte thënë:

“Feja jonë dhe mësimet tona morale kërkojnë nga ne që të deklarojmë para gjithë botës se ky akt i tmerrshme dhe kjo gjakderdhjes nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë, cilado qoftë ajo. Nuk luan asnjë rol për mua nëse disa qeverive nuk u pëlqen ajo çfarë jam duke thënë.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi dënoi sanksionet e pas luftës që ishin vendosura mbi Japoninë dhe citoi nga një fjalim i dhënë nga Ministri i parë i jashtëm i Pakistanit, Sir Chaudhry Muhammad Zafrullah Khan, një musliman ahmedian, në Konferencën e Paqes në San Francisco të mbajtur me 1951, në të cilën ai e kishte kundërshtuar hapur futjen e sanksioneve në Japoni.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Sir Chaudhry Muhammad Zafarullah Khan foli dhe dënoi përpjekjet e fuqive të caktuara për të vendosur sanksione të padrejta në Japoni. Fjala e tij në Konferencën e Paqes në San Francisco ishte bazuar në mësimet e Kuranit të Shenjtë dhe jetën e Profetit të Shenjtë të Islamit (paqja qoftë mbi të).”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Chaudhry Zafarullah Khan ka dhënë këtë deklaratë historike në mbrojtje të Japonisë për shkak se ishte musliman ahmedian. Ai nuk e përfaqësonte thjesht shtetin e Pakistanit, por para së gjithash, ai përfaqësonte mësimet e larta të Islamit.”

2015-11-23-JP-Tokyo-Reception-006Duke e përshkruar gjendjen e botës së sotme si të

“Pasigurt”

Dhe si një

“Shqetësim i madh”,

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Edhe pse një Luftë e Tretë Botërore nuk është shpallur zyrtarisht, në të vërtetë një luftë globale tashmë është duke u zhvilluar. Kudo në botë burra, gra dhe fëmijë vriten, torturohen dhe nënshtrohen në mënyrat më mizore.”

Duke i bërë thirrje Japonisë për të luajtur një rol kyç në nxitjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Në çdo nivel dhe në çdo mënyrë të mundshme, qeveria japoneze duhet të përpiqet për të luftuar dhe për të parandaluar të gjitha format e çnjerëzimit, persekutimit dhe padrejtësisë. Ata duhet të përpiqen të sigurojnë që sulmi i urryer që ata e përjetuan, kurrë të mos përsëritet sërish në të ardhmen, kudo qoftë në botë. Kudo që flakët e luftës janë ndezur, udhëheqësit dhe njerëzit e Japonisë duhet të luajnë rolin e tyre në zbutjen e tensionit dhe vendosjen e paqes.”

Më pas në fjalën e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi citoi vargje të ndryshme të Kuranit të Shenjtë që vërtetojnë angazhimin e Islamit për paqe, tolerancë dhe liri fetare. Ai tha se Islami nuk lejon asnjë luftë për hir të interesave gjeopolitike ose për përfitimet ekonomik dhe se të gjitha kombet duhet të kenë mundësi të barabartë që të përparojnë e të zhvillohen.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Zoti ynë i Dhembshur dhe Mëshirëplotë na ka dhënë çelësat e paqes, sepse Ai dëshiron që krijesat e Tij të jetojnë së bashku në harmoni dhe të jenë të lirë nga çdo urrejtje dhe përçarje.”

Duke theksuar shpresat e tij për të ardhmen, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Le t’i përmbushim detyrimet tona dhe të bashkohemi. Në vend se të jemi të grupuar në blloqe të kundërta, ne të gjithë duhet të bashkohem dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Neve nuk na ka mbetur asnjë alternativë tjetër, sepse nëse ndodh një luftë e plotë e Tretë Botërore atëherë shkretimi dhe pasojat e shkatërrimit  që do të rezultojnë do të jenë të paimagjinueshme. Pa dyshim, luftërat e së shkuarës kanë qenë mjaft të vogla në krahasim me këtë që po na troket.”

Në përmbyllje, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Zoti u dhëntë mend dhe urtësi gjithë atyre që shkaktojnë konflikte në emër të fesë dhe të gjithë atyre që, për hir të interesave të tyre gjeopolitike dhe të përfitimeve të ekonomisë së tyre! Sikur të kuptojnë ata se sa të pakuptimta dhe shkatërruese janë përpjekjet e tyre!”

Më vonë në mbrëmje dy folës të ftuar gjithashtu iu drejtuan audiencës.
2015-11-23-JP-Tokyo-Reception-007Dr Mike Sata Yasuhiko PhD, Grupi industrial i Chairman Tokibo, tha:

“Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi ia ka kushtuar tërë jetën e tij përhapjes së paqes në botë. Paqja dhe dialogu ndërfetar është misioni i jetës së tij. Kjo është ëndrra ime që Shenjtëria e tij të vendoset në mënyrë të përhershme në Japoni, në mënyrë që Islami i vërtetë të rrënjoset në vendin tonë.”

Mr Endo Shinichi, nga Tohoku, zona më e prekur nga tërmeti dhe tsunami në vitin 2011, tha:

“Mbështetja dhe ndihma e ofruar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Japoni pas tërmetit katër vjet më parë është diçka që ne kurrë nuk mund ta harrojmë. Ju na keni dalë në ndihmë atëherë, kur ne kishim nevojë për të si asnjëherë më parë. Ndihma dhe dashuria juaj ka bërë që shumë prej nesh jemi të gjallë dhe ne kurrë nuk mund ta shlyejmë këtë borxh mirënjohjeje.”

Më pas, Shenjtëria e Tij iu përgjigj pyetjeve nga anëtarët e publikut në lidhje me mësimet e vërteta të Islamit. Pritja përfundoi me një lutje të heshtur të udhëhequr nga shenjtëria e tij.
2015-11-23-JP-Tokyo-Reception-008

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp