Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Padrejtësia është shkaku kryesor i konflikteve në botë – Kalifi i Xhematit

Hazret Mirza Masrur Ahmedi jep përgjigje të fuqishme ndaj pohimeve të rreme se Islami është i lidhur me ekstremizmin.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u është përgjigjur kritikëve të Islamit, të cilët pretendojnë se feja i justifikon aktet terroriste apo ekstremiste. Kalifi i bëri këto komente gjatë predikimit të tij të së premtes, më 11 dhjetor 2015.

Gjatë fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi përmendi shembujt e disa politikanëvedhe komentatorëve perëndimorë që kishin pretenduar se gjoja Islami inkurajon muslimanët të angazhohen në ekstremizëm dhe dhunë.

Shenjtëria e tij tha se aktet e këqija të kryera nga një grup i njohur terrorist jo vetëm që kanë rritur frikën në mesin e publikut të gjerë, por kanë krijuar edhe një mundësi që kritikët e  keqinformuar ose anti-islamist të thurin akuza të rreme kundër mësimeve të Islamit.

Shenjtëria e tij shtoi se reagimi i mediave ndaj sulmeve të kryera në emër të Islamit ishte krejtësisht i ndryshëm ndaj sulmeve të kryera nga jomuslimanët.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Kurdo që një musliman bën diçka të gabuar njerëzit menjëherë e fajësojnë Islamin, por në qoftë se një person i një besimi tjetër kryen një akt të ngjashëm, ai etiketohet si “mendërisht i paqëndrueshëm. Ne haptazi pranojnë se aktet e tmerrshme të grupeve të caktuara muslimane mund të klasifikohen vetëm si barbare, por të sulmohen padrejtësisht mësimet e Kuranit të Shenjtë është krejtësisht e gabuar dhe e pajustifikuar.”

Shenjtëria e tij tha se mësimet e Islamit nuk ofrojnë asnjë justifikim apo licencë për ata që kërkojnë për të përhapur Islamin përmes dhunës.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Islami asnjëherë nuk ka dhënë mësim se njerëzit të konvertohën me forcë. Në Kuranin e Shenjtë, Zoti i Plotfuqishëm i tha Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) se “Sikur Zoti të dëshironte kështu, të gjithë ata që janë në tokë do të kishin besuar”. Por Zoti tha se nuk do të ndodhë asnjëherë që gjithë njerëzit të bëhen besimtarë dhe kështu është e qartë se nuk ka asnjë detyrim të lejuar nga Islami”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Kurani i Shenjtë kategorikisht pohon se shpata asnjëherë nuk duhet të ngrihet për t’i detyruar njerëzit që ta pranojnë Islamin, por përkundrazi muslimanët duhet t’i tërheqin njerëzit në Islam duke paraqitur mësimet e bukura të fesë dhe t’i vendosin standardet më të larta morale.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi citoi ajetin 90 të sures 43 të Kuranit të Shenjtë ne të cilin shenon:

“I dërguari thotë:’O Zoti im’, ky është një popull që nuk beson! (Zoti i tha): Largohu prej tyre dhe thuaju “Paqe!” Ata së shpejti do ta marrin vesh”.

Duke komentuar këtë ajet, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Në këtë ajet Profeti i shenjtë (paqja qoftë mbi të) ishte i udhëzuar që edhe pas përjetimit të vuajtjeve të panumërta nga duart e jobesimtarëve, reagimi i tij duhet të jetë vetëm thënja “Mesazhi im i vetëm për ju është Paqja dhe do të vazhdojë të jem i i pajtueshëm”. Prandaj, kur Profeti (paqja qoftë mbi të) vetë u udhëzua për të vepruar në këtë mënyrë paqësore, atëher kjo është detyrë e të gjithë muslimanëve që ta përcjellin këtë porosi dhe këtë shpirt përherë.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha se mungesa e drejtësisë dhe të paanësisë janë shkaqet kryesore të konflikteve të shumta të dëshmuara sot në botë.

Duke theksuar rolin e disa fuqive të mëdha në nxitjen e ekstremizmit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Disa media perëndimore dhe komentatorë janë tani duke e pranuar se qeveritë e tyre kanë luajtur një rol në krijimin e grupeve ekstremiste muslimane gjatë luftës në Irak dhe gjatë krizës siriane. Shkaku i të gjitha këtyre problemeve është mungesa e drejtësisë në botë.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Derisa në njërën anë fuqitë e mëdha po përpiqen që t’i mposhtin ekstremistët përmes sulmeve ajrore, ata janë gjithashtu duke injoruar ato grupe apo ata individë të cilët bëjnë tregti me terroristët ose u sigurojnë atyre armë vdekjeprurëse. Kështu, paqen e botës nuk po shkatërrojnë vetëm grupet “muslimane” që po veprojnë kundër Islamit, por edhe fuqitë e mëdha që u japin përparësi interesave të tyre mbi të tjerët”.

Në përfundim, Shenjtëria e tij tha se është detyrë e çdo muslimani ahmedian që t’i përhapë mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit dhe që të punojë drejt paqes në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Çdo musliman ahmedian duhet ta konsiderojë si detyrë të vet që t’i përhapë mësimet e bukura dhe paqësore të Islamit. Bota sot po qëndron në prag të katastrofës dhe kështu secili musliman ahmedian duhet të bëjë përpjekje për ta shpëtuar atë nga shkatërrimi”.

 

Të ngjashme rreth kësaj teme