A premtoi Islami dhe Profeti a.s. gra në xhenet për martirët?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A premtoi Profeti Muhammed s.a.v.s. gra në xhenet për martirët?

gra ne xhenet per martiret

Kritikët akuzojnë Islamin dhe Profetin Muhammed s.a.v.s. se premtojnë gra në xhenet (parajsë) për martirët.[1] Ajetet e Kuranit Famëlartë, që ata u referohen janë si më poshtë:

کَذٰلِکَ ۟ وَ زَوَّجۡنٰہُمۡ بِحُوۡرٍ عِیۡنٍ

“Kështu do të ndodhë. Do t’i bashkojmë ata me hyri symëdha”.[2]

مُتَّکِئِیۡنَ عَلٰی سُرُرٍ مَّصۡفُوۡفَۃٍ ۚ وَ زَوَّجۡنٰہُمۡ بِحُوۡرٍ عِیۡنٍ 

“Do të jenë të mbështetur nëpër frone të rreshtuara, dhe do t’u japim si bashkëshorte hyri symëdha”.[3]

Në këto ajete nuk përmendet as xhihadi, lufta fetare apo çfarëdolloj beteje tjetër si parakusht për të hyrë në xhenet.

Pastaj, si Profeti Muhammed s.a.v.s. ashtu edhe Kurani Famëlartë kundërshtojnë konceptin e shpërblimit në xhenet “me kënaqësi të përjetshme seksuale me gra të bukura”. Kurani Famëlartë qartazi thotë:

فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٌ مَّاۤ اُخۡفِیَ لَہُمۡ مِّنۡ قُرَّۃِ اَعۡیُنٍ ۚ جَزَآءًۢ بِمَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ

“Asnjë shpirt nuk di se çfarë është mbajtur e fshehtë për t’i qetësuar syrin.”[4]

Edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. sqaron se një interpretim i tillë nuk është i duhuri për ajetet e sipërpërmendura, duke thënë:

“Allahu i Madhërishëm tha: Kam rezervuar për shërbyesit e mi të devotshëm atë që nuk e ka parë, dëgjuar apo ndjerë askush, por është e dëshmuar vetëm në Librin e Shenjtë të Allahut. Më pas shton: “Asnjë shpirt nuk di se çfarë është mbajtur e fshehtë për t’i qetësuar syrin.”.(32:18).[5]

Për më tepër, kufizimi i shpërblimit hyjnor në diçka shfrenuese si “kënaqësi e përjetshme seksuale” nuk është vetëm në kundërshtim me Islamin, por edhe një tallje ndaj bujarisë së treguar nga Zoti për ata që shkojnë në parajsë.

Shpërblimet e parajsës janë shumë më tepër se çdo njeri mund të përfytyrojë apo perceptojë në këtë jetë.

Në arabisht, ashtu si edhe në shumë gjuhë semitike, ka disa emra ambigjenë (të dygjinishëm). Përgjithësisht, një emër a mbiemër i gjinisë mashkullore, kur përdoret në gjininë femërore, në fund atij i shtohet një ۃ (ta marbuteh).[6]

Për shembull, në Kuranin Famëlartë shkruhet:

یٰۤاَیَّتُہَا النَّفۡسُ الۡمُطۡمَئِنَّۃُ ﴿٭ۖ۲۸﴾ارۡجِعِیۡۤ اِلٰی رَبِّکِ رَاضِیَۃً مَّرۡضِیَّۃً ﴿ۚ۲۹﴾فَادۡخُلِیۡ فِیۡ عِبٰدِیۡ ﴿ۙ۳۰﴾وَ ادۡخُلِیۡ جَنَّتِیۡ ﴿٪۳۱

“O shpirt i qetësuar (nefsun mutmeinneh)! Kthehu te Zoti yt, i kënaqur dhe duke gjetur kënaqësinë (e Tij)! Hyr te robërit e Mi dhe hyr në xhenetin Tim!”[7]

Në këto 4 ajete të shkurtra të Kuranit, shpirti në paqe u referohet si femrave 89:28-29, ashtu edhe meshkujve 89:30-31. Sipas teologjisë islame, ndryshe nga qenia humane, shpirti nuk ka gjini. Kjo e shpjegon edhe kuptimin e këtyre ajeteve.

Fjala “shpirt i drejtë”, e përkthyer nga arabishtja, është e përbërë nga tri fjalë arabe: ha, vau dhe ra, ose hur. Në gjuhën arabe “hur” përdoret si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Në numrin shumës bëhet “ahvar” për të dyja gjinitë dhe ka të njëjtin kuptim.

Ky përshkrim përdoret për një individ që është i drejtë dhe shpirtgjerë. Dhe bardhësia e shpirtit i pasqyrohet që në sy. Këto lidhen me gjendjen shpirtërore dhe jo me çfarëdolloj kënaqësie fizike shfrenuese.

Megjithatë, Islami mëson që shpirti mund të arrijë plotësinë kur të gjejë gjysmën e tij. Kështu, ky ajet tregon se një shpërblim i parajsës është kur një shpirt, qoftë femër apo mashkull, gjen gjysmën e tij në parajsë.

Sigurisht që ky është vetëm një shpjegim metaforik, që do të kuptohet më mirë në jetën pas vdekjes. Ndërkohë, mjafton të themi që pohimi se për martirët është ofruar si shpërblim kënaqësia seksuale nuk gjen asnjë mbështetje në Islam. Kjo do t’ju bëhet e qartë, nëse bëni një studim të sinqertë të fjalëve arabe të përdorura nga Kurani Famëlartë.


[1] Geert Wilders, Marked for Death: Islam’s War Against the West and Me 42 (2012).
[2] Kurani Famëlartë 44:55.
[3] Kurani Famëlartë 52:21.
[4] Kurani Famëlartë 32:18.
[5] Muslim, Libri 40,  #6780-83.
[6] Fjalori arabisht http://www.languageguide.org/arabic/grammar/.
[7] Kurani Famëlartë 89:28-31.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp