Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
kujdesi shoqeria

Shoqëria e mirë

Profeti Muhammed s.a.v.s. gjithnjë pëlqente të kishte shokë të sinqertë. Nëse dikush kishte ndonjë dobësi, ia mbulonte dhe në mënyrë të këndshme e këshillonte për ta rregulluar dobësinë. Ebu Musa Ash’eri r.a. thotë që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shembullin e shoqërisë së mirë e jepte me shembullin e atij njeriu që vërtitet duke mbartur myshk, i cili, edhe kur e ha, përfiton nga ai, por edhe nëse e mban, përfiton nga era e këndshme e tij. Ndërsa, shembullin e shoqërisë së keqe, ai e jepte me shembullin e farkëtarit, i cili, duke i fryrë zjarrit të farkës vazhdimisht, ose djeg rrobat e tij, ose trulloset nga era e rëndë e djegies.[1]

Profeti s.a.v.s. shpesh u thoshte sahabëve r.a. që njeriu formon virtytet e tij sipas shoqërisë që ka, andaj, edhe ata duhet të kenë shoqëri të mirë.

Kujdesi ndaj besimit të shokëve

Profeti Muhammed s.a.v.s. kujdesej shumë që askush të mos devijonte nga rruga e drejtë. Një herë, kur ai ishte duke qëndruar në xhami, erdhi Sefija bint Heji r.a., bashkëshortja e tij, për ta takuar. Biseda midis tyre zgjati paksa dhe Profeti s.a.v.s. e mendoi të udhës që ta përcillte deri te shtëpia. Rrugës u ndesh me dy njerëz, për të cilët Profeti s.a.v.s. dyshonte se do të mendonin se ai po shkonte diku me një grua të huaj. Prandaj, ai i ndali dhe u tha:

“Është gruaja ime Sefija”.

Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne as që mund të mendojmë t’ju paragjykojmë ju”.

“Shejtani rrjedh në gjakun e njeriut. Druhesha që mos t’jua dëmtonte besimin”, u tha Profeti s.a.v.s..[2]

(Libri “Jeta e Muhammedit s.a.” ju mundëson një depërtim autentik në historinë jetësore të një njeriu, i cili si askush më parë e ndryshoi historinë e njerëzimit)


[1]  Muslimi, Kitabul-birri ues-silah, bab istihbab mexhalisetis-salihin.
[2]  Buhariu, Kitabul-itikaf, bab hel jekhruxhul-mu’takif li heuaixhihi.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem